Kush tha që ortodoksët nuk ishin në protestë?!

Nga SHBA - Dalip Greca February 2, 2014 10:33

Kush tha që ortodoksët nuk ishin në protestë?!

Pas dështimit të dy takimeve të organizatorëve me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullats, protesta e iniciuar nga Rrënjët Shqiptare dhe e përkrahur fuqimisht nga Vatra dhe komuniteti shqiptar,u zhvillua ashtu siç ishte paralajmëruar, në mbrëmjën e ditës së Martë me 28 janar, në portën hyrëse të Universitetit Fordham, në adresën 2900 Southern BLVD. Ishte një natë e ftohtë polare me temperatura nën zero.

Megjithatë Shkrimtari i mirënjohur Naum Prifti, nuk ka munguar, por ka ardhur nga Queensi dhe qëndroi deri në fund të protestës, ashtu siç kishin ardhë edhe Zef Përndocaj nga White Planes, Sali Bollati e Uke Gjonbalaj nga Staten Island, Hakik Mena e Çezar Ndreu nga New Jersey, apo të tjerë edhe nga më larg. Thelbi i protestës ishte mospajtimi i shqiptarëve me nderimin që po i bëhej kryepeshkopit grek, që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Shqiptare.

Disa herë, udhëheqësi i protestës, Marko Kep, përmes megafonit , i sqaroi pjesëmarrësit dhe kalimtarët, se kjo nuk është protestë kundër vëllezërve tanë orthodoksë, por protestë që kërkon çlirimin e fronit të Kryepeshkopit nga Kisha Greke! Ne aspirojmë, tha ai, që amaneti i Imzot Fan Noli, për ruajtjen e pavarësisë së Kishës Autoqefale Orthodokse shqiptare, si kusht për Pavarësinë e Shqipërisë-, të mos shkelet me këmbë ! Ne duam një kryepeshkop shqiptar!

Për Vatrën dhe organizatat e tjera pjesmarrëse në protestë është i papranushëm fakti, që një grek të qëndrojë në krye të Kishës Shqiptare, e cila ende prêt një”Ndjesë” nga Kisha greke (nga vjen Hiresia e Tij Janullatos, për mallkimin që i ka bërë gjuhës shqipe-Kisha greke, por që dhe Janullatos nuk e ka fort për zemër, mallkimit që u ka bërë patriotëve ortodoks, për jetët që u ka marrë priftërinjëve shqiptarë, që kanë predikuar shqip: Papa Kristo Negovani, Papa Stathi Melanit dhe Papa Llambri Ballamaci, apo të martirit Petro Nini Luarasi, që të vetmin “krim” kishin gjuhën shqipe, për nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve , përfshi edhe në kohëmasakrash, siç ishte ajo kundër çamëve, për nxitjen ëndrrës së çmendur vorioepirote….

Për 22 vjet, a nuk kishte mundësi Janullatosi të përcillte një “pardon” në emër të Kishë Greke nga vinte?! Në duart e protestuesëve qëndronin  pankarta, banderola të shkruara në dy gjuhë shqip dhe anglisht:”Albanian Orthodoks not Greek Orthodox”, “Albanian Orthodox not for Sale”;  “Religion free of foreing Influence!”, “We want an albanian Archbishop”; Albanian Archbishop-This Shud be the Albanian Churche; Albanian deserve an Independent Albanian Orthodox Churche, Protect the Albanian orthodox”…

Nën fotografinë e Prelatëve të Kishës Orthodokse Shqiptare, të martirve Papa Kristo Negovani dhe Papa Stathi Melani, shkruhej:”Kush e vrau?”; nën fotografinë e arkitektit të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare shkruhej”Ky është Ati i Kishës Orthodokse Shqiptare”, Ky është Ati i Kombit”! Gjatë protestës që u ruajt me korrektesë nga forcat e policisë, u hodhën parulla kundër Kryepeshkopit grek, kundër konvertimit të Kishës Orthodokse Shqiptare në Kishë Greke, kundër importimit të arkitekturës greke në ndërtimin e kishave shqiptare dhe përdorimit të ikonografisë greke, dhe u bënë thirrje të hapura për dorëheqje të Janullatosit.

Nga SHBA - Dalip Greca February 2, 2014 10:33
Komento

16 Komente

  1. Taullahu February 2, 10:57

    O zoti Dalip.Nje fjale e urte thote:”Pema me fruta goditet” .Ju nuk e keni hallin e Janullatosit , as te shqiptarit ne krye te Kishes Ortodokse, ju e keni me kristianizmin. Ne ndryshim me vellezerit ne Kosove qe dalin hapur kunder kishes katolike me rrefuzimin ndaj Nenen Terezes, hipokrizia ndaj fuqise politike te Vatikanit, u detyron te luani me karten e ndjenjave nacionaliste kundrejt fqinjeve greke. Cdo te thoshin valle qytetaret italiane , qe ne mes te Romes kane prej afro 40 vitesh disa Pape jo italiane?Me permendni dot jo vetem nje klerik prej Shqiperie , por edhe ndonje figure politike apo edhe akademike qofte, te nderohet kaq shume nga institucione prestigjioze nderkombetare? E pra ky person ju frikeson sepse po shendosh bazat e kristianizmit ne Shqiperi. Dishepujt e kristianizmit nuk ishin as shqiptare e as greke. Feja nuk njeh kombesi i dashur Dalip.Tung

    Reply to this comment
    • loni February 2, 12:01

      papat ne itali nuk bejne propagande se italia i takon polonise sic ishte papa polonezi qe vdiq para tre vjetesh,ku janullapos nuk po bene punen e priftit por po ben punet e politikes greke,dhe e dyta ti tunc njeri,cdo papa qe vendoset ne vatikan duhet te dije ne rradhe te pare italisht,kurse ky prifti jone nuk di as shqip,si mund te perkrahi kishen tone ortodokse,ata njerez qe jane ngritur atje nuk thojne te mbyllim kishat por te largohet nje prift i huaj qe ka zaptuar kishen tone ortodokse,ti mos i ngaterro gjerat ashtu sic do ti,vatikani eshte si shtet ne vete dhe perkrah te gjithe katoliket e botes,kurse kisha ortodokse e shqiperise nuk perkrah gjithe ortodoksit e botes,se po ti krahasoshe kishat ortodokse te vjetra te shqiperise nuk kane lidhje fare si ndertesa me ato te grekut apo me ato te rusve,prandaj ti shoku qe nuk je ortodoks mos fol kote,te iki sa me shpejt kemi prifterinj shqiptare dhe te marri fund cdo lloj drejtimi nga te huajt kjo shqiperi,ky janullaposi flet greqisht dhe nuk di shqip qe eshte me kryesorja per ate kishe qe ndodhet ne shqiperi,kushdo pape i huaj qe vjen ne vatikan di te flasi italisht dhe zgjidhet nga te te gjithe papat e botes,kurse ky u zgjodhe nga saliu dhe ramizi,dmth nga politikane dhe jo nga kisha ortodokse shqiptare.

      Reply to this comment
  2. Labi February 2, 11:10

    Eshte nje dobesi,mendje-lehtesi dhe munges koshince vazhdimi i drejtimit te kishes Orchodokse Shqiptare nga Janullatosi,apo nga nje tjeter grek!!Mireqe nuk kerkojne te drejtojne edhe qeverin apo shkollat greke ne Shqiperi…..!!!

    Reply to this comment
  3. zeku February 2, 12:21

    O Dalipi i urte qe je egersuar ne Amerike, nek e di pse…Na ke harruar…

    Edhe ne s’kemi qene dakort kur ike nga Ballagati e shkove ne Lushnje,kue ike nga Lushnja e shkove ne Tirane,kur ike nga Tirane e shkove ne Amerike dhe te djeg xhani per titujt e gradat qe marrin te tjeret, ndersa per ato te tuat s’kemi thene gje. S’te kam inat,rruga jote eshte.Si ty edhe Janullaton e respektoj,pasi e respektojne ata qe e kane ne krye,qe s’te pyesin fare as ty e as mua,dhe me ato flatushka gjasme patriotike me germa korsive si patriotike ku derdhen para te nacionalisteve te larguar per te ngrohur xhanin tend,jane pak si te pickuara neperke,per te helmuar qetesine e perditshmerise…

    Pse te shqetesojne gradat e titujt e Janallatos,kur atij nuk ja japin si prijes i ortodoksise shqiptare,por si njeri i lecitur kaq shume saqe i ulen ne gjunje e i puthin perparesen…Mbaje veten bre burre, se nuk te ‘cuam’ ne ameriqi per t’u bere ‘kollovarxhi’…

    Ejani ketu,ne atememedheun tuaj te dashur (dhe timin),qe u plasaritet shpirti ne distance,te rrijme bashke ne greva e demostrata,te bertasim e kelthasim udheve te kryeqytetit per Nolin e te tjere prifterinj madje dhe per hoxhallare qe i harrove, dhe te ndryshojme rendin e gjerave,se bashku me te tjere e shume te tjere e jo me fletushka si ‘femens’…

    Dalip,te mos harroj,mblidh ca fonde e bejme nje kishe ne Ballagat…

    Reply to this comment
  4. PATRIOTI February 2, 12:51

    Nuk ju vjen turpe me keto Protesta te inskenuara qe te fusni percarjen tek Shqipetaret Ortodoks. As 10 veta nuk jane ne kete proteste….. Janullatosi ka dhene prova qe ka punuar per kete vend dhe kete popull sa as edhe nje tjeter, prandaj e luftojne 10 injorante dhe e mbeshtesin qindra mijera te tjere.

    Reply to this comment
  5. Neser February 2, 12:59

    Largohu nga gazeta e malokut plehre

    Reply to this comment
  6. erotimatikoi February 2, 13:27

    Kunder Janullatosit proteste nga shqiptaret ne Amerike ?! Pse?! Cfare i shqeteson bashkekombasit tane ne emigracion ?!…

    Janullatos nuk eshte pushtues i Shqiperise.Janullatosi nuk eshte emigrant pa leje qendrimi.Janullatosi eshte nje fetar i nderuar qe ortodokset e mbajne ne krye te tyre (duke perjashtuar Naum Priftin e ndonje tjeter se shumica sipas greces jane muslimane e katolike).Janullatosi eshte nje burre i zgjuar saqe vleresohet filozof i krishterimit.Janullatosi eshte…Janullatosi…

    Pse e kemi inat qytetarin Janullatos?! Pse protestojme kunder tij?!Mos e kemi gabim dhe i biem samarit me sa na mban fuxhuti se s’kemi bytheze te biem shtetit,pushtetit,’patriotizmit’…?!

    Per njerezit e paligjshem pergjigjet ligji,ligjvenesit dhe ligjzbatuesit…

    Pse nuk i perzene zoterinjte protestues ne Amerike nga Amerika ?! Kane leje qendrimi dhe gjithe te drejtat e njeriut ! Sikur ne te behemi nje gruo dhe te bertasim para ambasades amerikane ne Tirane qe te na kthejne autorin e ketij info,ata do t’a benin?!

    T’i leme shout patriotik…Te plasim qelbin e plageve te shtetit dhe t’a melhemojme…

    Te protestonte zoti Greca me miq kur kishte Nishanin ne Amerike dhe jo te shqetesohej per nderrimin e te ndenjurave ne karriket e konsullateve ku merrnin honorare per sherbime…Ju kujtohet?!…Zallamahi beri…dhe ne u dridheruam se na mbeten bashkekombasit pa konsull!!!

    Kjo eshte nje gjelle e ringohur ne Amerike…Nuk merren me guzhinjerin por me kamarierin…Zgjedhje e tyre…Por me vjen keq per disa…Dhe m’u kujtua Shekspiri:

    ” Fali cdo njeriu veshin tend, por me pak zerin tend . “

    Reply to this comment
    • elidion February 2, 17:42

      Ta gezoni Janullatosin Ju qe u eshte eshte gjaku uje. Nese pas Tij nuk jane qarqet Vorioepirote, a mund te na thoni se cafre Nicolas Geijxh ne ceremonite e dekorimit te Janullatosit ne Amerike? Ju mburreni se Janullatos eshte dekoruar kater here nga Amerikanet, po ate e di edhe bufi qe ne te tria heret eshte Federata Panhelenike e Amerikes ajo qe ka sponsorizuar Fortlumturine Tuaj qe e doni me shpirt! Po a e dini ju se cafre bejne panepirotet per Vorio-Epirin? Shih platformen e tyre, vezhdojne luften 100 vjecare te tyre(edhe sot) kunder viseve shqiptare qe i quajne te vetat.
      Dekorimet e Janullatosit ne Amerike e kane prapavijen me pasvdekjen e tij. Do t’ia degjoni krismen!
      Elio

      Reply to this comment
    • ben chicago February 2, 17:56

      statusi i kishes thote qe i pari i tyre te jete shqiptar
      statusi eshte baza e nje institucioni,
      janulla nje kolonel i sherbimit sekret grek ,pervecse prift,duhet te largohet nga shqiperia

      Reply to this comment
  7. Sabriu February 2, 16:42

    O Dalip. po ca ke ere ca ke qe flet. Ne 1997 kur ishe kryeradaktor i gazetes REPUBLIKA, shkruaje kunder demokracise shqiptare dhe mbroje Janullatosin me tre gishta ne Vlore e gjirkaster. Dalip mbete gjithe jeten zvarranik, si ore nuk e ngrite njehere shpinen e te rrezoje ata qe ta kane hipur

    Reply to this comment
  8. jimi February 2, 20:22

    Dikush ne komentin e tij permend si shembull kuptimplot zgjedhjen e papes ne Vatican pavaresisht se cilit vend i perket etnikisht.Ky zoteri duhet te ket nje gje te qarte Papa i Romes
    nuk eshte Papa i kishes katolike te Italis por eshte ite gjithe komunitetit katolik ne ruzull
    Mua nuk me duket se Shqiperia aqe me pak Tirana te jet qendra e klerit ortodoks dhe si e till
    kete komunitet duhet ta drejtojne vetem te krishtere shqiptar . Kete te drejte e kane jo vetem me kushtetute por i njihet edhe nga vete statusi i kishes AUTOQEFALE

    Reply to this comment
  9. Ben February 2, 21:52

    O Dalip,o dallkauk pse nuk beni proteste per xhamite qe mbijne si kerpudhat helmuese dhe per hoxhallaret injorante qe ulurijne ne arabisht apo sudanisht ?
    I shkreti i dallkauku Dalip me vellezerit tend qe kane bere synet dhe trute.

    Reply to this comment
    • Një shqipo February 2, 23:47

      Loni,Shoh se po t’u ndërrojmë vendet shkronjave na bëhesh NOLI.Ndërsa në të vërtetë edhe vetëm nga gabimet e shumta në shkrimin tënd zbulohet një urrejtje patologjike,të futur në gen që nga koha e baba Dovletit kundër orthodhoksëve shqiptarë.Orthodhoksët shqiptarë nuk e lidhin fenë me kombësinë,ashtu sië e lidhni ju myslot me Turqinë.Do të më pyesësh nga e di këtë?Shumë e thjeshtë,shoh surretët tuaj si ngazëllehen kudo dhe kurdo bie fjala për “vëllezërit” tanë turq.Duhet ta dini se nuk u pyet njeri për probleme që nuk janë tuajat.Siç duket paskeni mbetur shumë pak gjytyrymë aty në Amerikë për të qarë hallin e kalorësve se i varen këmbët.Keni mbetur aty si gërxhot e fundit,që vetëm varri ua drejton kurrizin!

      Reply to this comment
  10. Bilal camurri February 2, 22:49

    Protesta te fuqishme duhet te zhvillohen para kishes autoqefala shqiptare ne Tirane per largimin njehere e mire te agjentit te asfalise Janullatos.Presidenti i Republikes i ka te gjitha kompetencat ligjore te shpalle dekretin e largimit nga teritori shqiptar te Janullatosit si shkeles i statutit te kishes autoqefale,te vendimeve te kongresit Beratit,shkeles i kushtetutes se Shqiperise.Cifti Ramiz Alia-Sali Berisha qe projektuan dhe zbatuan Katovicen Shqiptare,per cudi jane edhe 2 kumbaret qe sollen ne Shqiperi dhe kurorezuan fanariotin Janullatos fshehtaz,kur turmat hipnin neper anije dhe merrnin malet per te shpetuar nga mizerja.Askujt nuk i ra ndermend atehere per murtajen qe futen ne kishen e Nolit skilja e KQPartise dhe ujku i Vicidolit.Tani qe Sali Berisha nuk eshte me ne pushtet,shqiptaret duhet ta perzene murtajen greke.

    Reply to this comment
  11. adriatik February 3, 03:54

    Si gjithmone e sulmojne disa islamike dhe e mbron i gjithe komuniteti kristian ne vend.

    Reply to this comment
  12. zevzeku February 3, 11:59

    Zoti Greca,

    Vjen Nishani ne Amerike per vizite. Mblidhuni si grup e protestoni para Shtepise se Bardhe ne mengjezin e lutjeve per te ‘perzene Janullatosin’…

    Mos harro t’i ftosh te gjithe dhe te na informosh gjeresisht per pjesmarrjen,parrullat,historine e tjere e tjera gjera qe do te vezhgosh.

    Jam ne pritje si je mik i ‘masaj kohe’…

    Po vjen Nishani…rregulloni nishanin…te dashur bashkeatdhetare!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*