Protesta kundër qeverisë në Armeni, qytetarët përleshen me policinë

April 22, 2018 18:39

Protesta kundër qeverisë në Armeni, qytetarët përleshen me policinë

 

Në Armeni vazhdojnë për të dytën javë protestat kundër ndryshimeve kushtetuese.

Qindra protestues dolën në rrugët e Jerevanit për të kundërshtuar zgjedhjen e ish-presidentit Serzh Sarkasian në postin e kryeministrit, i cili më parë ka e mbajtur postin e presidentit për dy mandate pesë vjeçare, praktikisht do të bëhet udhëheqës i përjetshëm i vendit.

Policia speciale e Armenisë u përlesh me protestuesit dhe përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë një tubim masiv sot në kryeqytetin Jerevan. 70 njerëz u arrestuan, duke përfshirë dhe udhëheqësin e protestës dhe ligjvënësin opozitar Nikol Pashinian.

Gjatë bisedimeve të transmetuara nga televizioni, kryeministri Serzh Sargsyan doli nga bisedimet me Pashinian, pasi udhëheqësi i protestës këmbënguli për dorëheqjen e kryeministrit.

Sargsyan tha se kërkesa ishte shantazh.

Mijëra demonstrues bllokuan rrugët e Jerevanit gjatë një marshimi të shtunën duke kërkuar dorëheqjen e Sargsyan. Ish-presidenti Serzh Sargsyan u emërua kryeministër këtë javë pasi Armenia ndryshoi sistemin e qeverisjes, ku u zgjeruan kompetencat e kryeministrit duke dobësuar rolin e presidentit.

Kundërshtarët thonë se me këto ndryshime, Sargsyan bëhet në realitet udhëheqës për jetë. Shërbimi i sigurimit kombëtar tha se dy persona që kishin lidhje me opozitën u arrestuan për planifikimin e sulmeve me bomba në vende publike. Ndërkohë, policia tha se të paktën 70 demonstrues u arrestuan të shtunën.

l.h/ dita

April 22, 2018 18:39
Komento

3 Komente

  1. mirel April 22, 20:18

    Shqipkaret jane me te kulturuarit e Evropes.
    Nuk protestojne.
    Ndaj dhe Evropa nuk i duroin dot, se ju del kultura mbi lekure dhe ,.. e dersijne si llum

    Reply to this comment
  2. Diplomati April 22, 20:29

    Z. Sarkasian eshte nje kukull kurdisur ne duart e Moskes dhe te Putin-it ne rajonin ish-sovietik te TransKaukazise, prandaj s’eshte per t’u habitur se edhe ky perdor te njejtat marifete te vete mesuesit te tij Putin-it per te ndjenjur perjetesisht ne pushtet.

    Reply to this comment
  3. Diplomati April 22, 20:49

    Pa perligjur levizjet per pushtet te perjetshem te z. Sarkasian, do te duhet te merret ne konsiderate qe Armenia e vogel pervçse eshte nje gozhde ngulur thelle e influences se forte Ruse ne rajon dhe bastion tradicional anti-Turqi, ky shtet i vogel ka shume probleme te trasheguara prej se kaluares: Armenet kane vuajtur po aq si Shqiptaret: kane qene viktima te gjenocidit turk dhe ketij Shteti iu grabiten shume territore historike… Ashtu si edhe nè Shqiptaret, Armenet per fat te keq tyre, kane patur pak aleater perballe nje Turqie te fuqishme, dhe fati i detyron Armenet te zgjedhin edhe per arsye “historike” si aletat Rusine e “larget” gjeografikisht por te “afert” per interesat e saj mbi te gjitha kur Irani e Azerbaixhani jane skakiera te rrezikshme per Armenine e vogel.. Ne Shqiptaret me Armenine na lidhin edhe gjuhet tona qe kane gjera te perbashkta…: Armenishtja eshte me origine prej gjuheve te lashta Trako-Frigjase qe fliteshin edhe ne ekstremin e Ballkanit Lindor perveçse ne zonat e Izmirit te sotem para se te trasferoheshin ne Kaukaz. Me Sarkasian nen ndikimin e pervojes staliane te Putin-it, po ndodh siç thote dhe shprehja popullore: rrushi she rrushin e piqet…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim