Protesta e PD-së devijon trafikun, 1500 policë në terren, rrugët që bllokohen

May 25, 2018 11:59

Protesta e PD-së devijon trafikun, 1500 policë në terren, rrugët që bllokohen

 

Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të opozitës.

Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mësohet se do të jenë rreth 1500 policë.

Pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës. Vëmendje i është kushtuar ruajtjes së institucioneve të cilat do të jene nën ruajtje nga reparti për sigurinë e brendshme dhe ceremonialin si edhe nga Garda e Republikës.

Masa ka marrë edhe policia rrugore. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën dhe do të bllokohet qarkullimi rrugor përgjatë bulevardit. Kufizime do të ketë edhe në rrugët lidhëse.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këtë hapësirë që prej të premtes. Autobusët që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.

Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët ndërlidhëse të tij.

Plani i masave u hartua nga Policia e Shtetit dhe ajo e Tiranës bazuar në informacionet e marra nga agjentët si edhe shërbimi informativ shtetëror.

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.

Kjo përkon me diskutimet që bëhen ende në radhët e partive opozitare, por dhe brenda Partisë Demokratike për zgjatjen e protestës për 72 orë.

l.h/ dita

May 25, 2018 11:59
Komento

6 Komente

  1. MH May 25, 12:31

    Organizator dhe udheheqesa te protestes me moralin ma te pa moralshem qe njeh historia njerezore mbi toke!
    Kjo proteste me punim teper te cekte te tokes.Do degjeneroj pa filluar mire.Veshtire ti mblidhen pipa PD-istash si dikur e shqupisash sot me moral te degjeneruem me brohoritje per rrezime perball protestes apo ngritje te vetvetes.Kaq posht ka ra.

    Reply to this comment
  2. Bushi May 25, 13:09

    Ne te semes vafshinme proteste,me Berish krimineli,e me Bashmuti,pederasti.Nuk kane tyurp,ngrihen kundra nje qeverie te ligjeshme.Jazek u qoft edhe atyre qe u shkojne pas ketyre maskarenjeve,qe kerkojne karrigen e kryeministrit.Pocaqinj opozitar.

    Reply to this comment
  3. X Shkerdhatat May 25, 13:17

    Protesta e Mefies, protesta e Krimit!

    Reply to this comment
  4. Jovan bregu May 25, 14:28

    Sa me shume zhurme, sa me shume eksese, per te hequr vemendjen dhe per te larguar diten kur do te dalin perpara drejtesise.

    Reply to this comment
  5. XXXL May 25, 15:52

    Neser do te marrim vesh se kush do te jete “Avni Rustemi” i ri………
    Shqiperia do te shpetoj nga esadisti dhe serbi Sali Kar-axhic

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 May 26, 13:00

    fotografija është aq idiote sa dhe demostrata e “opozitës”!!
    që nga 1992shi PD nuk ka mundur të mbledhë kaq shumë njerëz në demostrata!!ka bërë jashtëzakonisht shumë!!duke e ditur që demostratat e PS,asaj kur ishte e vërtetë,kur me të vërtetë populli besonte tek ajo dhe tek palloshi i tironës,ose bespreri i tironës,kishte kangjella para kryeminiestrisë,kjo nuk është fotografi e majit 2010!!
    pra i vjen të jetë demostrata për LHL siriane!
    thamo me siguri duhet të ketë o ndonjë saliist të thekur dhe të maskuar mes njerzve të tij,ose ndonjë gomar të zakonshëm,gazekaruc,që nuk di se çbën!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*