Protesta/ PD kërkon leje deri në mesnatë, policia jep dy orë

May 11, 2019 13:32

Protesta/ PD kërkon leje deri në mesnatë, policia jep dy orë

Qytetarët janë thirrur nga opozitarët të protestojnë sot në 18:30 përpara kryeministrisë.

Opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30.

Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit.

Gjithashtu efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë për t filmuar cdo person të dhunshëm apo që cenon rendin publik.

Turmat do të monitorohen nga godinat e larta,nga forcat RENEA dhe efektivët e gardës. Masa sigurie do të ketë edhe në institucione të tjera të pozicionuara në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”.

Në gatishmëri do të qëndrojnë dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmat si edhe shërbimi zjarrfikës dhe ai shëndetësor.

Pasdite pritet që të ketë edhe kufizime trafiku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët lidhëse me të.

o.j/dita

May 11, 2019 13:32
Komento

7 Komente

  1. C'duan kta arabe ne sheshet e Shqiperise !!!!!!!!!!!!!!!!!!! May 11, 13:43

    Jan marre vertet kto pamje qe shofim ktu

    ne Shqiperi ?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Un nuk dalloj asnji rrace Shqiptari mes tufes se histerikeve te rruges .

    Reply to this comment
  2. Adih May 11, 14:18

    Kur shikon kete flamur te PD ,me keto fytyra ,sinqerisht me vjen per te dhj.re .Ah more debila njerez ,dilni per te mbrojtur hajdutet dhe shkaterimtaret e vendit . Ju genjen mendja ore kokpalare dele qorre ,se opozita mendon per te miren dhe per te ardhmen tuaj . Ruajna o zot ne ke puq me nje tufe budallenjsh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*