Protesta edhe në Francë, gjimnazistët ngrihen për provimin e maturës

December 12, 2018 11:30

Protesta edhe në Francë, gjimnazistët ngrihen për provimin e maturës

Me qindra gjimnazistë kanë dalë në rrugët e Parisit dhe disa qyteteve të tjera të Francës, për të protestuar ndaj reformave në arsim. Të dhënat e siguruara nga “Reuters” tregojnë se 450 shkolla u prekën nga ky aksion, ndërsa 60 gjimnaze u mbyllën krejtësisht.

Rreth 300 shkolla të mesme franceze e pezulluan mësimin çdo ditë të javës së kaluar, ndërsa nuk munguan skenat e vandalizmit, vënies së zjarrit koshave të mbeturinave dhe përplasjet me policinë. Tubimet e së martës, megjithatë, nuk ishin aq të dhunshme.

Nxënësit, lëvizja e të cilëve u frymëzua nga “jelekët e verdhë”, janë zemëruar prej planeve të presidentit për të ndryshuar provimin përfundimtar të maturës, të njohur si “bakalaureat”, apo “bac”, dhe për të zëvendësuar me kurse specifike subjektet që ata kishin përzgjedhur nga shkenca, letërsia apo shkencat sociale.

Një kërkesë tjetër ishte shfuqizimi i reformës së miratuar vitin e kaluar, e cila vendosi kritere më të ashpra pranimi në universitet. Kritikët thonë se lëvizja e qeverisë ushqen pabarazinë mes shkollave më të pasura e atyre më të varfra e më periferike.

Gjimnazistët kundërshtojnë gjithashtu planet për një Shërbim të detyrueshëm Civil kombëtar për të rinjtë francezë, që duhet të nisë në vitin 2026. Tensionet e krijuara mbërritën kulmin të enjten, kur pamjet filmike të postuara në rrjetet sociale treguan forcat policore në periferi të Parisit, duke i detyruar dhjetëra të rinj të gjunjëzoheshin e të vendosnin duart mbi kokë.

l.h/ dita

December 12, 2018 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim