Protesta në Kukës, Komiteti i Helsinkit: Dhuna, e papranueshme

May 5, 2015 14:36

Protesta në Kukës, Komiteti i Helsinkit: Dhuna, e papranueshme

Edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar këtë të martë për ngjarjet e ndodhura një ditë më parë në Kukës, gjatë një proteste të organizuar nga shoqëria civile.

KSHH e ka konsideruar të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. “Pamjet e transmetuara nga mediat televizive dhe ato sociale treguan qartë që disa punonjës të policisë, duke tentuar të shpërndajnë tubimin, ushtruan dhunë dhe ndonjë prej tyre kreu dhe veprime të papranueshme, si kërcënimi me armë ndaj protestuesve”, thuhet në reagimin e Komitetit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, pasi çmon të nevojshme të theksojë se, liria e tubimeve paqësore dhe pa armë është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta, thekson se e drejta e policisë për ndalimin e tubimit mund të ushtrohet vetëm në mënyrë të motivuar dhe në rastet e parashikuara nga ligji.

“I dënojmë këto akte dhune, për më tepër kërcënimin me armë të manifestuesve”, apelon KSHH, sipas të cilit, “raste të tilla duhen shmangur, veçanërisht në situatën aktuale të prag-zgjedhjeve të 21 Qershorit, kur qetësia publike është e domosdoshme për t’u mundësuar zgjedhësve formimin e bindjes së tyre të pavarur për ushtrimin e të drejtës së votës”.

May 5, 2015 14:36
Komento

2 Komente

  1. Goni me May 6, 13:23

    Ju KSHS,pse e late ne heshtje 21 Janarin,ku jo vetem u nxorren arme,por u qellua dhe u vrane 4vete te paarmatosur,te pafajshem.Te conit ceshtjen deri ne Hage.Beni ate qe duhet te beni se qendrimet e njeanshme i prishin pune te gjitheve,juve,atyre qe perkrahni,pushtetit ekujtdo!Nese ju do ishit ne krye te detyres ashtu sic shpreheni sot,Berisha dhe banda e tij duhet te ishin ne burg.Po gjykoni si UEFA per ndeshjen Shqiperi-Serbi.
    A keni vene re qe vetem ku dalin rrugeve perkrahesit e PD-se ndodhin incidente,dhe keto jane te provokuara prej vete atyre,me prapavije cuarjen deri ne perplasje,si sebep per ndonje rikthim ne pushtet.Eshte loje e vjeter e PD-se dhe Komandantit te Pergjithshem Berisha.Pak a ashume u ka dale boja.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore May 6, 13:30

      Komiteti Shqiptar i Helsinkit e di shume mire se c’fare ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi.Mos kujto se nuk e dine.Ata e dine me mire se kushdo tjeter.Detyra jone si Shqiptar eshte qe te ndertojme Demokracine dhe zhvillimin Ekonomik ne Shqiperi.Pa pyetur per Komiteta dhe ster-Komiteta.Per UEFA dhe per drejtesine e korruptuar te shoqatave Evropiane.E pe c’fare ndpdhi me UEFA-n??U denua viktima dhe jo dhunuesi.Drejtesia Evropiane dhe Amerikane anon nga interesat dhe jo nga drejtesia.Na takon ne Shqiptareve qe shtepine tone,Shqiperine ta ndertojme ashtu si e meriton ai vend i vuajtur.Ne Shtepine tone me emrin Shqiperi,nese ndertojme drejtesi,barazi,demokraci dhe ekonomi normale,nuk na duhet askush nga keta gay qe flasin nga Poli i veriut,nga Helsinki i larget.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*