Protesta, militantët e PD-LSI nisen me autobusë nga rrethet

January 27, 2018 09:14

Protesta, militantët e PD-LSI nisen me autobusë nga rrethet

Opozita shqiptare do të zhvillojë sot një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00, sipas saj për anulimin e zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, largimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie antimafia.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se do të dalë sot në protestë me familjen e tij, duke paralajmëruar një protestë paqësore.

Sipas mediave nga qarku Dibër janë nisur drejt Tiranës rreth 2500 persona e po kaq edhe nga Shkodra.

Ndërkaq nga Gjirokastra mësohet se janë nisur 4 autobusë me rreth 400 persona pa llogaritur mjetet private.

Nga Saranda rreth 200 persona dhe 100 nga Delvina.

Nderkohe qe nga Korça janë nisur rreth 2100 protestues të PD dhe 700 nga LSI.

Rreth 2000 protestues janë nisur edhe nga Lezha.

Raportimet nga Fieri flasin për rreth 3000 simpatizantë dhe qytetarë fierakë që janë nisur drejt Tiranës në protesetë.

Protesta do të ketë tre itinerare lëvizjesh, që do të shkojnë drejt Kryeministrisë në formë marshimi.

Anëtarët, militantët dhe qytetarët që do të vijnë nga qytetet do të kenë pikëtakim tek Sheshi “Skënderbej”, në pritje të marshimit që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike, nga ku do të dalë Lulzim Basha dhe Kryemadhi nga selia e LSI.

1500 policë janë në terren për të shmangur incidentet, ndërsa janë disa rrugët që bllokohen.

Protesta do të mbikëqyret edhe nga ekspertë të huaj. Ministria e Brendshme bën me dije se plani i masave është bërë me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, të cilat asistojnë Policinë e Shtetit.

January 27, 2018 09:14
Komento

2 Komente

  1. Grigor January 27, 10:49

    Sipas gjasave, do mblidhen aty nja 50 mije mije vete. Edhe? Fitore është kjo? Sa votues kishte PD ne Qershor? Me qindra mijera, por prape humbi thelle. Pra edhe 200 mije vete te mblidheshin sot nuk do te thote asgjë. Votuesit e PD-se jane qe te gjithë.
    Po te behen zgjedhjet neser, fiton PD? Jo.
    Atehere, çfare qëllimi ka protesta?
    Ne fakt e ka nje qellim dhe e arriti – mesuam qe e jema e Arjan Currit vdiska per Berishen.

    Reply to this comment
  2. Genti January 27, 14:36

    Cila media ka bere numurimin e personave. Mua me ngjan me numurimet tipike Salore. Delvina ka kohe qe nuk i behen 100 vete bashke. Po ashtu she Saranda ne kohe dimri eshte bashke me fshatrat nga ana e Greqise 400 vete gjithsej. Pa le per keto super autobuzat tip boeing qe mbanje 100 persona se paku. Lerini keto statistika idiote dhe po doni te protestoni ta beni po per te cuar ne burg kriminelet e vendit si Liken,Salen,Monen,Lulin edhe ato bishtat e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*