Protesta/ Tension në kampin e opozitës për pjesëmarrjen e ulët

May 27, 2018 09:25

Protesta/ Tension në kampin e opozitës për pjesëmarrjen e ulët

 

Protesta e djeshme do të mbahet mend si një ndër protesta me pjesëmarrjen më të ulët qytetare që kanë organizuar ndonjëherë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste.

Mbyllja e protestës së djeshme është shoqëruar me lëvizje intensive, nervozizëm dhe paralajmërime në kampin e opozitës.

Burime pranë Partisë Demokratike thanë se mungesa e pjesëmarrjes në protestë në raport me parashikimet, ka përplasur organizatorët kryesorë të protestës me krerët e degëve të Partisë Demokratike, shkruan shqiptarja.com.

Ndërkaq, krerët e degëve kanë pretenduar se shkak për pjesëmarrjen e ulët ka qenë LSI, e cila nuk i ka angazhuar mbështetësit e saj.

Por, përfaqësuesit e LSI kanë pohuar se mbështetësit e saj kanë marrë pjesë 100 %.

a.s/dita

May 27, 2018 09:25
Komento

9 Komente

  1. koladite May 27, 09:33

    Mos jam gabim por nqs lesh e lia ka marre pjese 100 %, atehere duhet te mendojme qe jo vetem pd qe ka marre fund por edhe lesh e lia ka shkuar per lesh. Ne shesh nuk ishin as 2000 protestues. Pra duhet te kene qene 1000 te pd e 1000 te lesh e lise. Oh cfare humori. Hajdutet dhe kriminelet duhen zhdukur jo vetem nga politika por edhe nga shoqeriajone. Ata e kane vendin ne burg.

    Reply to this comment
    • prizem May 28, 01:51

      Ishte e vetmja proteste ne bote qe raporti protestues / polic ishte 1 me 4….qe do te thote se tashme ne Shqiperi eshte e veshtire te gjesh “dele”.

      Reply to this comment
  2. Amerikani May 27, 10:20

    LSI nuk ka mbeshtetes dhe nuk ka cte sjelle.
    LSI eshte parti pune ne ndryshim nga PS dhe PD qe deri diku kane dhe pjesen idealiste te tyre. Mbeshtetesit e LSI jane mebeshtetes fluide ne varesi te punesimit ne shtet. Nqs LSI nuk eshte ne pushtet rjedhimisht ngelet dhe pa mbeshtetes.

    Reply to this comment
  3. likaqwert May 27, 11:28

    Mire se mona eshte udheheqese e madhe dhe nuk mund te dale ne keto evenimente te vogla, po vasillaqi ku eshte, qe nuk le rast pa perrallisur dhe qelber kete vend. Apo ishin ne mbremjen e organizuar nga likja tek hotel placa dhe nuk u ka dale gjumi akoma. Plehrat nje fund kane ne koshin e plehrave.

    Reply to this comment
  4. Jimi May 27, 13:24

    Nje gje duhet ta kuptojne mire te gjithe partite e politikanet! Cfare do te mbjellesh ate edhe do te korresh!
    Qe nga 2013-ta te dyja partite humbese PD dhe LSI ne 2017, u investuan forte ne politiken e tensionit te sforcuar politike brenda dhe jashte parlamentit, me qellimin e vetem te rrezimit te qeverise fituse me votim plebishitar dhe marrjen e pushtetit ne menyre te dhuneshme e rrevolucionare, sipas udhezimeve te stalinistit te fundit ne Shqiperi , qoftlargut!? Kjo lloj poolitike jo vetem qe nuk dha dhe ne realitetin e sotem nuk jep rezultat, por ajo u kthye ne nje bumerang per vete keto parti te cilat i besuan kesaj teorie fatkeqe per realitetin shqiptar. Kjo teori dhe praktike sot eshte e tejkaluar dhe anakronike ne nje vend demokratike si Shqiperia. Ajo ishte e vlefshme vetem per realitetin e tejkaluar kohor neper te cilen kaloi Shqiperia. Kjo etape e zhvillimit shoqeror ne Shqiperi tashme eshte e tejkaluar. Kete qoftlargu dhe taborri i tij nuk arrijne ta kuptojne, duket qe jane teper anakronike dhe pikerisht per kete atavizem, vete elektorati i djathte i dha nje ndeshkim shembullor ne kete tubim te fundit, me te cilin i kujtoj qoftlargut dhe taborrit te tij se nuk mund te luajn me preferencat e tyre politike.

    Reply to this comment
  5. Dibrani May 27, 17:28

    Me pelqen kjo loja e ka kush e ka

    Reply to this comment
  6. Arbeni May 27, 17:33

    Fotoja eshte e nja 3-4 oreve para protestes. Kot genjeni vehten si perhere se pati pjesmarrje te ulet. Rama nga paniku i protestes e mori ne bythe e iku ne Berat. Por me shume se Rama frike nga protesta kunder tij kane mediat qe lepijne sahanet e kesaj qeverie.

    Reply to this comment
  7. fteri May 27, 19:39

    Duhen falenderuar pjesa e ndershme të PD-së dhe LSI-së që kan braktisën protestën 26 majtë ,dhe nuk morën pjesë për teket e aventurjerve të partive tyre .Kjo është veprimi më i duhur pas 27 vjetësh , luftës që i bëhet kundër pasurisë pa ligjshme të L.Basjhës,L.Bashës,Munika K dhe Ilir Metës,që ishin gati ti vënë zjarrin tërë shqipërisë për karrike të pushtetit.PD-ja dhe LSI-ja ka dalë për skrap me Kriminelët S.Berisha ,L.Basha dhe Munika K në krye.

    Reply to this comment
  8. Protesta May 27, 22:32

    KOKEN TE HANE ,kush u be merak !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*