Protesta me vezë e demokratëve, policet femra rrethojnë Kryeministrinë

December 8, 2015 10:56

Protesta me vezë e demokratëve, policet femra rrethojnë Kryeministrinë

Partia Demokratike pritet të zhvillojë një protestë që nis në orën 11:00 të ditës së sotme dhe do të zgjasë disa orë.

Protesta që synon largimin e qeverisë bëhet me rastin e 25 vjetorit të rënies së regjimit komunist në vend.

Demokratët kanë ardhur nga rrethet të organizuar për të protestuar pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Pas fjalës së Bashës, në shesh do të mbajnë fjalën edhe 20 persona të tjerë. Mësohet se Basha do të qëndrojë gjatë gjithë kohës me qytetarët.

Ndërkohë, nga selia e Partisë Demokratike mësohet se kanë dalë platforma të shumta me vezë, të cilat do të hidhen në drejtim të selisë së Kryeministrisë.

Gjithashtu të rinjtë demokratë janë pajisur me vuvuzela. Policia ka marrë një sërë masash, ku ndërtesa e Kryeministrisë është nën kontrollit e forcave të rendit, ndërsa përpara ndërtesës është vendosur një kordon me police femra.

Të paktën deri në orën 16:00, Bulevardi do të qëndrojë i bllokuar për qarkullimin, sipas njoftimit të policisë. Kjo është protesta e parë e Partisë Demokratike që pas zgjedhjeve lokale të qershorit të këtij viti. /Dita/

 

 

 

December 8, 2015 10:56
Komento

2 Komente

  1. fllad December 8, 11:04

    Mendoni performancen e kesaj qeverie, po pse jo dhe kontributin e nderkombetareve qe kane mebshtetur gjarperinjte qe shkateruan Shqiperine dhe mbare kombin,:sot dalin serbes dhe protestojne, nderkohe qe duhet te kishin dale me kohe perpara drejtesise

    Reply to this comment
  2. . December 8, 15:54

    *********************************************************************

    Ky “REVOLUCION” nuk pefaqeson “POPULLIN” por …

    shpellare veriore, qe si ne 98-ten dogjen dhe bene nje “grusht shteti”.

    Ceta-PD jane vetem 40 deputete,
    kurse NE “POPULLI vertete” jemi 3-4 here me shume, me te qete dhe kulture …

    Ky eshte nje nje “PLAN ORGURZI” Veriore me Kosovare !

    E mjera SHQIPERI me

    keta veriore qe historikisht kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE.

    ********************************************************************************************

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*