Protesta/ Ironia e Ballës: Kur Lulit i vjen ora e supës mbyll çdo gjë

February 16, 2019 18:52

Protesta/ Ironia e Ballës: Kur Lulit i vjen ora e supës mbyll çdo gjë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 i dha një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Ai tha se duhet ta harrojnë se mund të ndryshojnë datën e zgjedhjeve.

Doni apo nuk doni zgjedhjet lokale do mbahen më 30 qershor. Harrojeni se mandatin që na kanë besuar shqiptarët mund të tentoni ta bëni pis. Gjithë shqiptarët e dinë kush blen vota, i ka Luzim Basha me vete”.

Balla ironizoi edhe përfundimin e protestës, duke thënë se kryedemokratit Basha i kishte ardhur ora për të ngrënë. “Nuk kisha asnjë dyshim fare se do të mbyllej protesta, pasi kur i vjen Lulit ora e supës ndërpret çdo gjë… Leja që ishte dhënë ishte deri në orën 16:00 dhe protesta u mbyll në 15:55”,- tha Balla.

Gjatë protestës së sotme, Taulant Balla tha se u dëmtua prona publike dhe për këtë Prokuroria e Tiranës duhet t’i ketë nisur tashmë hetimet.

“Prokuroria e Tiranës duhet të ketë filluar hetimet pasi ka pasur dëmtim të pronës publike, që solli reagimet e gjithë ndërkombëtarëve. Ajo që kam thënë është shumë e qartë, masat ndëshkimore penale i përcakton Kodi Penal”,- tha ai.

Ndërsa për dëmtimin e veprës së artit në krah të Kryeministrisë, Balla u shpreh: “Nuk di pse dha urdhër të dëmtohej kërpudha, di që Berisha është i fandaksur nga e bukura, por Basha si njeri që ka jetuar në Hollandë duhet të hiqte dorë”.

Balla tha ndër të tjera se edhe thirrjet e Sali Berishës për dhunë janë të dënueshme. “Ultimatumet e Berishës janë shprehje të pakontrolluara të një burri në moshë. Thirrjet e papërgjegjshme të Sali Berishës janë të dënueshme”.

v.l. Dita

February 16, 2019 18:52
Komento

3 Komente

  1. Sali Zehere Kar-axhic February 16, 20:20

    Saliu nuk denohet duke e quajtur plak apo te rrjedhur, denimi jepet nga gjyqesori ku si i pandehur te gjykohet Krimeli Sali.
    Vepra dhe thirrjet e ketij “plaku” jane antikushtetuese, nuk mbrohen krimet e kryera prej ti dhe familjes duke berre skena te dhuneshme, duke na zhveftesuar para nderkombetareve ne nje kohe qe muaji Qershor po afron…
    Ky Kriminel, familja e tij nga Shkerdheni e me rradhe do te marrin ate qe meritojne, burgun….shtepine pa qera edhe ketu do t’i bihen qylit nuk do te kene shpenzime se do te trajtohen nga parate e taksapaguesve ku deri me sot i kane futur thiken deri ne palce.

    Reply to this comment
  2. alphade February 16, 22:41

    Z. Balla : Kam vetem nje pyetje per Ju : Pse nuk thirret Berisha ne polici,me detyrim per thirrjet e tij histerike :
    TERRORISTE per te permbysur me gjak qeverine le-
    gjitime te Socialisteve ? Jane apo nuk jane frikacake so-
    cialistet dhe Edi Rama ashtu sic ju definon Dushmani i
    Vicidolit ?! Per mendimin e 80 perqindeshit te shqiptareve
    Sali Berisha duhet te ishte prej kohesh prapa hekurave.
    Deklaratat e tij ne Parlament : ” O trima rrembeni armet,ja
    vdekje,ja liri” apo plani i tij djallezor per vrasjet me pushke
    shnaipere qe ka deklaruar jo nje here ne intervistat e tij
    ogurzeza duhen katalogohen jo si deklarata te nje “plaku
    te rjedhur” qe s’eshte aspak e vertete,por si nje TERRO-
    RIST DELIRANT, si nje rrezik serioz social. Edhe dicka
    tjeter, ketu nuk eshte fjala per “nje karrige” ,sic thote Bra-
    ce djali,por per dicka shume me thelbesore. Saliu- Meta
    dhe “derivatet” e tyre Basha-Mona- Vasili nuk e kane ha-
    llin me te “karrikja” por te RECI dhe PASURIA e plackitur.
    A nuk e shikoni valle Ju socialistet apo keni frike edhe per
    vete se SPAK-u ka mbrritur te porta e politikaneve,sido-
    mos per banden mafioze Berisha- Meta ?! Kjo po i tme-
    rron ata. Nuk e vini re se si jane shperfytyruar dhe meta-
    morfizuar ne fytyrat e tyre i ngjajne personazheve te Franz Kafkes,si Gregorio Samsa qe vertitet ne krevat e s’ngrihen dot.?! Jane peshtjelluar totalisht.Binomi Beri-
    sha — Meta dhe derivatet e tyre nuk e besonin de do te
    vinte kaq shpejt dhe do t’i varej mbi koke “Shpata e De-
    mokleut” por ja qe erdhi dhe ketu shtrohet problemi i jo
    nje karrigeje sic thote kryeministri yne por ai i mbjeteses.
    Si do te defreje Zeni me Arminden ne plazhet e ngrohta
    te Kan-kunit, Akapulkos, ne ujrat e ngrohta te Ishujve te
    maldivias, deri ne ne Ishujt Hawai do te kishin shkuar ne
    se do te kishin “Viza Amerikane” por ja qe Amerika u ka
    vene vulen e zeze ne prapanicat ,idem si mushkat e ushtrise se Musolinit. Dhe besomeni,zoti Balla,se kur hy-
    ne “Black List-en” e Amerikes duhen 270 vjet qe te t’a he-
    qin emigracioni amerikan qe ju e dini fare mire qe eshte nje qeveri me vete dhe aq sa ka ndryshuar Kushtetuta
    Amerikane,aq i ndryshojne kete te emigracionit vendimet
    qe marrin. Per kete pyetni me mire Alban, Hamdi, Degen
    se Ai ia shpjegon me mire zotit Berisha mbi emigracionin
    Amerikan. Lidhur me kete desha te shtoj edhe dicka qe me erdhi tani ne mend : Saliu deklaroi keto dite se Ai,du-
    ke marre pozat e “Priftit te Zheit” me perulesi deri ne per-
    gjerim tha se kishte vendosur te mos kerkonte vize per ne Amerike me sepse tashme nuk ishte zyrtar si dikur. Hi-
    pokrizi qe vetem tek maloku i Vicidolit mund ta gjesh dhe
    askund tjeter ne kete plane. Edhe per kete pyetni perse-
    ri zotin Dega se Ai e njeh mire “idiosincracine” e vicidola-
    sit sepse eshte bash nga ajo zone. Vecoj ketu se kam respekt e vleresim te vecante per malesoret ne pergjithe-
    si duke i njohur nga afer cilesite e tyre: trimerine, besen,
    bujarine….por jo meskinitetin dhe ligesine e nje maloku,
    sic eshte Berisha me 12-13 bandite qe per interesat e ty-
    re shkaterruan dhe i vune zjarrin Shqiperise Populli
    shqiptar nuk do ja fali kurre ketij gjakatari sebashku me
    banden e tij. Ora e Drejtesise po troket ne portat e krimi-
    neleve dhe ata duhet te paguajne mire e bukur per te
    gjitha fatkeqesite qe i kane sjelle popullit shqiptar. Shqip-
    tari nuk harron dhe as te fal.! Sali Berisha,zoti Balla eshte
    hajn,kriminel,vrases, kryemafiozi i Shqiperise dhe Ballka-
    nit prandaj si i tille,ashtu si edhe bashkryetari,sot Pre-
    sident i Shqiperise duhen ekstraduar ne SHBA,idem si
    “El Capo” – Guzman i Meksikes, Eskobari i Kolumbise
    dhe Noriega i Panamase….! Fati i tyre tashme eshte per-
    caktuar: Burgim i Perjetshem dhe Konfiskim i pasurise
    deri ne qindareken e fundi,te gjitha parate e fena mbi gjakun dhe djerrsen e popullit shqiptar permes Ligjit fame
    keq Nano- Berisha,mjet per plackitjen e popullit shqiptar.

    Reply to this comment
  3. DALLTON February 17, 04:21

    Zoti Tauland populli eshte deri ne gryke me premtime po humbet besimi ,Saliu duhej te ishte ne burg qysh me 97-ten,kurse ai ne realitet ju ve zjarrin para k/ministries dhe ju papagallet thoni se eshte plak ligji eshte I njijte si per te riun ashtu dhe per Plakun-Matuf me emrin Sali -Karaxhixh,zbatoni ligjin se koha nuk pret ,popullit I ka vajtur thika ne palce nga nji karagjos ,I cili sa here organizon greva te pa ligjshme djeg dhe shkaterron dhe ju memet e PS e mbani sehir ,pse nuk propozoni ti hiqet imuniteti si deputet ?dhe pastaj ti jepet prokurorise ,ajo k/ministria eshte vendi I shenjte ,ajo s’eshte as e saliut as e edvin -efendiut ,por eshte nji ndertese ku dije ishte saliu sot eshte efendiu ,pra eshte e popullit ,turp per ju o karagjoza qe naten flini me saline dhe diten e kaloni me efendine ,duhen vepra konkrete dhe jo llogje .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim