Protesta nis me tymuese dhe kapsolla, a do ndërrojë mendje Basha?

June 8, 2019 19:24

Protesta nis me tymuese dhe kapsolla, a do ndërrojë mendje Basha?

PD dhe aleatët e saj kanë nisur protestën e tetë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Që në fillim tymuese dhe kapsolla janë hedhur nga ana e militantëve ndërsa opozita është shprehur më herët se kjo protestë është vendimtare.

I pyetur për planin e selisë blu, ish-deputeti Luan Baçi tha se fati i tubimit është në dorën e qytetarëve.

“Lulzim Basha ka folur qartë. Janë qytetarët ata që do të vendosin” – tha ai i pyetur nëse do të shënohen akte dhune.

Basha ka thënë që nuk do mbajë më fjalime.

Ndërkohë SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje më herët organizatorëve që të shmangin hedhjen e mjeteve shpërthyese.

Ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar PD-së të ulet në dialog, apel ky që është injoruar në vijimësi.

e.t./dita

June 8, 2019 19:24
Komento

3 Komente

  1. Vicidolisti Digital June 8, 19:57

    Vdekje shpellareve shqipfoles. Rrofte Shqiperia europiane. Bandat e Vicidolit po japin shpirt. Fundi tyre do jete i pashmangshem.

    Reply to this comment
  2. Stefi June 8, 20:01

    Nuk eshte ky populli.
    Populli voton ,nuk shkateron.

    Reply to this comment
  3. MH June 9, 14:25

    Ndryshimi ndermjet dy sistemeve ekziston qe ky demokratik arreston hedhesit e kapsollav dhe tymuest.Rezultati vashdon cdo jave proteste.
    Sistemi qe lame para 30 vitesh arreston drejtuesit dhe protesta shuhet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim