Protesta kundër mbylljes së lokaleve, reagon Rama: E pakonceptueshme, rihapja nuk është lejuar asnjë ditë!

July 21, 2020 09:47

Protesta kundër mbylljes së lokaleve, reagon Rama: E pakonceptueshme, rihapja nuk është lejuar asnjë ditë!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së bizneseve, artistëve e qytetarëve, të cilët shprehen kundër Aktit Normativ që ndalon muzikën pas orës 20:00.

Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se është e pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zënë pasi ministria shtrëngoi masat për bizneset që nuk janë lejuar të hapen pas pandemisë.

Sipas Ramës, hapja e këtyre bizneseve nuk është lejuar asnjë ditë që pas rihapjes në 1 qershor.

“E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje!”, shkruan Rama.

o.j/dita

July 21, 2020 09:47
Komento

1 Koment

  1. Jam Shqiptar July 21, 12:56

    Falemnderit KM qe na mbroni nga ky kontigjent njerezish idiote dhe instinktive. Kemi nje pub nen pallat qe fillon ne 12 te nates dhe mbaron ne 5 te mengjesit ne 7 ditet e javes. Nga brenda degjohen vetem ulerima dhe muzike e cmendur. Kur dalin ne te gdhire bertasin e qeshin ne rruge. Pronaret e Pub-it na kane kercenuar qe te mos telefonojme policine dhe ne fakt policia i le te qete sepse kane marre ryshfet. Vendimi i qeverise per mbylljen e pub-eve te nates na ka kthyer qetesine dhe gjumin. Njemije here falemnderit z. Kryeminister

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim