Protesta e opozitës, mbulohet neoni te hyrja e Kryeministrisë

January 26, 2018 19:29

Protesta e opozitës, mbulohet neoni te hyrja e Kryeministrisë

Nesër opozita do të zhvillojë protestën në orën 12:00 para Kryeministrisë, ndërsa mbrëmjen e sotme punëtorët kanë mbuluar me skela hyrjen kryesore te Kryeministria. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në protestat që opozita ka zhvilluar më parë.

Në protestat e mëparshme nga Kryeministria është pohuar se mbulesa e hyrjes së institucionit është bërë me qëllim për të mbrojtur veprën e artit, neonit në hyrje të godinës.  Për të njëjtën arsye duket se është bërë edhe në këtë rast, për arsye sigurie që të mos ketë dëmtime, nëse do të ketë goditje.

Kujtojmë që në protestën e opozitës në 17 dhjetor 2015 neoni në hyrje të godinës së qeverisë u thye pasi u qëllua me sende të forta. Nesër opozita ka paralajmëruar një protestë paqësore.

 

January 26, 2018 19:29
Komento

2 Komente

  1. teni January 26, 19:43

    THONE QE SALIU IU IU IU DO TA NDJEKE PROTESTEN NGA AMBASADA KINEZE SI BURR SHTETI QE ESHTE!

    Reply to this comment
  2. drejtesia po vjen January 26, 20:45

    Mbrohuni nga banditet !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim