Protesta për emrin në Shkup, 7 policë të plagosur e 25 të ndaluar

June 18, 2018 08:36

Protesta për emrin në Shkup, 7 policë të plagosur e 25 të ndaluar

Njoftimi i arritjes së marrëveshjes së emrit është shoqëruar me protesta të dhunshme në Shkup të cilat kanë sjellë si rrjedhojë 25 të ndaluar dhe 7 efektivë të plagosur.

Një grup tubuesish janë përleshur me policinë përballë ndërtesës së Parlamentit teksa thërrisnin “tradhti” dhe “kapitullim”.

“Një pjesë e demonstruesve kanë përdorur mjete spërkatëse dhe me dhunë kanë rrëzuar barrikadat policore, duke tentuar të hynin në Kuvend. Me qëllim të mos eskalimit të situatës, policia ka përdorur gaz lotësjellës në përputhje me procedurat dhe rregullat e saj për mbrojtje dhe siguri”, informoi MPB, transmeton INA.

Protesta pati edhe në qytetin e Manastirit, të organizuara nga partia opozitare VMNRO-DPMNE.

Lideri i kësaj partie, Hristijan Mickovski deklaroi se partia e tij asnjëherë nuk do ta njohë marrëveshjen e arritur në Prespë.

Pakti historik u nënshkrua ditën e diel nga ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Dimitrov e Kotzias.

Ujdia tashmë i hap tashmë mundësinë Maqedonisë së Veriut apo “Severna Makedonijas” që të çelë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Vendimi duhet të miratohet në parlamentet e të dyjave vendeve, ndonëse partitë opozitare iu janë kundërvënë pasi mendojnë se është i dëmshëm për popujt e tyre.

Por njohësit e rrethanave politike mendojnë se nga kjo marrëveshje ajo që del e fituar është Maqedonia, së cilës i mundësohet ruajtja e identitetit dhe gjuhës.

s.a/dita

June 18, 2018 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*