Bllokohet Tirana nga protesta e opozitës, disa nga masat e policisë

December 16, 2015 13:25

Bllokohet Tirana nga protesta e opozitës, disa nga masat e policisë

Policia e Tiranës bëri me dije masat që do të merren për protestën e së enjtes.

Me anë të njoftimi, policia thotë se duke nisur që nga mesnata e sotme deri në përfundim të protestës së opozitës do të ndalohet parkimi në një sërë aksesh rrugore.

Disa nga akset që do të lejohet të parkohen automjetet janë: Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë sheshin “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve) si dhe Rrugica pranë Infosoft tek ish-PD.

Ndërkohë gjatë protestës pritet të bllokohet Rruga “Xhorxh Bush”, rruga “Abdi Toptani”, si dhe Sheshi “Skëndërbej”. Për pasojë, do të ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Nga ana tjetër, sipas policisë, autobusët nuk do lejohen në brendësi të qytetit.  Kufiri do të jetë pallati i sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, si dhe rrethrrotullimi pranë Fakultetit Ekonomik. Të tria këto akse janë portat hyrëse të kryeqytetit.

“Qytetarëve ju kërkohet të largojë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke  lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do s’postohen me mjete ngritëse”, sqaron policia. /Dita/

 

December 16, 2015 13:25
Komento

1 Koment

  1. gon December 16, 20:29

    Nqs PD-ISIS-stet vandalizojne Tiranen neser, Berisha dhe Basha duhen vene pas hekurave dhe nje shiringe me AIDS ose tuberkuloz u duhet futur bytheve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*