Protesta e tregtarëve për kuptonin tatimor dhe një përgjigje e kryeministrit

November 13, 2015 13:50

Protesta e tregtarëve për kuptonin tatimor dhe një përgjigje e kryeministrit

Hyrja në fuqi e ligjit për procedurat tatimore, çka dhjetëfishon gjobën për bizneset kur nuk japin kupton tatimor, ka shkaktuar protestës të tregtarëve.

Tre protesta u zhvilluan në Tiranë, Korçë dhe në Fier për të kundërshtuar ligjin në fjalë, i cili pritet të hyjë shumë shpejt në fuqi. Protesta në kryeqytet u zhvillua përpara Kryeministrisë nën organizimin e shoqërisë civile dhe Shoqatës së Tregtarëve.

“Betejat nuk do të jenë vetëm protestat, por dhe beteja ligjore, pasi do ta dërgojmë ligjin në Gjykatën Kushtetuese”, tha përfaqësuesi i shoqërisë civile, Besian Pesha.

“Kemi ardhur këtu për te thënë se nuk jemi dakord me gjobat që u vihen tregarëve dhe se nuk jemi dakord me ligjin për procedurat tatimore dhe burgosjen e biznesit. Ju bëj me dije se do e dergojme ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe se do vazhdojmë protestat në të gjithë vendin”, tha Nikollaq Neranxi në emër të Shoqatës së Mbrojtjes të Tregtarëve.

Në qytetin e Korçës, tregtarët mbyllën dyqanet e tyre për dy orë në shenjë proteste. Ata thanë se malli që tregtojnë nuk kushton aq sa është gjoba, duke paralajmëruar protesta të tjera. Edhe në Fier u paraqitën të njëjtat shqetësimet. Rreth 200 tregtarë protestuan para baskisë.

Tregtarët apelojnë për heqjen e gjobave për kuponin tatimor, rimbursimin e kasave fiskale dhe diskutime me grupet e interesit për masat në kuadër të luftës ndaj informalitetit.

Nga Tirana, tregtarëve u ka dhënë përgjigje kryeministri Edi Rama, duke deklaruar se ata po mashtrohen. “Lidhur me protestën e tregtarëve mos u përdorni, mos u abuzoni dhe mos lejoni që gënjeshtarë dhe mashtrues ordinerë t’ju përdorin se po ju vjen një keqe e madhe nga ligji për procedurat tatimore. Do ketë lehtësim për tregjet e komuniteteve, nuk do ketë rritje taksash. Do ketë ndryshim rrënjësor fiskal në shërbim të këtyre tregtarëve”, tha ai. /Dita/

 

November 13, 2015 13:50
Komento

16 Komente

  1. . November 13, 15:07

    *******************************************************
    Kjo TUFE te nxitur nga Ceta-PD,
    qe 25 vjet te gjithe kane vjedhur shtetin e tyre sot dalin dhe nuk duan
    RREEGULL, LIGJ, TAKSA …. sepse qenka DIKTATURE … ha,aha,ha,ha !

    Nuk keni faj Ju … o popull i pagdhendur …
    Ju doni ENVERIN se AI ju a kishte gjetur mendjen …
    erdhet duke shkaterruar, vjedhur, zabtuar kryeqytetin prandaj doni ate jete
    “RRUMPALLE” qe ju dha krimineli Sali Bisha.

    *******************************************************************************************

    Reply to this comment
  2. ==> November 13, 15:51

    po ore kallam po,,,,,,e bere kte popull te iki naten nga ky vend edhe vazhdon akoma llomotit,,,,ik ore ndrysho vend ku merr mallin se po flet shume percart kto kohet e fundit,,,,ishalla spo na fut ne burg per kto komentet qe bejme se pastaj na mori muti te gjithve,,,,,!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. arkeno November 13, 16:25

    Tregtaret ne vend qe te protestojne pro informalitetit, t’i vene gishtin koken e te mesohen se po punuan mire nuk ka arsye qe ti marrin ato gjoba.
    vetem ne Shqiperi ndodh qe njerezit protestojne te mos zbatohet ligji

    Reply to this comment
  4. mondi November 13, 16:46

    Une kam biznes vete dhe dua te jem ne rregull me te gjitha, por procedura tatimore eshte jo e qarte. Une jam i ri si bizesmen, paguaj detyrimet por nuk kam besim tek inspektoret qe do vijne. Sepse nuk mund te me penalizoj mua si biznes pse nuk kam vendosur gjith cmimet e artikujve ne mure, ku vetem katalogu im ka 400 faqe me cmimet sepse ai lloj biznesi eshte. Tani shteti duhet te jete transaprent dhe i qarte me biznesin, ta paijsi me fletore ku i percakton te drejtat dhe detyrimet dhe une qe dua te zbatoj ligjin ta di qarte per biznesin tim si ta zbatoj ligjin. Sepse eshte futur frike tek te gjithe dhe asnjeri nuk te jep nje mendim te qarte se ka frike dhe ekonomistja te mbaj pergjegjsi. Une iki tek tatimet atje eshte hall me vete 1 dite te iken ne rradh dhe nuuk te japin zgjidhje. TANI shteti mbahet nga biznesi se po nuk paguam ne ska si te funksionoj, nuk do kete taksa te mbledhi do rritet papunsia. Me liberal dhe me ndjenja me transaparent si me biznesin dhe qytetarin.

    Reply to this comment
    • akrepi November 13, 17:10

      Mondi je i vetmi nga komentuesit qe e shtron problemin drejt, rregullat dhe ligjet duhet te jene te qarta per te gjith dhe eshte e drejta e secilit qe ti krijohen lehtesira per njohjen e tyre,por administratat ne shqiperi jane te pa afta ne me te shumtat e rasteve, nga qe njerzit emrohenne detyre ne baze te njohjeve dhe jo sipas aftesive te tyre, gje qe ben te sjellin anomali te tilla qe krijojne pa siguri te bisnesi dhe si perfundim barra bie mbi bsneset qofshin keta dhe te rregullt.

      Reply to this comment
  5. faro November 13, 17:02

    Antishteti kunder SHTETIT!

    Reply to this comment
  6. mali November 13, 17:14

    Bisnesin duhet ta futesh ne formalitet duke e marre per dore e jo duke e kercenuar nga njerezit qe nuk i dijne veshtersit e asnje pune perveç militantizmit te partise dhe dredhjes se zinxhirit , po behet si ne kohen e monizmit kur sekretari injorant drejtonte ne pune inxhinjerin ose specialistin duke i detyruar te rritej plani .

    Reply to this comment
  7. Z/Kallami November 13, 17:19

    Forca Opozita gjej orientimin simbas keshilles se Xhozefines.Banu dikund frymore.Protestoni me sa fuqi qe ju ka ngelur qe te mos rrespektohen ligjet e shtetit.Populli rrupalle asht me ju.
    Gjeni dikund ne bote qe opozita e pushtetit proteston per te mos zbatue ligjet e shtetit qe permban kushtetuta dhe pushteti lokal.

    Reply to this comment
  8. Arben November 13, 18:03

    NJE PROPOZIM KISHA

    QE GJOBA TE VENDOSET EDHE NDAJ KLIENTIT QE NUK MERR KUPONIN TATIMOR.

    Reply to this comment
    • Elona, psikologe, specialiste arsimi November 13, 18:34

      Arben, nuk ka pse te denohet kush nuk merr kuponin tatimor, por shteti le te hedhe llotari çdo jave dhe ne fund te vitit le t’u rimbursoje tvsh qytetareve deri ne 5% dhe ta shikosh se si do rrime ne rradhe me shume per te marre kuponin se sa per te marre produktin:)

      Reply to this comment
  9. nje gjykues i drejte November 13, 18:50

    Te protestojne shitsat e tregetaret , se nuk duan te japin kuponin tatimor , vetem ne Shqiperi ndodh . Disa deklarata te protestuesve ne Tirane , para Kryeministrise : “Nuk jemi dakord me gjobat e larta , per kuponin tatimor” . Po mire , more hajdute , kjo eshte nje zgjidhje fare e thjeshte . Ç’te intereson ty , si shites , sa sa e larte eshte gjoba ? Jepe kuponin tatimor dhe ja , u zgjidh kjo pune . Dikush tjeter , thote : “Une aq lek fitoj , po dhashe dhe kuponin tatimor , nuk me mbetet gje” . Edhe kjo eshte fare e thjeshte , mbylle dyqanin dhe merru me tjeter pune . Jemi ne kapitalizem , nje pjese edhe do te falimentoje . E pastaj ? Qeveria dhe neve , populli , do te te qajme hallin ty , se paske zgjedhur nje bisnez pa fitim ?

    Reply to this comment
  10. shqiptari November 13, 18:57

    ky eshte nje shtete plote me injoranter sa nje invalidi apo personi me ndime ekonomike i kerkohene taksa kure vete faturate e bashkise thote qe kushe trajtohete mme ndime ekonomike perjashtohete nga taksate vendore o kryeminister koti mjer kete vende ce ka gjeture jo do keshe lehtesira ti turp

    Reply to this comment
  11. nje gjykues i drejte November 13, 19:12

    Ore shqiptar , po kij nje çike respekt per gjuhen shqipe , a i vrare , jo çdo fjale mbaron me germen “ë”, ne fund , pa le qe nuk ve asnje shenje pikesimi ne shkrimin tend . E bastarduat gjuhen shqipe fare . Pa permendur pastaj , se çfare broçkulla shkruan . Sa klase shkolle ke bere , a derezi ?

    Reply to this comment
  12. ne emer te popullit November 13, 19:32

    Kush jane keta tregetar,te cilet kane frik dhe kundershtojne ligjin.Leta duan rrumpallen,qe na la peshqesh Berisha dhe langejt e tije kemi 25 vjet qe i degjojme.Zapto pronene e tjetrit se je me i fort dhe mos u deshkond.erto pa leje ,se ta legalizoj,zhvillo biznes e mos paguaj dhe ne fund vre njeres se nuk te denon kush.Kete duan dhe keta derdemen qe dalin ne protesta per te sjelle Salen persiri edhe 25 vjet te tjera.

    Reply to this comment
  13. + November 13, 20:39

    Ligji eshte ligje! Ne tegjithe boten paguhen taksat .Kush nuk i paguan ti mbyllet aktiviteti tregtise.

    Reply to this comment
  14. Albanistan November 13, 20:44

    Cilin ligj o ne emer te popullit? Ti qe shkrun as qe e di ca ligjesh ka e si lexohen e si zbatohen se je rilindas qe paguhesh ne te zeze per te be zhurmusin. Ligjet jane shume te komplikuara dhe te paqarta si per ne ashtu dhe per te korruptuarit injorante te ttaimeve. Ato ligje jane per vip jo per tregtaret e vegjel te kuponave.ne na beni nje tat fix sa te doni po mos na merrni kohen dhe jeten me burokracira. Bota e qyteteruar keshtu ben. 82 000 paund kufiri i tvsh ne angli 30 000 ne shqiperi??????? Para se ti suleni minitregtareve shikoni veten o shtetar. Shkoni merrni tatimet te vip atje ku faleni per cdo gje. Ne buken tone e te kalamajve nxjerrim .shkollen e pagujme privat me keto leke se s ka banka e klasa ne shtet, spitalin me leke se ska asnje ilac, dentistin po me leket tona , transportin me leket tona se publik s ka, ha e pi me lelet tona me cmime stratosfere, shpiat i blejme me leket tona se s ka banesa sociale per ne.. Tatimet sa na keni thene jua paguajme, kurset e kalamajve i pagujme vete se ska bashkia asigje falas ettjjj keto jashte i financon shteti per kategorine tone apo jo. Po ca mut xhiri bejme ne mor amaman llogariteni vete : qera , te punesuar, drita, uje, aku, inspetoriatet e gjitha llojeve, bashkia, tatimet leshi , preshi Po ca m…. Kuponi e keni fjalen. Kuponi jone po i prish llogarite e shtetit? Pse s na falenderon shteti qe vetefinancohemi per gjithe gjerat qe thashe me lart . A ka mend ky shtet a ska ??????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*