Protesta e opozitës, Peleshi: Republika e Re s’del nga mosbindja civile

May 12, 2017 15:58

Protesta e opozitës, Peleshi: Republika e Re s’del nga mosbindja civile

“Një e drejtë demokratike që opozita mund ta shfrytëzojë brenda normave kushtetuese”.

Me këto fjalë e komentoi protestën e së shtunës në mesditë, zv.kryeministri Niko Peleshi, ndërsa shtoi se nuk e kupton çfarë do të thotë kreu i PD me fjalët Republikë e Re.

Protesta është një e drejtë demokratike, një hapësirë që opozita mund ta shfrytëzojë në çdo kohë, por brenda normave kushtetuese. Nuk e di çfarë nënkupton Basha me termin Republikë e Re, por di t’u them që një program i ri apo një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli. Zgjedhjet janë mjeti i vetëm që partitë politikë të vijnë në pushtet. Një Republike e Re nuk mundet të dalë nga mosbindja civile“, tha zv.kryeministri.

Peleshi u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë të sakrifikohen, pas 27 vitesh luftë për demokraci: “Nga Korça dua tu dërgoj një mesazh të gjithë shqiptarëve, foshnja që lindi 27 vite më parë, demokracia, është ende e brishtë. Te mos e sakrifikojmë tani që edhe konteksti në të cilin ndodhet Shqipëria, Ballkani dhe Europa është delikat, për shkak të zhvillimeve që po ndodhin në Rajon. Duhet të ngrihemi ne nivelin e përgjegjësisë historike dhe te jemi të kujdesshëm me mesazhet qe i shpërndajmë popullit”.

Numri 2 i qeverisë theksoi se zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa opozitën.

“Zgjedhjet nuk mund te komprometohen nga vendimi i asnjë partie. Jemi të keqardhur që në 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk do të thotë se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje na pengon ne të kërkojmë votën e qytetarëve në 18 qershor, në datën e dekretuar nga Presidenti dhe në respekt të kuadrit kushtetues”, tha Peleshi.

Në lidhje me zhvillimet që mund të sjellë vizita e ndihmëssekretarit amerikan te shtetit, Peleshi tha se SHBA dhe partnerët europianë kanë inkurajuar partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje duke vënë demokracinë mbi çdo skenar partiak.

May 12, 2017 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin