PROTESTA / PD angazhon Retard Saçin si këshilltar për çështjet e naftës

January 23, 2018 18:10

PROTESTA / PD angazhon Retard Saçin si këshilltar për çështjet e naftës

 

Duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e afërme të opozitës, PD ka njoftuar të gjithë naftëtarët e republikës se janë të mirëseardhur në rradhët e protestuesve.

Ai që bëri publike thirrjen ishte skiatori i partisë, Edi Palosja, i cili i sqaroi naftëtarët se vetëm PD është partia që do t’i japë një zgjidhje përfundimtare çështjes së tyre, sapo të vijë në pushtet.

Eksperti Saçi me disa naftëtarë

“Mos u ulni në bisedime me Edin, ai është mashtrues, hajdut, llapaqen, xhepist ordiner, i pafytyrë, me dy fytyra, majmun, i paaftë etj etj”, nisi thirrjen e tij Palosja në takimin me një grup naftëtarësh ditën e djeshme.

Një nga naftëtarët e hutuar e pyeti: “Na fal, ne sapo na thanë të takohemi me Edin… A nuk je ti?”

Palosja e kuptoi keqkuptimin dhe u hodh: “Jo jo, Edi jam vërtet… E kisha fjalën për Edi mashtruesin, kryeministrin, Ramën pra…”.

Për t’i kandisur, Palosja i informoi naftëtarët se partia e tij kishte angazhuar një ekspert të specializuar të naftës, për ta zgjidhur krizën e sektorit dhe rrjedhimisht, problemin e gjithë punonjësve, sapo PD të vijë në pushtet.

“Politikanët e vjetër ju gënjejnë. Ne të rinjtë e kemi gati planin e naftës. E ka hartuar eksperti i njohur Retard Saçi, besoj se e njihni. Retardi i ka dhënë mend për naftën edhe liderit pontifik Sabile Risha. Madje i tepruan ca pako mend dhe ia dha edhe së shoqes së liderit”, tha Palosja.

Gojët e Liga nuk kanë më shumë informacione si ka vazhduar takimi, por burime të papërpunuara, pra bruto, bëjnë me dije se kur naftëtarët dëgjuan emrin e Retard Saçit, disave u kaloi gjuha poshtë, cave u erdhi alivanosje, ndërsa disa të tjerë nxorrën rripat e mesit dhe u bënë gati të negocionin me Edi Palosjen.

 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Edhe pse t’i bësh naftën naftës nuk është aspak për të qeshur.    

 

January 23, 2018 18:10
Komento

4 Komente

  1. intelektuali January 25, 10:41

    RILINDJA SI KUNDERPEGJIGJE TE ANGAZHOJE KATUNAR SULEN PER PROBLEMET E NAFTES QE E COI BORXHIN E RETARD SACIT NGA 500 MILIONE NE 704 MILIONE DOLLARO PA PUNUAR FARE DHE NUK PO GJEN DOT SE KU TE BLEJE NAFTEN BRUTO

    Reply to this comment
  2. Nuci January 25, 12:24

    O intelekti, si katnari si Ritardato jane njesoj, puna esht se asnje pales’ka mendje tjer vecse me vjedhe. Naften e kane mjel si lopen dhe te sjellesh Monen dhe Lulin ne pushtet si fryma e re, eshte lemeri, ndaj ikin njerezit nje ore me pare. Mut njeri, tum tjetri

    Reply to this comment
  3. alphade January 28, 23:51

    Shenim: Per debilin Paloqe !
    Lexova nje interviste tenden ne gazeten” Sot” ku flisje me
    terma ofenduese e kercenuese kunder Edi Rames,krye-
    ministri aktual i Shqiperise. Paraprakisht dua te sqaroj se
    km nje “mal” me vrejtje e kritika ndaj Kryeministrit aktual.
    Ne radhe te pare e mbi te gjitha ky njeri ka braktisur tota-
    lisht 650 mije pensioniste dhe po te nisesha nga interesi
    personal,si pensionist,une do te doja ta “kryqezoja” si
    Krishtin ,sebashku me nje hajdut e nje mekatar tjeter. Deri ketu, jemi te gjithe ne unison,por jo me qellime e
    objektiva te njejta,diametralisht te kunderta. Ju ishit ne
    pushtet deri para 4 vjetesh,e cfare bete ? Nje gje vetem
    bete: I bete gjemen Shqiperise dhe shqiptareve. Ju ndaj
    shqiptareve u sollet me keq se cdo pushtues i huaj : e vo-
    dhet, e plackitet, e shndrruat shumicen e shqiptareve ne
    skllever ne tokat e huaja ! JU, JU dhe vetem ju mbollet
    kontrastin me te madh ne popullit shqiptar,mbollet per-
    carjen midis shqiptareve : Juge- Veri , Vetem Ju, vute
    pas kaq shekujsh slloganin romak “Divide et Impera”,
    perca e sundo ! Per 27 vjet ,e mashtruat popullin shqiptar.
    Edhe nje sqarim te fundit: Duke qene shume realisht dhe
    duke e njohur mire realitetin shqiptar pa as me te voglin
    interes per njeren bande apo per tjetren sepse me mo-
    shen qe kam nuk shoh asnje rreze drite ne fund te tunelit
    deklaroj me shume besim e sinqeritet qe Edi Rama nuk
    cane fare bythen per Ty, nuk te ka fare ne defter,as Ty dhe as binomin B2 – Per kete te jesh i sigurte ! Ju duhet
    te mesoheni me deshtimet dhe dua te dije : Nese ato qe
    thoni ne intervista,i keni me bindje apo e beni keto vlere-
    sime sepse ashtu ua kerkon Sali i “500 mijshit” e Lulit?
    Dhe nese e keni bindje,zoti Paloqe hiq dore nga politika ,
    si Ti ashtu edhe Basha yt. Nese e konsideroni qenjen tuaj
    ne kete qe ju e quani parti si nje :”Tango argjentinase qe
    duhet te dish ta kercesh” ! Kerceje per plackitur,per t’u
    pasuruar,per te zhvatur shqiptaret ,vazhdoni drejt fundit
    tuaj te palavdishem. Ne keto kohra moderrne cdo pasuri
    e vene mbi bazen e krimit nuk e ka jeten e gjate per t’ju
    kthyer te zotit.Prandaj jam i bindur se nje dite do ju dalin
    nga hundet e gjithe pasuria e grabitur….!

    Reply to this comment
  4. alphade January 29, 00:00

    Komenti im…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*