Protesta, Shehi: Basha nuk ka për t’u bërë kryeministër

May 22, 2018 20:09

Protesta, Shehi: Basha nuk ka për t’u bërë kryeministër

 

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të bashkohen me opozitën në protestën e së shtunës për largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, pas akuzave për vëllanë.

Ai thotë se Xhafaj nuk ka përgjegjësi për t’u futur vetë në burg, por nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi.

Protesta, sipas Shehit nuk ka qëllim që të sjellë PD në pushtet, ndërsa ka shtuar se po shqyrtohet edhe mundësia e bojkotit të parlamentit.

“Pa u larguar Xhafaj kështu do të vijojë kjo punë, nuk ka kthim pas, do të kurorëzohet, kulmojë me protestën e ditës së shtunë. I ftoj qytetarët, sidomos ata të Tiranës, pasi e kanë më të lehtë, dhe këta e bëjnë ndryshimin nga ana cilësore. Këta e kanë kuptuar drejt çfarë shteti po shkojmë.

Duhet të protestojmë jo për Bashën kryeministër, nuk ka për t’u bërë. Në këtë rast nuk bëhet, në zgjedhjet e ardhshme kismet Zotit nëse i fitojmë, jo Lulin, por të gjithë të tjerët.

Fatmir Xhafaj nuk ka përgjegjësi për t’u futur vetë në burg, por nuk mund të ushtrojë më funksione publike pas kësaj që ndodhi.

Kë do të kapë ky? Shokët e vëllait? Agron Xhafaj është shoku i Babales, koleg, hajdut, trafikant. Vëllanë e Babales do të mbajmë ne për ministër, nëse ka dinjitet duhet të mbledhë letrat dhe të ikë, ka apo nuk ka faj ky. Ne po themi ta heqim nga ministër të tjerat nëse ka faj i ka prokuroria. Kjo është tallje me shtetin, asnjë nuk na beson më. Ne as në qershor, as dhjetor dhe as pas 10 vitesh nuk hyjmë në Europë. Xhafaj mendova se do të ishte më i mirë se Tahiri, por nuk gjente ky dy njerëz nga PS që nuk janë të inkriminuar?, tha Shehi për Report TV.

Duke folur për protestën, Shehi tha se nuk ka ndonjë planifikim të madh.

“Edhe brenda opozitës ka zullumqarë, por këta që janë përpara janë një bandë e madhe. Nëse Xhafaj largohet do të fillojmë ta moralizojmë pak qeverisjen, të heqim një të implikuar. Duhet të heqim dy ‘Tahirë’, duhet një tjetër që të luftojë krimin dhe drogën. Por nëse do të vijojë kështu ne do të heqim edhe ministrin e tretë që do të vendosë ky. Ky ra i pari në rrjetë, kjo është një histori për të qeshur. Rama urdhëroi Xhafajn, i ka thënë ‘ma hiq atë horrin e vogël’, dhe ai iku në Itali. Nëse Xhafaj do të kishte qenë ministër Kulture nuk do të kishte pasur asnjë problem, ec më, ka një vëlla që merret me drogë, por këtu po flasim për një njeri që duhet të luftojë krimin. Ne do i rrëzojmë të gjithë këta njerëz, nga Rama i pari. Pa largimin e Xhafajt nuk ka as parlament. Nuk kam dëgjuar nga Basha kështu skenarë tragjikë. Nëse protesta do të jetë e madhe do të bojkotojmë parlamentin. Do të mendojmë edhe për zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Shehi.

a.s/dita

May 22, 2018 20:09
Komento

11 Komente

  1. analisti May 22, 20:21

    Po kush ju vjen pas juve o te humbur jeni shume te pa besueshem. Shqipetaret duhet te proyestojne qe nhe takem si puna jote e Mediut e Nardit e Mediut dhe anal- istave qe dalin cdo nate ne tv te shporren atehere ky vend .mund te petparoj. Nuk do ku mbeshtes njeri keni per ta pare

    Reply to this comment
    • Bolearti May 23, 06:57

      Demokrati zogist spiun dhe me nder tirons eshte i vecante ne teresine e dallkaukeve te demokracise sepse mburret me demin qe i ka shkaktuar komunizmit duke vjedhur kepucet e zborit dhe duke qepur pantallona zwing per shoket e klases. Prandaj i ka ik dhe goja shtermber.

      Reply to this comment
  2. Edhe nje dopio usta May 22, 20:36

    O Dash Pijaneci, shko me mire futi ndonje dopio raki mareje me gjize, plonc te palare dhe bishta qepesh, se sa nxjer mut nga qenefi yt qe quhet goje.
    Mos harro mer edhe te droguarin Ristani se merreni me mire vesh ju te dy.
    Ik ore koqe kandari i prish, je bo me trap gazi i botes ne Tirone, se Babalja (ba-bolja) ne Vlore.

    Reply to this comment
  3. Topalli May 22, 20:48

    Me sa po kuptoj nga kjo tufa e bagetive ne foto duan qe te kapen ata qe nuk kane vjedhur e shkaterruar.Kurse hajdutet dhe bashibozuket te kullosin te lire. Keta duan ta shtyjne reformen se jane per ne burg me zullumet qe kane bere dhe nuk duan tia dine per gjera te tjera.

    Reply to this comment
  4. kismet Zotit nëse i fitojmë May 22, 21:29

    Lutjuni zotit, per krimet qe i keni bere ketij populli Dashamir Buzshtremti. ne 1997 dhe ne ate 26 maj kur e gjithe bota e qyterua e mori vesh dhunen e banditeve te PD me ne krye krimineli Berisha, ..kutjuni zotit se do ti paguani krimet.. populli kurre nuk do tu japi juve vote, sa te jeni gjalle ! …edhe sikur tahiri dhe xhafa te jene implikuar me droge. kuure ju me ne pushtet, me ato fytyra te urrryera …ju keni ndertuar infrastrukturen e krimit ne shqiperi qysh ne 1992..dhe deri tani keni manaxhuar krimet qe keni ber.. i keni fshehur drejtesise .. me cfare morali kekoni ju drejtesesi ?
    ju mendoni per karriken e pushtetit dhe nuk i genjeni me shqiptaret nuk keni baze morale ..mor maskarenj hajdute, kriminel te shqiptareve ju politikanet e tranzicionit, ju eshte shtremberuar fytyra dhe jeni kthyer ne dreqer, te shemtuar sa ska me ! dhembin sa te elefantit ta beni.. nuk do te merrni pushtet as basha, as fytyra jote as fatmire mortja as monika qe eshte bere si liza e qymyrit ! !

    Reply to this comment
  5. Xxx May 22, 21:43

    Nuk keni moral per te larguar minister per çeshtje morale.
    Babalja nuk mund te akuzoje Babalen per trafik droge.

    Reply to this comment
  6. Jimi May 22, 21:45

    Sa mire do te beni, t’mos i shohim ato fytyra kriminelesh e vrasesish qe padrejtesisht kane hyre ne tempullin e ligjvenesit! Vetem atehere PS me 84 deputet do te kete rendiment maksimal ne punen me ligjet. Vetem atehere sovrani do te ushtroje si duhet pushtetin e vete.Kemi kohe qe e presim kete dite.

    Reply to this comment
  7. Boston May 23, 01:08

    Kush flet…nje kryetar partie pa anetare. Asfamilja nuk ja jep voatat ketij pijaneci. Shporta e karavidheve…..

    Reply to this comment
  8. klemi May 23, 08:47

    Ore dash pijaneci, nuk ta ka njeri fajin ty se jot shoqe u hoq nga puna per sjellje arrogante ndaj vartesve te saj. Po keshtu mendoj se vetem sala ta tregon vendin ty, qe nuk ke turp dhe I afrohesh. A thua e ke harruar kur sala nuk te la te futesh ne mbledhjen e keryesise se pd, ne kohen qe ishe zv/kryminister zotrote. Tani me sa duket kerkon salen perseri kryeminister e president qe te trajtojne si qen I zgjebosur se ashtu e meriton ti dhe rraca jote (I them keto pasi mbreme degjova kete pijanec te fliste brockulla a thua se cdo gje kishte mbetur ne doren e tij dhe vetem ky debil mund ti jepje zgjidhje, qelbesire)

    Reply to this comment
  9. gopisti May 23, 08:56

    Ju te gjithe jeni prostituta, e si te tille mund te flisni ju per moral?. po ju kini shkaterruar kete vend se erdhet me ure zjarri ne dore, e vodhet, e vrate, e tradhetuat kete vend duke shitur troje shqiptare dhe me pa fytytresine me te madhe na dilni me nje babole per te rrezuar qeverine legjitime. Me gezon fakti , se shkaku qe jeni trazuar ne kete fare feje tregon se e ndjeni fundin, zullumqaret e ndjejne friken, por mos u nerzitni, kur te futeni brenda do qetesoheni. Nuk i thone kot : me mire nje fund me tmerr, se sa nje tmerr pa fund. Ti lumemadh per vete do shpetosh se vetem llapaqen ke qene , e per agjitacion e propagande nuk denihesh me. Ndersa Salushi, lulushu , mediushi e te tjere e kana gati jatakun.

    Reply to this comment
  10. Jimi May 23, 13:11

    K/ministrat i vendos dhe i shkarkon sovrani dhe jo pijanecet dhe vrasesit!? Perseritja e nje 97 te do te ishte vetevrasje per qoftlargun dhe drejtorin e SHQUP-it e cila do te kishte kosto te larte per ta?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*