Protesta e Robert Aliajt: Fletë-rrufe kundër korrupsionit

November 11, 2015 10:16

Protesta e Robert Aliajt: Fletë-rrufe kundër korrupsionit

Me një gjuhë komuniste, duke dashur të ironizojë situatën aspak të mirë sipas tij, në të cilën gjendet arti dhe kultura në vend, artisti Robert Aliaj ka dalë përpara Pallatit të Kongreseve për të protestuar për fondet e mohuara ndaj festivalit 48­orësh, që ai drejton.

Njësoj si në komunizëm ka zgjedhur një fletë­rrufe për të bërë autokritikë, për financimet që kërkoi për të stimuluar artistët e rinj shqiptar.

Ja çfarë shkruan Robert Aliaj në posterin që e shoqëron në protestën e tij në rrugë:

 

“FLETE­RRUFE

DREJTUAR VES TIME, SHOKUT ROBERT ALIAJ DRAGOT

TE DASHUR SHOKE DHE SHOQE

PO JA DREJTOJ KETE FLETERRUFE VETES SIME, ROBERT ALIAJ DRAGOT, SEPSE KOHET E FUNDIT UNE PO SHFAQ ME SHQETESIM SHKELJE PARIMESH TE PARTISE DHE TENDENCA REAKSIONARE PREJ MIKROBORGJEZI.

ME PATURPESINE ME TE MADHE UNE DOJA TE VIJA DORE NE PARATE E SHOKEVE TE DREJTORISE TE VENA ME DJERSE NGA FONDET E TAKSA­PAGUESVE SHQIPTARE.

SI GUXOVA UNE TI FYEJ SHOKET TANE TE SHTABIT ME 30 PERQINDSHA? NDERKOHE QE ATA DUHET TI MARRIN TE GJITHA PARATE PER VETE, SEPSE NUK U VJEN ME RASTI TE JENE ATY. EDHE BAR DUHEJ TE HAJA, VETEM TE MOS CENOJA XHEPAT E SHOKEVE, POR PARTIA SI GJITHMONE I RUAN BIJTE E SAJ SKUTHA, TE HESHTUR DHE HAKMARRES, PARTIA, POPULLIT I LE MORALIN E PASTER ME BESIMIN NE VETEVETE, NDERSA VESET DHE VUAJTJET UA LE ANTAREVE TE SAJ DHE MILITANTEVE.

SHOKE, KJO ESHTE POSHTERSI, UNE NUK JAM NE RREGULL.

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TE KERKOJ FONDE NGA BRIGADIERI DHE ANETARET E TJERE TE BRIGADES PER TE REALIZUAR NJE FESTIVAL TE PERMASAVE BOTERORE TE LINENÇENSUAR NGA XHANDARET E BOTES DHE NGA NJE VEND ARMIK I BETUAR I POPULLIT SHQIPTAR?

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TI MARR KETO FONDE DHE TUA SHPERNDAJ ARTISTEVE TE RINJ SHQIPTARE JO MILITANTE, QE DUAN TE REALIZOJNE ENDERRAT E TYRE MIKROBORGJEZE?

SI MUNDEM UNE ROBERT ALIAJ DRAGOT, TE JEM I NDERSHEM DHE TI THEM MENDIMET E MIA KAQ HAPUR? NDERKOHE QE TE TJERET FLASIN VETEM PAS SHPINE? TE BEJ AGJITACION DHE PROPAGANDE NGA EKRANI I TELEVIZIONIT? TE MENDOJ QE QEVERIA I KAP DREJTORET NGA VESHI? A E DINI JU QE KJO NA ÇON NE RRUGE TE KEQE?

DHE KETO S’JANE ASGJE PARA FAKTIT TE ME POSHTEM.

TE ME VIJE TURP MUA, QE KERKOJ PAGESEN E NJE BILETE AVIONI PER TE ARDHUR NE SHQIPERI.

NDERKOHE QE SHOKET DHE SHOQET TONA NGA BRUKSELI VIJNE NE KEMBE.

KUSH JAM UNE QE KTHEHEM NE SHQIPERI NE NJE KOHE QE TE GJITHE E KANE KUPTUAR QE DUHET TE LARGOHEMI TE GJITHE SA ME PARA NGA KETU?

SHOKE E SHOQE, QEVERIA KA NEVOJE PER NE!

NE DUHET TE TREGOJME QE NE SI GJITHNJE, DIME TE MBYLLIM GOJEN, TE ULIM KOKEN TE SERVILOSEMI.

NESE VAZHDOHET KESHTU ATEHERE KY POPULL SDUHET TA KETE ME VENDIN KETU, AI DUHET INTERNUAR I TERI NE AMERIKE, GJERMANI ETJ.

TE DASHUR SHOKE DHE SHOQE

KJO ESHTE E PAFALSHME, UNE NUK E NDJEJ VETEN TE DENJE PER KETE VEND.

UNE THONJE LYERI E BASTUN ZIU, I PREMTOJ PARTISE QE DO TI RIKTHEHEM INTERNIMIT TIM NE BRUKSEL, ASHTU SIÇ PO BEJNE QINDRA MIJRA BASHKEATDHETARE TE TJERE KETO KOHE. BETOHEM QE DO TE

SHPERNDAJ ATJE, VESET TONA TE VYERA PER TE FITUAR PARA SA ME SHPEJT DHE ME CDO KUSHT TE MUNDUR, QE EDHE SHOKET TANE BELGE, TE THERRASIN: O SA MIRE ME KEN SHQIPTAR.

TE MBLIDHEMI SHOKE E TA BEJME BRUKSELIN SI TIRANA.

RROFTE HESHTJA, HAKMARRJA, MUNGESA E TRANSPARENCES DHE KORRUPSIONI.

RROFSHIN SHPENZIMET OKULTE NE ART DHE KULTURE.

ROBERT ALIAJ DRAGOT

November 11, 2015 10:16
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia November 11, 15:22

    MIre e the por kujt ja the

    Reply to this comment
  2. LIGJI November 11, 16:42

    DO TJA HEDHESH BYTHES EDHE TI SE PAK I KEMI KETA DREJTORET ME …??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*