Presidenca reagon për protestat: Institucionet të marrin përgjegjësi, duhet zgjidhje!

December 6, 2018 12:58

Presidenca reagon për protestat: Institucionet të marrin përgjegjësi, duhet zgjidhje!

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve që janë ngritur kundër tarifave.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”.

l.h/ dita

December 6, 2018 12:58
Komento

2 Komente

  1. Lili December 7, 08:16

    Booboobooo edhe ky po e ndin termetin? Po ju lekundet pushteti grabitcareve?

    Reply to this comment
  2. Lili December 7, 08:17

    Booboobooo sa mire paska folur!!…
    Edhe ky po e ndin termetin? Po ju lekundet pushteti grabitcareve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*