Protesta e opozitës, detajet dhe reagimet në Facebook

Erion Habilaj November 12, 2013 10:07

Protesta e opozitës, detajet dhe reagimet në Facebook

Partia Demokratike zhvilloi një tubim para selisë së qeverisë për të protestuar kundër manipulimit të dyshuar prej saj me votimet për Bashkinë e Korçës. Disa përkrahës të opozitës u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, megjithë shirat dhe motin e papërshtatshëm, duke marrë shkas nga dyshimet e Partisë Demokratike se socialistët u përpoqën të fitojnë zgjedhjet vendore për bashkinë e Korçës përmes pagesave të disa studentëve. Ky është tubimi i parë pas 8 i Partisë Demokratike, të cilën kryetari i ri i saj Lulzim Basha, e quajti opozita e re.

 

PD i kthehet sheshit

Basha në fjalën e tij kërkoi nga protestuesit të ngrihet zëri për vjedhjen e votës. “Nuk e zgjodhëm ne momentin për të dalë në shesh kundër kësaj qeverie, por qeveria që mbushi kupën, 2.000 lekëshi i turpshëm i kësaj qeverie që blenë votën e qytetarëve të nderuar korçarë. Kjo është një provë e organizuar në detaje, e krimit të blerjes së votës duke i shkulur përfundimisht zgjedhjet e lira dhe duke hapur periudhën e errët. Ja pra pse ky është moment i një alarmi të madh për një rrezik shumë të madh që kërcënon të ardhmen e shqiptarëve. Ne, opozita, jemi në këmbë të vendosur si asnjëherë tjetër për t’i thënë ndal këtij rreziku vdekjeprurës. Ne nuk kemi të drejtë ta mbajmë në zyrat tona si çështje ekskluzive të opozitës, çështja e zgjedhjeve të lira është para së gjithash dhe mbi të gjitha, është çështja juaj që keni ardhur në këtë shesh, është çështja e mijëra shqiptarëve që me zemër dhe mendje janë këtu me ne”, tha Basha. Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës u ndal edhe në çështjen e armëve kimike, duke hedhur akuza ndaj qeverisë. “Kjo qeveri nuk ndjen asnjë lloj detyrimi të japë llogari edhe për shkatërrimin e armëve nga Siria. Bëjnë lojën e strucit me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Ky kryeministër po shkon shumë larg me zëvendësimin e sundimit të ligjit me sundimin e Ramës. “Ne pushtetin, ju 20 milekëshin” ky është slogani i tyre”, deklaroi Basha. Duke theksuar paligjshmërinë që po shoqëron qeverisjen e mazhorancës, Basha deklaroi se opozita do të qëndrojë fort në këmbë për t’i bërë ballë presionit socialist. Pak ditë më parë për këtë çështje kryeministri Edi Rama i kërkoi opozitës që akuzat e saj t’i paraqesë në organet e drejtësisë. Protesta e shoqërua gjatë gjithës kohës me shi, ndërsa pankartat ishin të gjitha kundra Ramës dhe asnjë kundër Metës. Përveç pjesëmarrjes së ulët u vu re dhe bojkotimi që i kishin bërë aleatët, duke filluar nga Nard Ndoka, Idrizi, etj. Protesta nuk u shoqërua nga asnjë incident ndërsa qeveria e kishte formuar kordonin policor me gjininë femërore.

 

 Reagimi i Braçes për protestën

Qeveria e kaloi në heshtje protestën e djeshme të opozitës ndërsa i vetmi zë që u shpreh ishte Erjon Braçe, i cili tha se PD po përdor shqiptarët që ka vrarë për të riardhur në pushtet. “Budallai i Tiranës sapo paska shkruar: protesta ishte madhështore dhe historike!? Madhështore? Hajde se po ja quaj. Historike? Po historike përse? Ju kam thënë se këta si parti, nga më i vjetri tek më i riu nuk ua dinë kuptimin fjalëve. Megjithatë e ka dhënë një shpjegim; është e para në rrugën tonë të fitores-thotë vrasësi 70-vjeçar. E kuptoni? Po përdor shqiptarët që vodhi e vrau për të riardhur në pushtet! Kaq e thjeshtë është”, shkruan Braçe.

 

Disa detaje të protestës që nuk i patë nga ekrani

Gardh me police

Ndryshe nga sa ishim mësuar, protesta e djeshme e opozitës është mbuluar me police femra. Qeveria kishte vendosur që këtë herë të largonte muskujt e burrave për të pasur një pamje sa më paqësore përballë protestave të opozitës. Në kohën që qeverinë e drejtonte Berisha përballë kryeministrisë vendosej një kordon me burra polica ndërsa kryeministria mbushej me gardistë dhe agjentë që rrinin në ruajtje të kryeministrit.

Pjesëmarrja

Pas protestës ish-kryeministri Berisha e cilësoi protestën si historike dhe më e madhja e zhvilluar ndonjëherë, por imazhet e shpërndara dhe ajo që shikohej me sy të lirë dukej qartë se ishte një pjesëmarrje e ulët. Nga ajo që u llogarit nga gazetarët në terren pjesëmarrja ishte rreth 2 mijë deri në 2 mijë e pesëqind veta. Shumica e të pranishmëve ishin punonjës të bashkisë dhe disa të ardhur nga rrethet.

 

Olldashi i pakënaqur

Deputeti i PD-së dhe rivali i drejtpërdrejt i Lulzim Bashës, Sokol Olldashi komentoi në Facebook pjesëmarrjen në protestën e djeshme. Ai u duk se ishte i pakënaqur dhe me ironi shkroi se falënderon ata që ishin me zemër të pranishëm. “Falënderime për të gjithë demokratët që morën pjesë. Falënderime edhe për të gjithë ata qe ishin shpirtërisht me ne”, shkruan Sokol Olldashi.

 

Aleatët

Protesta e djeshme përveç pjesëmarrjes së ulët vuri në dukje dhe mungesën e kohezionit brenda aleatëve të opozitës. Nard Ndoka, Shpëtim Idirizi që kanë dalë nga radhët e PD-së si deputetë nuk u panë fare në shesh ndërsa mungonin dhe deputetë të PD-së. Fjalën e hapjes e mbajti një pedagoge nga Korça dhe e pasoi Altin Goxhaj që tha se vinte nga shoqëria civile.

Berisha hesht

Ish-kryetari i PD-së vendosi të mos fliste në protestën e djeshme. Fjalën kryesore e mbajti Basha i cili tha se kjo është vetëm protesta e parë por që do të jetë e vazhdueshme. Gjatë fjalës së Bashës shumica e protestuesve thërrisnin emrin e Berishës duke i kërkuar të dilte në tribunë. Burime nga PD theksuan se ish-lideri i PD-së zgjodhi heshtjen për të mos eklipsuar rolin e Bashës si kryetar zyrtar i opozitës.

Basha ngjiret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha dështoi dje publikisht sa i përket elektrizimit të turmave. Dalja në opozitë kur duhet ngritur zëri më tepër tregoi dhe një dobësi të Bashës. Ai në mes të fjalës së tij u ngjir duke e thënë fjalinë përgjysëm. Edhe pse fonia ishte mjaft e fortë zëri i Bashës u venit duke e detyruar që pjesën e fundit të fjalimit ta lexonte si një konferencë për shtyp me zë të ulët.

Armë kimike apo…?

PD kishte zgjedhur si pankarta për protestën e djeshme dy qëndrime që ishin të kundërta me njërin-tjetrin. Disa demokratë kishin zgjedhur të mbanin pankarta kundër armëve kimike duke i kërkuar Ramës të mos servilosej ndaj SHBA-ve, ndërsa të tjerë mbanin në duar flamuj amerikanë. Në pankartat për vjedhjen e votës demokratët kishin zgjedhur shprehjen “Ramastan”, kështu e kishin dhe socialistët që e lidhnin me Ristanin, po demokratët me kë e lidhin?!

 

Një në zyrë, tre në protestë

Punonjësit e bashkisë dje kishin një urdhër nga lart që duhet të ishin të pranishëm në protestë duke thirrur dhe institucionet që janë nën varësinë e bashkisë. Por këtë herë për t’u ruajtur nga ndonjë investigim ishte zgjedhur strategjia që në çdo zyrë duhet të qëndronte një punonjës dhe tre të tjerët e zyrës të ishin në shesh.

 

Reagime në FB për protestën

Erion Braçe:

U vra kush sot? U rrah kush sot? U arrestua kush sot?

 

Bledian Koka:

PD duhet ta ruajë me fanatizëm foltoren e protestës sepse shfaqja aty e ndonjë sharlatani ofendon inteligjencën e qytetarit-opozitar!…

 

Petro Koçi:

Protesta e PD ndaj shitblerjes së votës si akuza për prostitucion nga shtëpia publike…

 

Esiona Konomi

Një shofer urbani shtron pyetjen: Pse protestohet në Tiranë për zgjedhjet e Korçës?

 

Lola Cerku:

Protestë kilometrike e gjatë po prapë s’jam e kënaqur ….duam dru si popull! P.S: Ky Lulzim Basha, o copa e yllit!

 

 

 

 

 

 

 

protestaprotesta1protesta2protesta3protesta PD

 

Erion Habilaj November 12, 2013 10:07
Komento

34 Komente

  1. kosta November 11, 14:52

    Dhjerje me te bukur nuk ka! Po cka kjo pula qe po kakaris sa i iku dhe zeri? Ha ha ha ha sa kam qesh. Cilin kokosh po ndjell qe ta shkel ?,ha,ha ha ha

    Reply to this comment
    • tim November 11, 16:46

      ha ha ha ha

      Reply to this comment
      • indrit November 11, 17:01

        Van der lulzimi i ijnorances me 200 lakenj pas duke protestuar gjoja keta ja marum fare nje bythar ne krye te pede-s hahahahaha kjo po eshte opozite …

        Reply to this comment
    • Horri i Bulevardit November 11, 22:09

      Ironia e Rames, kete rradhe do te mbahet mend dhe shume shpejt edhe gazeta prestigjoze do ta vene ne dukje.

      Kryeministria u mbrojt nga police femra dhe pa asnje arme. Kjo tregon se ata qe ishin perballe, mund te jene nga LBGTsjduzrnbsklksd

      Reply to this comment
  2. 8 Maj 2011 November 11, 14:58

    Shkoni o zhulsa keni goje dhe hapni ju qe s’keni fituar nje pale zgjedhje pa ndyre duart. Kryetari i Bashkise se Tiranes eshte zgjedhur me vota te stervjedhura edhe kur numerimi i pare e nxori me 10 vota minus.

    Reply to this comment
  3. shqiptari November 11, 15:02

    e pate kushe eshte pd e mbushure me llumin e shoqeris shqiptare me injorante koke paleret e verete me gjithe ata qe i udhehoaqen me hajdutet dhe arrmiqte e beture te shqiperis qe nuk ane fituare dhe sdo te fitojne ne jeten e tyre po vetem do grabisin po dhe keta koke palare jane te mare me dhune poshte kjo pari injorantesh dhe armiqesh te shqiperis si fliste lulka me emocin para dasme hahahah

    Reply to this comment
    • marta.nesh November 11, 16:57

      kokpalare veshur me versaçe…

      Reply to this comment
      • MALO BREGU November 11, 19:29

        mund te jene kokepalare si i thua ti i larë
        po ama kane versace qe pak e kane dhe neser bijte e ketyre kokepalareve me versace do te vene ty dhe ate qe e tha kete shprehje,
        ti lepini, por me te vertete, ti lepini masallone baballareve qe jane kokepalare tani.
        Rrofte mavrija qe e hengri sapunin kimik pa e nisur mire.

        Reply to this comment
        • eni November 12, 09:31

          O ti Bregu , po qe jane koke pa lare jane nuk ke cthua . Sa per armet kimike ishte ai sala yt e ata faqezinjte etij qe e vodhen kete popull e si lane asgje , veprimet dhe vjedhjet e tyre po na detyrojne te pranojme keto gjera per fajin e atij kryetarit tuaj qe e shkaterroi Shqiperine , e tani del e flet sikur eshte shenjtor . Rrace e shpifur .

          Reply to this comment
  4. fl November 11, 15:03

    Proteste e sforcuar, pa kauz, qe as 1000 veta nuk nxorri ne shesh. Vetem konfirmoi kthimin e PD-se ne nje tip OJQ-je

    Reply to this comment
  5. DRITA CILI November 11, 15:04

    Sa te jete mafja sali, luli olldelja ristanet etj….etj…klane hajdutesh e vrasesish ,opozita s’ka gje ne tobe .Po degjoj Lulin e vocerr qe po ngjiret i varfri se nuk eshte mesuar te ulerije si padroni i tij .Po flet per blerje votash ne Korce qeedhe sikur t’i heqesh nga shumatorja e votave ato 100 vota hiqet nje qime………the. O Luli,nuk e ben dot punen e kryetarit te pd ashtu sic nuk ben dot as ate te kryetarit te bashkise qe ia vodhi shpellari atij tjetri per te falur ty ,prandaj ik sa nuk je turperuar keq .

    Reply to this comment
  6. diku Qs November 11, 15:09

    po nuk ka popull budalla sot qe ti shkoje nga pas hoorrrit s a l i

    Reply to this comment
  7. Naftetar Vjeter November 11, 15:10

    E mo Lulush sa e veshtire te beshe opozit kur nuk ke argument per te bere nje gje te tille.Po cfar tallje qe u ka ber Rama me goca qe mbrojten sigurine po nuk ke ber gje ndaj popullit seshte nevoja per polici si puna e PD qe e mbushte sheshin plot me polic dhe gardiste ky o Lulush eshte nje mesim i mire per ty dhe gjithe fare njerzish qe se kane idene se cfare bejne.

    Reply to this comment
  8. Del November 11, 15:23

    Per protesten skam koment….flet vete per shemtine e saj! Per ceshtjen e armeve kimike, s’kam asgje kunder perfaqesuesve te pd qe dalin ne proteste si qytetare normale, por duhet ta dijne qe e felliqin komplet kuptimin e kesaj proteste kur ulerasin te njejtet njerez qe kane ngritur kartonin jeshil per importin e plehrave! Nuk ka nevoje njeri te degjoje vrerin e tyre ndaj Rames, Rama eshte kryeminister i zgjedhur qe ka per detyre mireqeverisjen e popullit qe e ka zgjedhur dhe hesapet i ka me ne, nuk i ka me palacot e pd-ese qe do e quanin propozimin e armeve si oportunitetin me madheshtor te rene nga qielli ne duart e tyre!! Nuk gjej fjalet per te shprehur neverine per hipokrizine e Mesila idiotes e Altinit te varur deri ne fyt (jo te pavarur, sic pretendon qe eshte). Megjithate kjo eshte kauza e popullit shqiptar, te atyre qe nuk duan te largohen nga shtepia dhe duan te ndertojne nje jete te shendetshme ne atdheun e tyre, jo rrugeve te botes. Eshte populli shqiptar ai qe duhet ta kundershtoje masivisht dhe pa kompromis cdo tentative te qeverise per tu dakordesuar me propozimin e SHBA-ve.

    Reply to this comment
  9. petro November 11, 15:39

    protesta e PD vertatoj punen e mire qe ben e do bej EDI RAMA .Kjo qeveri nuk ka frike se i marin pushtetin prandaj nuk e mbron ndertesen me polic e gardiste
    TE MESOJE PD si qeverist nuk eshte nevoja te vrasesh njeres kur ata sulmojne godinen sepse skane ku e shpien ,kete e provoje nje here Saliu me 1998 qe i pushtoi por i leshoj ,por ky IDIOT nuk ka mente te kuptoje . Ka ardhur momenti qe ne PDte largohen injorantet me shkolle dhe ta marin intelektualet e mencur qe te rivalizojne NE RUGE DEMOKRATIKE me PS DHE ME NE FUNDE TE BEHET SHQIPERIA E GJORE

    Reply to this comment
  10. Horri i Bulevardit November 11, 15:40

    Cudi si Nuk tha nje fjale per Te kundershtuar armet kimike Te Sirise, ke Te kete frike valle, popullin se Besoj, se popullit ja ka gjet anen, jep urdher Dhe i vret, Edi Rames, se Besoj, apo e ka frike SHBA :-ne Qe ja di Te gjitha allishverishet, deri Dhe vilen 20 miljoneshe ne Amsterdam, Qe ja di Dhe centin e fundit, Ku e ka depozituar.
    E cuditshme PE:-ja e Saliut Dhe e kryetarit me ze Te trshe si grate.

    Reply to this comment
  11. Shkodrani November 11, 16:13

    O PD-ista ju kishit frik me rrethime hekurash dhe me 4 gardhe policiet dhe 3 gardhe gardet kurse ky ju mban vetem me pak police femra do te thot se ju kaq forc keni dhe jeni ba per turp te zotin

    Reply to this comment
  12. LORA November 11, 16:27

    Proteste?!?!?!,,,Eshte karagjozlleku i nahijes brekedhjere,ne diten e pare te javes si alibia me e mire per te mbuluar vanitetin e saj te dhjere.Uroj te zgjedhin kete rruge edhe ne vijim,,,,,,qe njerezia te gajasen se qeshuri.

    Reply to this comment
  13. lisdushku November 11, 17:00

    Bej me mire punen qe di te besh!Luli nuk erdhi ne krye te bashkise duke bertitur,por duke buzeqeshur!

    Reply to this comment
  14. MIRI November 11, 17:19

    KU E KE OLLDASHIN DHE SHOKET E TJER
    CE DESHE BERISHEN AI KE PJERDH

    Reply to this comment
  15. Tori Hoxha November 11, 18:19

    hahahahahahaha sa kam qesh me kte “vokalistin” dhe me kte parti idiote hahahhahaha 😀

    Reply to this comment
  16. aleks November 11, 18:32

    Lulka nuk i hyne ne pune as dreqit puna qe mund te beje lulka eshte vetem p……t ajo i shkon me teper,,sa per pisanjosat e tjere te saliut nuk ja fare me njeri pd.

    Reply to this comment
  17. Jashar kuca November 11, 19:33

    As ata te bathores qe ishin aty nuk e besonin Lulin e Salihun,moren 1000 lekshin dhe iken.jane katandisur si mos me keq te varferit.
    ……more po Xhozin se pashe ishte???? apo????? mos eshte me sherbim ne Dubai????

    Reply to this comment
  18. Mark uk November 11, 21:02

    Sipas jush duhet mbydhur goja te mos fitet per blerjen e votes.Ktu tregoni se sa mbrapa jeni more militant per dhjetmijleke.Kur do mendojm te behemi europian.

    Reply to this comment
  19. jetnor November 11, 21:37

    Te menderosi shalgjati pergjithmon o VOCRRAKU LUL. Saliut dhe Salinjve trimave te nates dhe te maskarallekut per mese 20 vjet u nxori para gra te veshura police. Sa turp per keta burra VICIDOLI. Shkoni dhe pshurrosuni nuk eshte veshtire te kuptosh O VOCRRAKU LUL i Belle Airit qe vendi gjeti ZOTE.

    Reply to this comment
  20. Ardenica November 11, 22:04

    PROTESTA E PD-SE VERTETOI KATANDISJEN E KESAJ PARTIE.
    LULUA SI LAKE I SALES, ESHTE PER TE QARE HALLIN. TE DY JANE SJELLE NGA QARQET ANTISHQIPTARE GREKOSLLAVE SI FATKEQESI E SHQIPERISE.
    PER VOTAT- LULKA DHE RISTANKA E CO- SI HAJDUTI QE THERRISTE KAPENI HAJDUTIN
    NA KUJTOJNE PERRALLEN E DHISE ME DELEN….TURP!

    Reply to this comment
  21. DinPaku November 11, 22:56

    Shume e bukur simbolika, kur protestoja une, ti me prisje me plumba, kur proteston ti, une te pres me femra si simbol i butesise. Radhen tjeter kur te protestosh do te te pres me nje tufe kalamajsh nga kopshti me i afert me Kryeministrine.

    Reply to this comment
  22. LUL SMERLAPI November 11, 23:26

    do i iki zeri atij bashes e nuk do i vije ma maskarait hajdut debil vrases pederas

    Reply to this comment
  23. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. November 12, 02:24

    Megjithate eshte turp qe vendi nuk ka OPOZITE .
    Ja ku e katandisi P.D ,komunisti me i fundit por edhe TRADHETARI dhe KRIMINELI me i madh qe ka njohur ndonjehere kombi SHQIPTAR .
    SALI BERISHA e ktheu P.D ne parti ku milituan te gjithe ISH XHELATET e SIGURIMIT FAMEKEQ te DIKTATURES ata qe spiunuan ,ndiqnin ,torturuan mijera njerez idealiste qysh prej 1945 deri ne 1991 bile e dhe me mbas .
    Kurre me nuk duhet te jete nje Kryeminister nga VERIU sic edhe e kam cekur ,por perjashtoj SHKODREN .
    KRYEMINISTRI i cdo force politike qe do te vije ne pushtet duhet te jete nga TIRANA dhe poshte ,por edhe ketu ka nje perjashtim .
    Kurre mos te jete nga SKRAPARI !

    Reply to this comment
  24. KULI November 12, 05:15

    NDYRESIRA CFARE KOMENTESH QE BENI DHE KJO GAZETE SELEKSIONON VETEM KOMENTET E JUAJA NXJERR .KJO QEVERI DO BEJ HATA NE POPULL O NDYRESIRA.

    Reply to this comment
  25. Naftetar Vjeter November 12, 10:04

    Mire qeveria po behet si strusi po PD ca qendrim ka apo te kunderten e qeverise.Basha duhet te pronocohet qarte per qendrimin e opozites per armet kimike se nuk e perfaqeson opoziten Farmir Gerdeci.

    Reply to this comment
  26. Gramoz November 12, 13:53

    URIME OFICEREVE FEMRA QE ISHIN NE SKALIONIN E PARE TE PROTESTES OPOZITES ..

    Reply to this comment
  27. LUL SMERLAPI November 12, 16:40

    DJE PROTESTUAN 5000 MIJE LEKSHAT KA RA PAZARI I LULIT E FAMILJES ISH NE PUSHTET BURSA E TYRE KA SHKU PER LESH O VRASES VETEM HORRAT KE PAS ME VETE TE TJERET S TA VARIN MA A ME KUPTOVE O DEEBILI I BAB SALUSH TALEBANIT RAMES JA BAN SCHEREN ATE BENEDEN OK ?

    Reply to this comment
  28. Besimi November 12, 17:25

    Zbutuni o njerez.
    A mos valle ato qe shkruani jane demokracia.?
    Jo dhe jo. Protesta qe u zhvillua dje,nuk kishte objektiva per rrezimin e rames apo te dikujt tjeter.
    Dalja ne protesta e qytetareve,per te kundershtuar cka nuk shkon-duhet pergezuar,ne te kundert i bie te kthehemi ne kohe per te dale neper parada e manifestime per xhaxhet ne tribuna.
    Ne se duam te jemi dikush,filloni te pranoni te tjeret,sepse vec me ofendime po merremi,sikur te jemi leshuar nga zinxhiret.
    Shoqeria jone tani eshte e shtresezuar,e keshtu do te shikoni edhe ndonje “kokepalare” sic u thoni ju,por mos harroni -askush nuk ka te drejte te denigroje tjetrin sepse ai eshte ndryshe. Duhen faqe te tera per ta spjeguar rrezikun e atyre cka shkruani,por mos harroni -“mos u tallni me te sotmen e dikujt,kur nuk e dini te ardhmen tuaj”. Shqiptari nuk e ka pat kurre ne gen perbuzjen,e keshtu dyshoj per ata qe shkruajne sa para-mbrapa. Urtesohuni o njerez,qe zoti te na ndihe ne rrugen tone te perbashket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim