Protesta e opozitës, 2 mijë efektivë zbresin në shesh

May 12, 2017 15:00

Protesta e opozitës, 2 mijë efektivë zbresin në shesh

 

Protesta e opozitës paraditen e së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të angazhojë një numër të lartë punonjësish policie, të cilët pritet të sigurojnë mbarëvajtjen e tubimit.

Ndonëse opozita ka deklaruar se protesta do të jetë paqësore, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të shmangur incidentet apo situatat e dhunës.

Rreth 2 mijë efektivë nga 6 komisariatet e kryeqytetit do të jenë në terren ndërkohë që në gatishmëri do të kalojnë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA.

Për të ulur tensionet, kordonet me police femra siç jemi mësuar të shikojnë në protesta të ngjashme, nuk pritet të mungojnë as paraditen e së shtunës.

Në terren dhe mes protestuesve nuk do të mungojnë as agjentët civilë ndërkohë që edhe qarkullimi rrugor ka marrë masa për shmangjen e trafikut në pikat hyrëse si pasojë e mjeteve që do pritet të vijnë nga rrethet.

Por policia ka marrë masa edhe për sigurimin e paradës së komunitetit LGBT, të cilët do të zhvillojnë tubimin e tyre 2 orë para protestës së opozitës dhe në një itinerar tjetër, duke shmangur kalimin para çadrës para kryeministrisë.

Në një takim që pati të enjten me shefat e rinj të komisariateve të kryeqytetit drejtori i ri i policisë së Tiranës, Ardi Veliu u ka kërkuar atyre ti lihet porosi e veçantë të gjithë punonjësve të policisë që të tregohen të kujdesshëm dhe mos bien pre e situatave apo provokimeve të mundshme nga protestuesit.

May 12, 2017 15:00
Komento

3 Komente

  1. Aliu nga Selenic May 12, 17:16

    Destabilizimi eshte motoja e Berishes. Berisha nuk ka asnje rruge tjeter shpetimi vetem nepermes terrorit qe e ka proklamuar prej kohesh.
    Prej Kohesh i ka ber thirrje Edi Rames se do te hjedhim ne Lane e plote paralajmerime te tjera me fryme terroriste.
    Berisha mendon se duke e destabilizuar vendin do te rrezoje Qeverine dhe do te marre sipas tije vete frenat ne dore.
    Kjo nuk ka per te ndodhur dhe ase nuk ka mundesi per te ndodhur.
    Populli shqiptare e provoi vitin 1997, edhe vitin 1998. Qe te dyja i kusjhtuan shtrejte.
    Prandaj Berisha nuk eshte i panjohur ne keto rruge terroriste me nuanca antikombetare.
    Une besoi qe Elektorati i saje nuk ka arsye ti shkoje prapa Berishes.! Nje njeriu qe i ka sjellur vendit kaqe shume fatkeqesira.!

    Reply to this comment
  2. MH May 12, 17:43

    Partia Europiane PPE ka porositur Bashen qe te mos ndodhin incidenti ma i vogel se do ndeshkoheni!
    Pizevengu na shet dhe urti.Do marr edhe familjen me grua e femije.
    E gjithe kjo loje e Bashes asht ndertuar artificialisht.Origjinal si nji ngrehin rere per te vertet.
    Kam bindjen se pervec krimeve qe ka kryer do ndeshkohet dhe per kercnimet dhe fyerjet ndaj cdo personi nga keto brenda vendit dhe atyre nderkombetarve.

    Reply to this comment
  3. qwerty May 13, 08:10

    luli do beje proteste ” paqesore” por me cik kercenime dhune.
    dhe shteti mos harroje mjetet paqesore te shperndarjes se protestave, se ka plot, pavaresisht se sala me 21 janar nuk deshi ti perdorte dhe zgjodhi plumbat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*