50-ish përdorues droge protestojnë për ilaçin!

November 20, 2015 10:35

50-ish përdorues droge protestojnë për ilaçin!

Kjo duhet të jetë një nga protestat më të rralla që zhvillohen në Shqipëri. Ish-përdoruesit e drogës protestojnë kundër mjekëve, duke deklaruar se ata nuk u kanë dhënë ilaçin që përdorin për t’u larguar nga droga. Bëhet fjalë për barin e quajtur metadon, për të cilit rreth 50 persona pretendojnë se kanë dy ditë pa e marrë.

“Jemi në ankth, pasi fëmijët tanë mund të nisin sërish përdorimin e drogës. Ata kanë dy ditë pa marrë metadonin nga mjeku, ashtu siç u është shkruar në recetë. Çfarë po bëhet kështu?”, është shprehur nëna e njërit prej të rinjve.

Ndërkohë, edhe vetë personat të cilët janë duke iu nënshtruar rehabilitimit për të lënë drogën, shprehen se po të marrin këtë medikament, nuk kanë më dëshirë për të marrë heroinë.

“Ky ilaç është hedhur në treg vetëm për të zëvendësuar heroinën. Metadoni u jepet përdoruesve çdo mëngjes dhe çdo pasdite nga një dozë dhe nëse kanë mungesa të tij, personat që e përdorin atë rrezikojnë që të marrin drogë”, thanë pjesëmarrësit në protestë.

November 20, 2015 10:35
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*