Protestat e Berisha-Bashës, ëndrra të një nate gushti

Nga Xhevdet Shehu August 8, 2014 14:22

Protestat e Berisha-Bashës, ëndrra të një nate gushti

E ndoqët deklaratën e djeshme të Berishës? I ftoi të rinjtë shqiptarë të ngrihen në “protesta të fuqishme kundër klikës qeveritare që po shkatërron të ardhmen e tyre”. Ai, ish-Kryeministri që njihet si arkitekt i piramidave në sistemin arsimor, e drejton këtë thirrje pas vendimit për mbylljen e një sërë universitetesh private në vend. Për mosbindje civile, bashkë me Berishën thërret edhe Basha, kundër vendimit të qeverisë për regjistrimin e telefonave celularë. Është interesant ky sinkronizim i thirrjeve për protesta dhe mosbindje civile nga ish-kryetari i PD-së dhe nga kryetari de jure i saj. Sikur të jenë në një mendje, pavarësisht se Basha përbetohet se mendon me kokë të vet dhe nuk merr urdhra nga askush për deklaratat që bën.

Sidoqoftë, si opozitarë që janë, në pamje të parë, duket se Berisha dhe Basha kanë të drejtë në thirrjet e tyre. Opozita atë punë ka, të mos miratojë ato që bën qeveria, të ëndërrojë madje dhe destabilizimin e vendit dhe t’ia bëjë sa më të vështirë punën qeverisë. Mirëpo, një arsyetim fare i thjeshtë i nxjerr ata zbuluar, madje i bën qesharakë në sytë e opinionit. Nëse kishte arsye për mosbindje civile, kishte në kohën kur qeveriste Berisha dhe Basha bashkë me të. Sepse të gjithë jemi dëshmitarë të asaj rrumpallhaneje që mbizotëronte në krejt vendin, të atyre padrejtësive të mëdha politike e shoqërore, të atij kaosi dhe atij abuzimi me pushtetin, derisa qytetarët e këtij vendi i rrëzuan nga pushteti me një votë plebishitare në 23 qershorin e vitit të kaluar.

Gjithsesi është e drejta e tyre të bëjnë deklarata e thirrje sa e si të duan, por kanë gjetur kohën më të papërshtatshme për ta bërë këtë. Jemi në muajin gusht, kohë kur Berisha “bënte lajm” kur thyente rekordet e tij të notit në Dhërmi. Meqë këtë vit gushti po mban ca si freskët dhe ish-kryeministrit i duket jo e përshtatshme të hyjë në ujë, i shkrepet të jetë në qendër të vëmendjes duke bërë thirrje për protesta masive. Pasi bëri nja dy protesta para disa muajsh dhe të gjithë e pamë se sa njerëz mblodhi opozita, Berishës dhe pas tij Bashës u është mbushur mendja se mund ta bëjnë këtë në mes të gushtit. Mirëpo, pavarësisht se Berishën dhe Bashën i ka marrë malli për mitingje, mjafton të gjejnë një shkak. Për shembull, dikur shërbyen furgonat, pastaj armët kimike të Sirisë, tani universitetet private dhe telefonat celularë… Mjafton të gjendet një shkak dhe ata duan të dëshmojnë se sa shumë u digjet shpirti për këtë popull. Ndaj menjëherë thërrasin: Ngrihuni në protesta të fuqishme kundër klikës Rama-Meta! Harrojnë që jemi në muajin gusht dhe këto më shumë se ëndrra dalin zhgjëndrra.

 

 

 

Nga Xhevdet Shehu August 8, 2014 14:22
Komento

13 Komente

  1. Al August 8, 15:31

    Sa mire do te ishte te benin thirrje per hetim te diplomave te shitura prej Dyqaneve Universitare.

    Reply to this comment
  2. naim August 8, 21:57

    si do te plaket ky tellali i protstave po nuk beri zhurme ku do qe rri,cfare i mungon atij apo bashes,mirqenia,nevoja per shtepi ,nevoja per shkolle ,per prona apo kaosi politik dhe ekonomik qe e la vendin ne udhekryq qe gjeniu i kohes e gjeti percaktimi koha e rrumpalles,kur po deklaron qe pronat nuk shkua te izoti se gabova????????????me dashje apo pa dashje??????????nuk i lejove shqpitaret te shkojne ne votime dhe ajo te numurohet por ja le ritanit melcite ne qafe, etj?????????????Vetem per armet kimike nuk fole cfare ndosho me to a shkatoj amerika tragjedi sic e bete ju me gerdecin……….pse nuk e le te pakten kete popull njehere te jepte kontributin e tij dhe te ishim te vleresuar nga ata qe bejne politike jo ju qe ju genjen truri i lodhur………….

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi August 8, 23:18

    Protestat duhet të bëhen te bytha e ullirit të hekalit sepse që aty studentët duhet te fillojnë të numërojnë 20 milonët e ullinjve që thanë se mbolli saliu? Po pse ti numurojnë ullinjtë do thuash ti xhota? E thjeshtë fare? Sepse saliu me një projekt pilot te bytha e ullirit shpalosi idenë gjeniale që pranë çdo bythe ulliri të ndertohet nga një biçim universiteti dhe kështu u bënë 20 milion bytha ulliri plus 20 milion universitete (pa bythë) baraz…!? Hë gjeje me kë është baraz? Kot mundohesh xhotë,-ta them unë,baraz me 40 milion arrorë!?? Ha ha ha edhe kaq nuk e gjete dot o xhotë hekali ? Tung!

    Reply to this comment
    • Hekali August 8, 23:25

      E ka gjetur mirë ky pëllumbi ? Te bytha e ullirit tonë duhet ti fillojnë studentét e saliut protestat? Edhe rrapo hekali aty e filloi luftën me turqit? Që aty i merte trimat e tij me celular dhe o burra tutje….!?

      Reply to this comment
  4. Vlora August 8, 23:34

    Degjo këtu ti “myzeqeja”? Kur them unë dhe hekali që ka pasur celular,ka pasur dhe pikë? Akoma nuk e ke marë vesh o trutharë kallëmishtesh se atëhere filloi hapja e universiteteve te saliut dhe celulari mbiu kudo si kallëmat? Prandaj rri mirë nashti në mos po erdha e ta tregoj unë celularin ty?

    Reply to this comment
  5. Myzeqeja August 8, 23:44

    Kishte re kishte celularë re vlora? Po kur e shkrujta këtë komentin kisha një penë kallëmi dhe kjo ma shkrujti gabim!? Unë i thashë kësaj shkruj “kishte celularë” kjo ma shkrujti ” s’kishte “? Ja kështu re kështu me ndodhi mua te shkretit qe mu thaftë dora dhe kallëmi bashkë? O vlora? Ta kam rujt 1 kile qumësht bullice nga ajo që pinë trimat e myzeqesë? Hajde mere re tu bëfsha? Të fala nga kozi dhe kici!

    Reply to this comment
  6. latifond August 9, 07:00

    Protesta per arrestimin e shejtan-malokut.

    Reply to this comment
    • Kristal August 9, 12:27

      Protesta pushimore gushtore studentore do të fillojë në viçidol dhe do të mbarojë te universiteti kristal?

      Reply to this comment
  7. marinari August 9, 09:52

    Si kane guxim te dalin para popullit e te kerkojne permiresim te gjendjes keta faqe zinj qe skane lene gje e vend pa vjedhur.

    Reply to this comment
  8. baffo August 9, 14:56

    vallaj bilaj une per vete nuk vi me ne protest po qe se ky muti nuk thyen rekordin prandaj le te lehi sa te doje ste degjon me kush ke marre fund plaku MERE germo germo qenin e ngordhur ke per te gjetur merre merre

    Reply to this comment
  9. Bytha e ullirit August 11, 10:33

    Xhevdet shehu është thithës i historisë realiste dhe i autorëve seriozê? Në këtë rast meret me lajthitjet e saliut derëziut!? Të paktën të kishe thënë cmimin e pageses se studentëve për pjesemarrjen në protesta? Saliut ja kanë mesuar avazin,- vetëm protesta me lekë!? Përndryshe kot ha m…?

    Reply to this comment
    • Kastriot islami August 11, 12:41

      Ky xhevdeti i shehajve është denuar me vdekje nga saliu. Unë e ndalova se e kam patriot xhevdetin por e shoh qe ky nuk ndryshon së qëni antisali ? Saliu është profesor doktor dhe këté xhevdeti ta dijë mirë? Të mos manipulojë shpirtin studentor i cili është në thelb protestues? Saliu nuk jep lekë o ti “bytha e ullirit”? Saliu jep mënd edhe kur të çmënd !?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*