Protesta e opozitës, BE: S’ka vend për dhunë, nisni dialogun politik

May 25, 2019 16:48

Protesta e opozitës, BE: S’ka vend për dhunë, nisni dialogun politik

Pak orë para fillimit të protestës së opozitës, Delegacioni i BE dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri u bëjnë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Deklarata e plotë e BE

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Megjithatë, ne përsërisim rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore.

Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente.

e.t./dita

May 25, 2019 16:48
Komento

2 Komente

  1. Nuk pyet Talibani Hollandes per BE-n pffffffffffffff May 25, 17:17

    pd – lsi eshte bishti zgjatur i isis ne ballkon

    me komandanten e shpelles salih abdurrahman brrrisha ,

    ————-

    vejne maska me u duk gjasme si Demokrat ,e perdorin rendomt zhargone fjalesh
    pa kuptim ,aforizma Europiane (haha)
    gjasme me mashtru Europen ,

    Taliban shejtan kta .
    jan aq rrota cari ,sa mendojn se po mashtrojne Boten

    duke i veshur tjerit ato qe jane vet ,hahahah

    o sa kokeqole jane te gjithe .

    lan name ne Bote .

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic May 25, 19:03

    Keta e kam mbushur Kupen .Tani kjo kupe po derdhet dhe ne se nuk merren mase keta do ta qelbin perseri shqiperine.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim