Protestat e tjera të PD-së, sabotojnë protestën e studentëve!

December 13, 2018 12:22

Protestat e tjera të PD-së, sabotojnë protestën e studentëve!

Meqë studentët PD-në,

në protestë s’e kanë pranuar,

ajo për hesap të vet,

protestat i ka filluar!

 

Tek protesta e studentëve,

janë sytë e çdo shqiptari,

po ka hapur Lulëzimi,

dhe vatra të reja zjarri!

 

Këtu ka njëmijë arsye,

pa fund për të protestuar,

por sot çdo protestë tjetër,

studentët ka sabotuar!

 

Ata ishin nismëtarët,

e protestës mbarëshqiptare,

ndaj duhet të zgjidhen të parët,

si protestë prioritare!

 

Mund të jenë xhelozuar,

Monika me Lulëzimin,

por dhe ata janë bashkëfajtorë,

që ju vu bomba arsimit!

 

Qeveria me urgjencë,

të thotë pikat që plotësohen,

se në këto ditë të ftohta,

studentët po torturohen!

 

Në këtë tis errësire,

kjo protestë është një dritë,

po ç’u bë keq né kaq shumë vite,

s’mund të zgjidhet për një ditë!

 

Këtu po bëhet hataja,

vjedhje-zhvatje-shpërdorime,

ato që kërkojnë studentët,

janë vetëm ca thërrime!

 

Çdo ditë këtu po zbulohen,

korrupsione dhe taxhente,

fiks tani për arsimimin,

kërkohen masa urgjente!

 

Tani e dimë që Rama,

është një demagog i lindur,

po kësaj radhe me fjalë,

askënd nuk ka për të bindur!

 

Studentët do rezistojnë,

mbase dhe me shpirt në dhëmbë,

po patjetër do fitojnë,

sa s’kanë ferra nëpër këmbé!

 

Dhe partitë politike,

ferrat e Atdheut janë,

dhe “Faleminderit Zotit!”,

që dorë në protestë s’kanë!

 

Dihet që për përfitime,

opozita ka talente,

doli Mona shpëtimtare,

me dy amendamente!

 

Politika gjer tani,

s’e ka bërë protestën pis,

dhe tetë pikat për t’i zgjidhur,

i ka Rama në kurriz!

 

Gjithë vëmendje e shoqërisë,

sot studentëve u takon,

dhe çdo lloj proteste tjetër,

studentët i saboton!

 

Nëse Rama nuk i zgjidh,

këto çështje menjëherë,

më e pakta e të paktës,

kjo qeveri do të bjerë!

 

Nëse bie qeveria,

kjo lëvizje do dëmtohet,

sepse qeveri e re,

do muaj të maturohet!

 

Ndaj studentët kanë shtruar,

veç çështje ekonomike,

e partitë kanë të parat,

interesat politike!

 

A.DUKA

December 13, 2018 12:22
Komento

6 Komente

  1. Buzuku December 13, 13:05

    Me qarte s’ka. Ah! Te ishte me pak komunist o poet i dashur! Megjithate te duam se ne aset i pacmuar.

    Reply to this comment
  2. era! December 13, 14:53

    Vetem fasule ha o mik

    Reply to this comment
  3. Shahisti December 13, 15:29

    Po sa kohe u bene u bejtexhiu i gjore qe i bie fyellit po ne nje vrime, apo fyelli jot vetem nje vrime ka, ate te bythes, e pirdh, e pirdh, e pirdh……..

    Reply to this comment
  4. Onkezmi December 14, 01:10

    Buzuk,or mik shqiptar.Le të jetë çfarë të dojë poeti,dhe mos i shiko se çfarë ngjyre ka tesra në xhep,ai është poet dhe brilant i vërtetë,Esenini shqiptar i vërtetë.Këtë e pranon dhe ti vetë…!

    Reply to this comment
  5. Kopshtari December 14, 07:38

    Studentet te ulin hunden e bythen e te dialogojne me qeverine. Edi po perpiqet tju mesoj se si funksionon demokracia dhe se si duhet te organizohen e te mbrojne te drejtat e tyre ne te ardhmen. Ka me shume vlere ti mesosh dikujt si ta bej vet ate qe i duhet, sesa tja japesh per meshire.
    Autonomia e universiteteve duhet te diskutohet urgjentisht, sepse ka prodhuar vetem rremuj, nivel te ulet mesimor dhe abuzime me parate dhe pushtetin. Studentet duhet te bashkpunojne me qeverine per kete qellim, sepse vetem keshtu ju zgjidhen problemet perfundimisht.

    Reply to this comment
  6. rapsodi popullor December 14, 10:44

    ‘..po c’u be keq ne kaq vite,
    s’mund te zgjidhet per nje dite…’
    por ka 5 vjet ky Rame ne pushtet,
    qe Shqiperine mbare kudo e dhjet,
    studentet “ngeles” i quajti ky lanet,
    kur ka ministren me mesatare 5.8,
    rinia anembane ne alarm per te emigruar,
    thone : Ketu kurre s’ka per tu rregulluar,
    ka 5 vite varferia shtohet e shtohet,
    ka 5 vite qe Rama mburret, lavderohet,
    por ka vajtur skamja aty ku me s’mban,
    nga ky qe ne goje ka Tepsi e Kazan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*