Qeveri e opozitë, të diskredituar. Populli, apatik. Deputetët e PD, jo të mirëpritur

September 30, 2016 10:39

Qeveri e opozitë, të diskredituar. Populli, apatik. Deputetët e PD, jo të mirëpritur

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), në një letër të gjatë në faqen e saj në Facebook, i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet të shtunën kundër ligjit që lejon importin e plehrave, të miratuar nga Parlamenti të enjten e 22 shtatorit.

“Një qeveri e diskretituar që përballet me një opozitë të diskretituar, duket se beson se mund të bëjë çfarëdolloj gjëje që ia merr mendja, pavarësisht se çfarë mendojnë shqiptarët, me besimin e gabuar se është në gjendje të imponojë vendimet e veta mbi një popullsi apatike dhe të paorganizuar” – shkruhet në letër.

AKIP dëshiron që deputetët e PD të mos i bashkohen kësaj proteste.

 

Më poshtë, letra e AKIP:

Eja me ne në protestë! Fitorja është e jona, në kurriz të tyre.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave bën thirrje për protesta masive në Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Berlin dhe Londër kundër ligjit të Kuvendit të Shqipërisë për importin e plehrave dhe jep shpjegimet e mëposhtme:

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) është një lëvizje qytetare pa udhëheqësi dhe pa organizim formal, e cila ka ekzistuar në forma të ndryshme që nga viti 2002 dhe që përbëhet nga qytetarë, të cilët kanë kontribuar vullnetarisht në mënyra të ndryshme në kauzën për ndalimin përfundimtar dhe përgjithmonë të importit të plehrave në Shqipëri.

AKIP vendosi javën e kaluar të organizojë një protestë masive në datën 1 tetor 2016 në orën 11.00, duke nisur me një marshim nga Parku Rinia përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, si një protestë që synon të bëjë të qartë për këdo që mendon ndryshe, se populli shqiptar ka qenë dhe vijon të mbetet kundër importit të plehrave në vend dhe ka vendosur ta imponojë vullnetin e vet, përmes protestave dhe, nëse është e nevojshme, përmes votës në referendum.

Paralelisht me protestën e organizuar nga aktivistët e AKIP në Tiranë, qytetarë të ndryshëm po organizojnë protesta në qytetet e tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Fierin, Elbasanin e Korçën, ndërsa komunitetet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë kanë njoftuar organizime protestash para ambasadave të Shqipërisë në Londër e Berlin.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave beson se ligji për lejimin e importit të plehrave nuk është bazuar në analiza të thelluara, serioze e shkencore mbi të mirat dhe të këqijat që mbart një vendim i tillë.

AKIP beson se Industria e Riciklimit, duhet të funksionojë me plehrat e riciklueshme që sakaq prodhohen çdo vit në Shqipëri dhe se logjika e “kapaciteteve të tepërta” nuk qëndron për sa kohë vetëm një pjesë minimale e plehrave të prodhuara në vend përfundojnë me të vërtetë në impiantet e riciklimit.

Në Shqipëri, për çdo vit, importohen produkte të gatshme, me ambalazhe letre, plastike apo metali, të cilat, në fund, e rrisin stokun e plehrave të riciklueshme apo të pariciklueshme. Çdo vit në Shqipëri importohen makina dhe çdo vit një pjesë e makinave pushon së punuari dhe ka nevojë të riciklohet.

Në këto kushte, lejimi i importit të plehrave për riciklim nga jashtë është tërësisht i panevojshëm dhe rrezikon të ulë interesin e kompanive të riciklimit për të mbledhur plehrat që sakaq ne prodhojmë, duke rritur sasinë e përgjithshme të plehrave që do të mbeten në Shqipëri përgjithmonë.

AKIP është i vetëdijshëm se arsyet që kanë çuar disa aktorë nga industria e riciklimit të kërkojnë me forcë lejimin e importimit të plehrave, nuk lidhen me mungesën e lëndës së parë të prodhuar në Shqipëri, por me frikën që kjo industri ka nga disa nisma të qeverisë qendrore dhe bashkive, të cilat, në instancë finale, mund të krijojnë de facto monopole në procesin e grumbullimit të plehrave të riciklueshme.

Për këtë arsye, besojmë se operatorët e industrisë së riciklimit janë të parët që duhet të na bashkohen ne në këtë protestë, si një protestë që nuk synon vetëm të denoncojë ligjin për importin e plehrave, por synon të godasë njëkohësisht arrogancën dhe paligjshmërinë e atyre që na qeverisin.

Ne besojmë se sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq historik.

Të dyja palët politike janë thellësisht të diskretituara dhe vendimi i fundit për lejimin e importit të plehrave përbën njëkohësisht edhe një testim se deri në çfarë pike mund të mbërrijë klasa jonë politike pa u përballur me pasoja për shkeljen e vullnetit të votuesve.

Një qeveri e diskretituar që përballet me një opozitë të diskretituar, duket se beson se mund të bëjë çfarëdolloj gjëje që ia merr mendja, pavarësisht se çfarë mendojnë shqiptarët, me besimin e gabuar se është në gjendje të imponojë vendimet e veta mbi një popullsi apatike dhe të paorganizuar.

Për këtë arsye, ne besojmë se lufta kundër importit të plehrave është njëkohësisht edhe një luftë për të përcaktuar se pavarësisht se cila palë është në qeveri apo në opozitë, vullneti i popullit duhet të respektohet.

Në fund, ne jemi të bindur se pavarësisht asaj që beson qeveria, kauza jonë është e fituar. Ne do të arrijmë ta rrëzojmë këtë ligj menjëherë ose do ta rrëzojmë brenda më pak se një viti në një referendum popullor.

Në lidhje me vendimin e Partisë Demokratike për të përdorur deputetët e saj për të kërkuar referendum, AKIP dëshiron të deklarojë se, ndonëse respektojmë të drejtën e deputetëve për një masë të tillë, dëshirojmë gjithsesi që kjo çështje të mbetet një lëvizje qytetare jopartiake.

Ne besojmë se është më mirë që shoqëria shqiptare të angazhohet për të mbledhur 50 mijë firma për referendum popullor, pavarësisht se referendumi me 28 vota deputetësh duket rrugë më e lehtë.

AKIP vëren se në krahasim me katër vjet më parë, shoqëria shqiptare sot është shumë më e përgatitur për një hap të tillë. Ne vërejmë me gëzim se gjithnjë e më shumë shqiptarë janë angazhuar publikisht si individë apo si grupime shoqërore, të tillë si Nisma Thurje, Organizata Politike, Lëvizja për Universitetin, Qytetarët për Parkun, aktivistët për mbrojtjen e Valbonës apo për mbrojtjen e Vjosës, aktivistët e Vlorës, Elbasanit apo Korçës, aktivistët romë dhe egjiptianë etj… këta janë individë që në shumicë dërrmuese nuk punojnë në OJF por kanë angazhim qytetar. Të gjithë këta aktivistë që katër vite më parë qenë shumë më pak, besojmë se e bëjnë më të lehtë betejën tonë.

Debati mbi ligjin për importin e plehrave dhe lufta jonë për të ndaluar importin e plehrave duhet të shërbejë paralelisht si një rast i mirë për reflektim për mënyrën se si ne, si shoqëri apo si shtet, trajtojmë plehrat tona dhe mjedisin që na rrethon.

AKIP beson se krahas luftës kundër importit të plehrave, është rasti që ne shqiptarët të luftojmë njëkohësisht për një mjedis më të pastër.

Si mund ta bëjmë këtë? Duke punuar në dy drejtime: e para, duke luftuar korrupsionin qeveritar në proceset e grumbullimit dhe riciklimit të plehrave dhe e dyta, duke dhënë shembullin të parët se ndarja e mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme që në shtëpi, është zgjidhja më e lehtë dhe e mundshme.

Secili nga ne mundet dhe duhet të fillojë që tani që të hedhë në një qese më vete mbetjet e riciklueshme plastikë, metal dhe letër dhe në një qese tjetër mbetjet e tjera. Ne duhet t’i kërkojmë me ngulm qeverisë qendrore dhe qeverive vendore kudo që jetojmë që të gjejë zgjidhje për llojet e panumërta të plehrave që sot nuk riciklohen, përfshirë qelqin dhe mbetjet mjekësore.

Për të gjitha këto, bashkohuni me ne të shtunën, në orën 11.

Aktivisti i mirënjohur i AKIP Ardian Klosi parapëlqente të recitonte dy vargje të poetit Ali Asllani: “Koha është e maskarenjve por Shqipëria është e jona”.

AKIP

September 30, 2016 10:39
Komento

25 Komente

  1. ??? September 30, 11:01

    Se pari, perdorimi i emrit te te ndjerit Ardian Klosi me tendence per te kompleksuar Ramen, eshte nje levizje e ulet. E dyta, a e ka lexuar njeri ligjin dhe nqs po, a ka ligje te ngjashme me te ne EU? E treta, ku thuhet ne ligj se do importohen plehra per djegie ose groposje? Dhe e fundit, une si i informuar, nuk arrij te kuptoj se si mund te protestohet kunder te drejtes se biznesit per te blere lende te pare?
    Me vjen shume keq per njerezit qe genjehen dhe perdoren si dele. Kjo tregon nivelin shume po shume te ulet te inteligjences ne Shqiperi. Mjere ju!

    Reply to this comment
    • Albi September 30, 11:13

      Nese biznesi do te bleje si te lende te pare, po themi psh lende radioaktive, sepse Hysen Hyseni ne fshatin Qyvrim i ka shitur token dhe do e perdorin per depozitim, duhet lene?

      Reply to this comment
      • Aleanca e plehrave September 30, 11:37

        Cinizmi i ketyre marksIsteve drejtues(gjoja alence qyterare) duket qarte qe ne momentin kur citojne me qellim fjalen, PLEHRA dhe jo MBETJE! Plehrat jane vetem ne koken e tyre dhe mendojne se do perkrahen nga qytetaret duke perhapur panik te kote. Kjo levizje qe dihet shume mire kush e drejton ne fakt ka per qellim katapultimin politik te drejtuesve te saj nepermjet diziformimit dhe mashtrimit te qytetareve.

        Reply to this comment
      • ??? September 30, 11:58

        Me fal por ku thote ne ligj se mund te importosh mbetje radioaktive? Ligji e ka te shkruar e zeza mbi te bardhe listen me PESE materiale, LETER, MBETJE DRURI, QELQ, ALUMIN dhe PLASTIKE, kaq asgje tjeter. Pse flet kot per mbetje radioactive?
        Ju jeni nje turme qe merret me thashetheme qe me pas i kujton per te verteta si kjo puna e lendeve radioactive qe po thua!
        Ai qe ka mend, informohet, e mendon dhe pastaj reagon, kurse ju ja lejoni vetes te manipuloheni, dhe pastaj reagoni pa ditur pse.

        Reply to this comment
        • predator September 30, 17:43

          Neni 48/1
          Importi i mbetjeve jo të rrezikshme
          1. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore , për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues , të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria…

          E kupton ku thote o trangull me 3 pikepyetje?
          Lexoje fundin e nenit o budalla ose i shitur:
          “…të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria…”
          E di cilat jane burimet jo te rinovueshme?

          Reply to this comment
          • ??? September 30, 17:52

            O kafshe pse nuk e shkruan te gjithe nenin?
            1. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet e ngurta jo të rrezikshme, të listës së gjelbër, si lëndë e parë dytësore, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi dhe përdorimi si zëvendësues, të lëndëve të tjera nga burime jo të rinovueshme, që përdoren nga industria, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji.
            Dhe me kryesorja
            Në nenin 48, “Ndalimi i importeve dhe kalimeve transit të mbetjeve”, bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
            a) Pika 1 riformulohet si më poshtë:
            “1. Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë.”.
            b) Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
            “3. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme, për qëllim ruajtjeje, asgjësimi ose incenerimi në Republikën e Shqipërisë.”.
            Hapini syte o derrat e kenaqun te Saliut.
            Ti more predalesh ne momentin qe nuk e shkruan te gjithe nenin por thua ate qe do ti, PROVON KATERCIPERISHT SE JENI NJEREZ TE SHITUR DHE NUK JU INTERESON E VERTETA!

  2. Kapter Jari September 30, 11:31

    Riciklimi i bere nga keto punishtet shqiptare nuk ofron asnje garanci per ndotjen qe ato vete shkaktojne.
    Hetoni se perfitues i madh per lloj “riciklimi” eshte nje fabrike me investitore serbe qe duan te sjellin ne Shqiperi mbetje te mbetjeve. Eshte ne Xhafzotaj.

    Reply to this comment
  3. nina September 30, 11:46

    ju qe beni kete thirrje per proteste, ne rradhe te pare nuk dini cfar eshte ne ligj e shkruar, e dyta nuk perfaqesoni popullin shqiptar, ju nuk u njeh njeri , vec atyre qe ju paguajn per te bere zhurm dhe per te ndalur Shqiperine te eci para.. pra jeni armiq te perbetuar te shqiptareve, se shikpni interesat e tuaja per para, dhe e treta, cfar keni bere JU qe ju dhemb shuum ambjenti i ketij vendi, qe ta dim ne si popull i ketij vendi??? kush jeni ju qe nuk ju njohim as ju kemi pare e degjuar ndonjehere??? ju jeni shkatrrues te vendit dhe asgje … o popull mos u genjeni nga armiqt e ketij vendi….

    Reply to this comment
  4. Drejtperdrejt September 30, 12:32

    – QEVERI E OPOZITE TE DISKRETITUAR –
    Plotesisht te diskretituar!!!
    Qeveri-Berisha dje me LSI brenda dhe me servilizem te peshtire ndaj c’do pordhe te bythes huaj qe pirdhte nga Brukseli! Nje Berishe gomar i kerrusur nga deshira per ti sherbyer si qeni politikes zyrtare perendimore vetem qe te zgjaste ditet ne pushtet…
    Qeveri-Rama sot ( prap me LSI brenda si trashegim prej Berishes ), me po aq servilizem e kurveri ndaj te huajve vetem qe te mbaje nje pushtet duke lepire bythe muxhahedinesh apo pranuar plehra e lloj-lloj qelbesire te sjelle nga ” nderkombetaret “!
    Qeveri + Opozite i perkasin nje politike.
    POLITIKES DISKRETITUAR QE KA SOT PERENDIMI!
    Nje politike qe nuk votohet me nga shumica e njerezve!
    Nje politike qe refuzohet nga shumica e njerezve!
    Shumica e njerezve nuk e pranon me kete politike!
    Ne Shqiperi shumica ashtu si ne Europe,e REFUZON me neveri kete politike duke mos dale ne votime!
    Ne zgjedhje ne Shqiperi e kudo ka vetem nje shumice : REFUZUESIT QE NUK VOTOJNE KETE KURVERI POLITIKE!
    Ne Europe po ashtu politika aktuale refuzohet me MOS PJESMARRJE NE ZGJEDHJE!
    Perqindjet e vogla ne votime tregojne mire besimin ZERO te kjo politike sot!
    Konkluzioni –
    Politika nga ku shohin Rama sot apo Berisha dje, eshte politika e servilit ndyre te ” nderkombetaret “!
    Sa kohe kjo politike ketu inspirohet jo nga interesi qytetar por nga interesi ” nderkombetar “, eshte e diskretituar dhe qeverite si sot si dje jane qeveri kurva te deshirave te politikes huaj qe i sherbejne nga zelli per pushtet.
    Diskretitimi i politikes perendimore ka sjelle ne Shqiperi qeverisje te diskretituara si sherbyes te asaj politike qe kerkon BE apo USA sot.

    Reply to this comment
    • Drejtpershtrember September 30, 14:29

      Po ti drejtpershterber kur te vish ne pushtet, politiken e kujt do besh? Te putinit apo te Fidel Kastros?

      Reply to this comment
      • Drejtperdrejt September 30, 17:19

        Per mendje shkurter nuk ka tjeter politike vec imitimit te tjereve si majmun dhe sherbimit te tjereve si servil. Por ka dhe politike te thjeshte e te Drejtperdrejt! Te besh vetem deshirat e votuesve reale e te mbash ato premtime qe i ben atyre. Pa patur nevoje te mbash karrige pushteti duke lepire bythen e te huajve. Ka skrupuj njeriu, nuk mbahet pushteti duke hedhur balte mbi ato qe e votojne vetem per te kenaqur ca bythqire te politikes sotme qe natyrisht nuk eshte as Vladimir Putin e as me pak Fidel Kastro.

        Reply to this comment
  5. vasili September 30, 12:51

    Dita,po perseris kerkesen time,meqense ju quaj gazet e pa aneshme,ju takon juve,ne dinjitetin e profesionit,qe te kontaktoni,mendoj une ,me specialiste te kimise dhe mjekesise,per te na dhene perfundimisht,nje konkluzion te drejte,per efektin e mbetjeve te riciklueshme.
    Kjo qe po ndodh eshte me shume se skandaloze dhe e neveriteshme:
    Gjithandej vec KAM-KUMe te politikes,organizatave te mjedisit,mediave,kafeneve dhe gjith zoo-parku arnautas pa ndarje vec kuisin,sipas avazit te vet.,pa ditur kush si eshte e verteta.
    Injoranca anadollake ndjehet e plote,kur vec leh dhe jo kur flet.Per faktin e thjesht se nuk din te flase.

    Reply to this comment
  6. shoku September 30, 13:55

    Mesazh nga Rama 2013
    “Pavarësisht se ç’thotë Aleanca e Plehut, ne do shkojmë përpara me projektin e sjelljes së plehrave nga jashtë” tha Saliu. I quajti aleancë plehu të gjithë kundërshtarët e atij plehprojekti, edhe Presidentin e Republikës, edhe shoqërinë civile, edhe median, opozitën po e po. Cili kryeministër në cilin vend normal, demokratik, në Europë a kudoqoftë, do guxonte t’i quante kundërshtarët Aleancë e Plehut? Askush, askund. Ndërkohë që Saliu s’e ka problem të flasë për kundërshtarët siç flasin të gjithë banditët në krye të vendeve pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa garanci kushtetuese për askënd, pikërisht sepse votat i vjedh, gjyqet i komandon vetë, garancitë i shpërndan si shpërblime për të nënshtruarit e vet. Prandaj edhe ka për më tepër kurajën të gënjejë derrçe, përditë, duke folur për mrekullira ekonomike ndërkohë që popullit të vet i ka vajtur thika në rrashtë. Apo duke bërë së fundi ambientalistin e madh, në një vend të bekuar nga Zoti ku qeveria e tij s’po le vend pa shkatërruar.
    “Jam ambientalist” thotë “po s’jam antiglobalist”, medemek s’është si të gjithë ata që i thonë mos, mos i’a bëj peshqesh Shqipërisë plehrat e botës sepse Shqipëria sot po mbytet nga plehrat e veta. S’është si Presidenti i Republikës, që i thotë refuzoj ta firmos atë ligj plehrash ku s’ka vend për nenin që lejon importimin e plehrave nga jashtë. S’është as si intelektualët, që i kanë kushtuar njëzet vjet jetë mbrojtjes së ambientit dhe luftojnë sot dëshpërimisht për ta mbrojtur trupin e Shqipërisë nga kafshimet mizore të qeverisë së tij. S’është Saliu as si gazetarët kurajozë, që i kanë treguar popullit shqiptar të vërtetën rrëqethëse të kontrollit të mafies mbi linjat e transportit të plehrave drejt vendesh që s’pastrojnë dot as plehrat e veta. Si opozita s’është e s’është ai, njeriu që nxjerr përditë gjuhën rrugëve për të na sharë para kujt i del përpara dhe hap gojën mëngjez, drekë, darkë, për të gënjyer popullin. Po s’është as si populli vetë, që në këtë çështjen e plehrave ka si rrallëherë konsensus thuajse të plotë mesveti.
    Saliu është ndryshe vërtet, i do plehrat si asnjë shqiptar dhe s’i mjaftojnë tërë ato që ka përreth. Prandaj në vend se të gjejë rrugën për të çliruar Shqipërinë nga plehrat anembanë, i shton kapicës së tyre edhe një kapicë tjetër, potencialisht të tmerrshme, ardhur me viston e tij peshqesh nga jashtë për shqiptarët e mbetur peng mes plehrave. E bën për përfitime mirëfilli të paligjshme që i’a garanton barkut të oborrit të pushtetit të vet me këtë plehprojekt. Që e ndot akoma më keq përveçse Shqipërinë edhe parlamentin e votave të vjedhura. Po ku i hyjnë në sy Saliut plagët që i hap vendit dhe pisllëku që e ka mbuluar! Vetëm përfitimet e zmadhojnë beben e syrit të tij, njësoj si të atyre rrufjanëve andej nga Etiopia, Somalia e me rradhë në krye të vendeve të mbytura në fukarallëk e në plehra ku ky lloj peshqeshi kryeministror, me lëndë të padeklaruara radioaktive brenda, ka futur mortjen në trupin e vendit.
    Në vend se të çojë në këmbë tërë vendin me alarmin për mbytjen nga plehrat gjatë gjithë vijës së Adriatikut, përgjatë shtretërve të lumenjve e nëpër tërë territoret e shkelura të vendit, Saliu preferon të sundojë mes plehrave duke sharë e gënjyer përditë. Për të mbajtur me pahir një pushtet të degjeneruar që e ka degraduar shtetin shqiptar e moralin publik në një gradë ku s’ka qenë kurrë. Copë-copë.
    Në vend se të ndalojë shkatërrimin e mjedisit duke filluar nga Kruja, të cilën askush, askund në botë, po të kishte pasur privilegjin fatlum ta kishte pjesë të historisë së vendit të vet, s’do ta kishte rrjepur për të nxjerrë çimento e gurë apo djegur, për të nxjerrë gëlqere me goma të përflakura makinash, po do e kishte bërë avanskenë të krenarisë kombëtare, Saliu thotë gjithë kaposhllëk “Shqipëria ka uri për çimento!”. Në fakt nuk është Shqipëria që ka uri për çimento, po është barku i oborrit të pushtetit të tij që ka uri për Shqipërinë. Aq të madhe e ka urinë ai bark sa s’po pyet më as për oborrin dhe pyllin e Skënderbeut, lëre pastaj për lumenjtë, pyjet e plazhet larteposhtë që kafshohen e bluhen përditë për hesap të oreksit të vet të pashuajtshëm.
    Në vend se të vendosë një moratorium që ndalon rreptësisht prekjen e pyjeve, lumenjve, tokës së bukës, Saliu vete vendos moratorium mbi detin. Duke e bërë kësisoj Shqipërinë të vetmin breg të Mesdheut që nuk shfrytëzohet për lundrim mjetesh turistike, po vetëm për një lloj lundrimi qesharak të vetë kryeministrit të vendit. I cili del edhe në lajme si mashkull i suksesshëm ngaqë arrin të rrijë mbi ujë pa u mbytur. Po s’ka si të jetë ndryshe në fakt, sepse detin ai e di pellg për t’u llokoçitur, jo një pasuri kombëtare që duhet vënë në efiçencë të plotë. Prandaj flota shqiptare e peshkimit është një rrangallë groteske ndërsa peshkatarët kanë mbetur jetimë në mes të detit. E ndërkohë si kurrkund në botë kërcet dinamiti detshterrues pa marrë asnjë shembull nga fqinjët, të cilët si edhe e tërë bota me det investojnë pa pushim për peshkimin. Madje vijnë e gjuajnë peshk edhe në ujërat tona, gjë që s’bën kurrë vaki dot në ujërat e vendeve të asnjë vendi ku ka shtet, kurse këtu vetëm kështu mund të ndodhë përderisa qeveria nuk pyet për fatet e vendit po vetëm për fatin e vet.
    Vendi ynë po e humbet me shpejtësi fuqinë më të madhe që i fali perëndia, bukurinë, dhe bashkë me të edhe pasuritë e çmuara të një natyre të rrallë që po barbarizohet dita – ditës. Kjo nuk është një çështje ambientalizmi global apo antiglobalizmi mjedisor, siç e shtron halldupërisht Saliu. Kjo është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, që po çarmatoset përditë edhe nga mburojat natyrale të mjedisit, përveçse po zhvishet e rripet lëkure përgjatë gjithë territorit të saj. Vetë përmbytjet e shpeshta dhe përherë e më të dëmshme s’janë tjetër veçse paralajmërimi alarmant i natyrës së dalë duarsh për shkak të sjelljes armiqësore të njeriut me të.
    Shqipëria e ka humbur vijimësisht në vitet e tranzicionit e vazhdon ta humbasë tokën e bukës, të cilën as në kohën e kontrollit diktatorial të çdo metri katror s’e ka pasur të tepërt për frymë popullsie. Ka humbur vijimësisht e vazhdon ta humbasë cilësinë e ujërave, për shkak të ndotjes së tokës, ndërkohë që vetë toka po ballafaqohet me kërcënimin e llahtarshëm të kripëzimit, nënkupto shterpëzimit të saj, në shumë pjesë prodhuese. Ka humbur vijimësisht e vazhdon ta humbasë pejsazhin e vet të mrekullueshëm, të cilin zhvillimi i paqëndrueshëm e ka plagosur simosozot më keq, e së fundmi plaga ka nisur të shfaqet tmerrueshëm dhe mbi lëkurën e mrekullueshme të Jonit, ku është edhe pjesa më e magjishme e bregut shqiptar.
    Po ç’mund të jetë Shqipëria nesër po të humbasë përfundimisht mundësinë për të prodhuar ushqime bio në tokën e saj, mundësinë për të ndërtuar një turizëm të bazuar tek spektakli i natyrës e i tavolinës buzë deteve, mes pyjeve a majë maleve, mundësinë për të qenë një bukuri tërheqëse mesdhetare e jo një pazar oriental që mbahet në këmbë me merkantilizëm, me para emigrantësh e me informalitet? Përgjigja është drithëruese, ashtu siç është drithërues edhe vetëm fakti i thjeshtë, domethënës, kokëfortë, se vetëm lajmi që në këtë vend importohen plehra nga jashtë do të mjaftojë për të trembur atë pak turizëm real që ka sot Shqipëria. S’e kam fjalën këtu natyrisht për turizmin e shifrave qesharake të Saliut, i cili edhe një qytetar shqiptar që del njëzet herë jashtë dhe kthehet njëzet herë në Shqipëri e numëron si njëzet turistë. Edhe pse, në fakt, në Shqipërinë e Saliut të gjithë janë turistë përveç atij vetë dhe oborrtarëve të tij, të cilët janë zotër të vendit, pronarë në tokat e të tjerëve, shitës të pasurisë së të tërëve, përvetësues të parave të gjithsekujt që kontribuon si taksapagues, megjithëse llogaritet thjesht si turist e pastaj trajtohet ashtu siç nuk ndodh kurrë të trajtohet një turist në një vend normal.
    Kështu që kur Saliu thotë se refuzimi publik për të pranuar importin e plehrave vjen nga reaksionarë antiglobalistë, të cilët duan të pengojnë furinë e zhvillimit tronditës para syve të mbarë botën e hutuar nga sukseset e tij prej vizionari e ambientalisti global, i cili pretendon se e ka kthyer Shqipërinë në fuqinë e dytë ekonomike në Europë e njëkohësisht në një model mjedisor të përbotshëm ndërkohë që Shqipëria reale po bie, copa e çika, në përtokën e mbushur me plehra, meriton si përgjigje vetëm një shuplakë të madhe popullore. Që jam i bindur se do të kërcasë kudo e fortë siç qe në 8 maj në gjithë Shqipërinë që paguan taksa, por këtë rradhë jo vetëm në çdo qytet, po edhe në çdo fshat. Sepse Shqipëria s’mund të mbajë pafundësisht në kurriz një personazh shoqërisht të rrezikshëm e njëkohësisht krejt qesharak, i cili i quan të gjithë ata që s’janë me të “Aleanca e Plehut” ndërkohë që kapardiset mu si një gjel majë plehut, mbi çatinë në rrënim të Shqipërisë së gërryer themelesh prej dhëmbëve të oborrit të tij.

    Reply to this comment
  7. I ri September 30, 14:07

    Një lëvizje që i thënçin ,e kamufluar pas ligjeve ,por që nuk mund të lidhet fare me situatën për të cilën flitet.Tjetër ligji,tjetër gjë flet AKIPI a saliqatipi.
    Duket qartë që do të dështojë ,sepse as ligjin ata nuk e kanë parë .
    Kështu ndodh me këto protesta të porositura e të shtirura,dështim,dhe humbje besimi tek vetë OJQtë për tëcilat vëndi ka nevojë

    Reply to this comment
  8. Adih September 30, 14:49

    Vasili …..pergjigje per ty .Ta keshe te qarte ,per riciklimet qe pretendon E Rama , nuk ti jep , ose ti dhuron njeri. I duan e kane interes per vehten e tyre shtetet perendimore ,si Per shembull, qelqin , (me njgjyre e pa njgjyre), rroba , metale , letra ..Prandaj te jesh i sigurte mafja Italiane, ne bashkepunim me mafjen shqiptare ku luhen shuma maramendese parash ,keto jane mbetje te lendeve radioaktive ,te termocentraleve berthamore , ku ne mos gaboj , ka cekia , gjermania franca…Keto shtete e kane shume problem ,keto mbetje ku ti lene ,pra tentojne si nje vend si shqiperia si shtet ne zhvillim e siper , do ishte interes per ato . Ka ne shtetet perendimore si hungaria , austria ,zvicra norvegjia e tj qe pagojne njerez te ndershem e me roga te majme si paparaci per keto helme ,sidomos ruajne kufite e tyre , dhe jam ne korent te plote . Shikoni si eshte bere Rama si egersire ,e pse mos valle mendon per industrine , Harroje ,ati po i fluturojne milardat ,e pas meje te behet qameti , . Ate qe bene demokratet para edverit . Por poshtersia e opozites eshte, se ato nuk e vene piken mbi i , Te dyja palet nuk bejne transparence. Se jane te dyja partite njesoj, vetem ndryshimi eshte, se eshte lufte monopolesh e kush eshte ne pushtet i mer parate.Jam dakort me levizjen e demonstradave jo nje dite, por per dite te vazhdojme ,kunder mafjes politike ,qe do tna helmojne femijet tane , me keto helme..Jemi ne rrezik vellezer shqiptare. …….Falenderoj gazeten dita qe na i boton keto komente tona ,pa interes personal , por per te miren e shendetin e gjithe popullit shqiptar…

    Reply to this comment
  9. piscinin September 30, 15:14

    Paskan filluar lumenjte e mesazheve nga njerezit e paguar nga qeveria qe shkruajne si popull i thjeshte dhe na tregojne qe te refuzosh plehrat e Europes eshte injorance dhe drite e shkurter.

    Keta ushtare te partise na komentojne gjithandej se kjo protesta ka qellim politik dhe se duhet te informohemi para se te protestojme.

    Po kush na la kohe te informohemi, mor qelbesira qe per dy leke shisni veten? Ku u rrahen mendimet? Ku u pyet publiku? Ne cilen fushate u premtua sjellja e “lendeve te para” nga jashte? Pse nuk e tha qe para zgjedhjeve ky mashtrues qe kemi per kryeminister?

    Reply to this comment
  10. artur September 30, 16:24

    mereni vereni ne krye saliun.meqen se ii paska ber thirje popullit per ne protest

    Reply to this comment
  11. Akp September 30, 17:20

    Po çfare e pengon mafjen shqiptare dhe Keyeministri te fusnin mbetjet radioaktive qe pretendohet nga aleanca e plehrave dhe pa e kaluar nje ligj te tille, nqs supzojme se jane te lidhur me njeri-tjetrin? Kush do i pengonte? Xhandar i doganes? Do i fusnin po te donin dhe askush nuk do merte vesh asgje. A po nuk mund ti fusin pa ligj??? Po cfare jane keto!?

    Reply to this comment
  12. kris 1 September 30, 19:06

    me aleancen e qelbesirave qe shpetimin e shqiperise e gjeti tek riciklimi i pasurive te europes jane bashkuar gjithe llumi i shoqerise shqiptare dhe idjotet e partive.
    Me teper se plehrat kjo mesele nxorri plehrat e pushtetit.
    Nuk lejoj referendum thote majmuni i pushtetit dhe i duket vehtja luan

    Reply to this comment
  13. Adih September 30, 19:13

    AKp . ,mos je ndonje ushtar partiak more njeri dhe pse nuk mendon per interesin e shendetit tend e familjes tende ,te pakten. . Degjo ketu . Nuk eshte e kollajt ate qe ti e komenton , mos harro ,more djale ,nuk ka vetem shqiperia kufi e dogane, por kane kufi e dogane dhe komshinjte tane dhe andej ka ligje dhe kontrolle .Vetm per nje varjant te jap te drejte , vetem nga ajri mund ti fusnin keto helme, tamam si drogen , nuk eshte e kallajte, se nuk jane shqiptaret te gjithe ushtare si ty , por ka edhe burra shqiptare te ndershem ,bile me shumice. ,e mos i bjere qemanes me vesh ,por me nota.

    Reply to this comment
  14. Arben September 30, 19:42

    DERISA SHQIPETARET FLENE GJUME, E KANE BRENDA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  15. info analitike September 30, 20:08

    Ja nje menyre ethjeshte se si luhet me ligjin e ri te plehrave:
    “Impiantet e djegies Në pikën 13, të nenit 3, të ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar thuhet:

    “‘Impiant bashkincinerimi’ është çdo impiant i palëvizshëm ose i lëvizshëm, qëllimi kryesor i të cilit është krijimi i energjisë ose prodhimi i produkteve materiale dhe:

    a) që i përdor mbetjet si lëndë djegëse, bazë ose shtesë;
    b) në të cilin mbetjet i nënshtrohen trajtimit termik, me qëllim asgjësimin e tyre. Në rast se bashkincinerimi kryhet në atë mënyrë që qëllimi kryesor i impiantit nuk është krijimi i energjisë apo prodhimi i produkteve materiale, por trajtimi termik i mbetjeve, impianti do të konsiderohet si një impiant incinerimi. Ky përkufizim mbulon vendndodhjen e impiantit dhe të gjithë impiantin, përfshirë të gjitha linjat e bashkincinerimit, vendin e pranimit të mbetjeve, të magazinimit, impiantet e paratrajtimit në vend, sistemet e furnizimit me lënde djegëse dhe ajër, bojlerët, impiantet për trajtimin e gazrave të shkarkimit, impiantet për trajtimin ose magazinimin në vend të tepricave të mbetjeve dhe ujërave të përdorura, pajisjet e oxhaqeve dhe sistemet e kontrollit të operacioneve të incinerimit, të regjistrimit dhe të monitorimit të kushteve të incinerimit”.
    Pra kjo dispozitë ligjore na thotë se mbetjet mund të përdoren për të prodhuar energji. Dhe kjo ndodh, në një mënyrë duke u djegur. Prandaj edhe impiantet ku ndodh kjo ka fjalën “incinerator”. Kjo është një fjalë më origjinë latine, që do të thotë, thjesht dhe saktë: djegie apo shkrumbuar!

    Djegja si asgjësim i “paqëllimshëm”

    Nga ana tjetër, shumë kush mund të mendojë se djegia e mbetjeve të importuara mund të bie ndesh me dispozita të sapomiratuara të të ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar. Po flasim këtu për nenin 48, të cilit iu shtua pika 3:

    “Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme, për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë”.

    Kështu duke u djegur, mbetjet asgjësohen. Por nëse do ta shohim me kujdes ndryshimin ligjor të miratuara nga e majta thotë, aty thuhet se ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme me QËLLIM asgjësimi. Por ndërkaq, nëse QËLLIMI është për t’u dërguar në incinerator për të prodhuar energji, atëherë nuk kemi të bëjmë me qëllim asgjësimi, paçka se mbetjet kur digjen asgjësohen

    Togfjalëshi juridik që mundëson djegien e plehrave në Shqipëri

    Por ajo që i vë vulën gjithçkaje, rreth mundësisë se plehra të importuara do të lejohen të digjen në territorin e Republikës së Shqipërisë është ndryshimi që iu bë së fundmi pikës 3, të nenit 22, të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar që u bë:

    “Këshilli i Ministrave ndalon ose kufizon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim, kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se:

    a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve;
    b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të integruar të mbetjeve.”
    nga çfarë ishte:

    “Këshilli i Ministrave ndalon importin e mbetjeve, që destinohet për incinerim, kur ky operacion klasifikohet si rikuperim dhe vlerësohet se:

    a) një gjë e tillë është e nevojshme për të mbrojtur rrjetin e impianteve të trajtimit të mbetjeve;
    b) importe të tilla mundësojnë trajtimin ose asgjësimin e mbetjeve të vendit me mënyra që nuk përputhen me planet përkatëse të menaxhimit të integruar të mbetjeve.”
    Dhe u bë: Pra togfjalëshi “ose kufizon” në këtë nen i hap rrugën importimit të plehrave në Shqipëri për t’u djegur në incineratorë. Në këtë mënyrë lejohet asgjësimi i mbetjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet djegies. Se sa plehra do të djegin në Shqipëri, duke u kapur pas këtyre dispozitave ligjore, tashmë është në dorën e Këshillit të Ministrave me “bekimin” e firmës së Ministrit të Mjedisit.”

    Reply to this comment
  16. lili September 30, 21:01

    Per ate idiotin ???Nuk jemi der rat e Berishes pse kundershtojme kete ligj,o idiot i edi plehut!
    Po meso pa me lexuar edhe shko i shiko cfare reziku Kane ‘mbetjet plastique,sipas plastikut qe importohet! Di gje ti per cfare lloj plastiku eshte i rezikshme apo kjo ne kete ligj? jo sepse qellimisht ligji i trajton mbetjet plastke pa asn je differencim!
    Pra po te keshilloj kete udhezim te qeverises franceze per shembull-edhe dihet qe franca eshte shume elastike bile

    circulaires.legifrance.gouv.fr/pdf/2012/12/cir_36228.pdf

    Di gje ti idiot i rames per sigurine qe ofrojne keto fabrika perpunimi? Di ti se per shembull duhet Sod kostike per plastike, ku do magazinohet ajo SoD qe ka rezik shperthimi po aq sa Gerdeci-qe ambasada amerikane na shiti dikur si investi per shqiptare sikur sot keto mbetje pa rezik!Di gje kush i ia kontrolluar,si me cfare parametra Jane kontroluar alto fabrika ‘perpunimi’te plastiqeve kjo te rezikshme?

    Plastiket ‘kjo te rezikshme’ qe Franca po i sheh si te rezikshme.

    Edhe qe te mesoni pa ma shume reziqet edhe kushtet qe nje fabrique te tille sjell ,nje shembull per nje fabrique te tille edhe kushtet qe duhet t’i plotesoje si pas ligjit para se te filloje punen.meso o idiot i edi pleut si behen studimet e ne cfare kushte hapen keto fabrika!Di gje a eshte bâ nje studio i tille nga fabrikat e perpunimit ne shqiperi? Nuk eshte aq veshtire me marr shembullat e mira:shko me google ketu edhe do mesojsh mbi reziqete qe duhet te parandalojme:
    Dossier de demande d’autorisation d’exploiter Site de Chalons-en-Champagne-Préfecture de la Marne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*