Protestat në Athinë/ Arrestohen 11 persona, mes tyre një shqiptar

December 7, 2017 22:20

Protestat në Athinë/ Arrestohen 11 persona, mes tyre një shqiptar

Policia greke ka arrestuar 11 persona dhe lëshuar urdhër ndalim për 26 të tjetër si përgjegjës për protestat e dhunshme të organizuar ditën e djeshme në Greqi.

Greekreporter shkruan se mes të arrestuarve janë edhe 3 minorenë, një me shtetësi shqiptare, njëri më shtetësi rumune dhe një tjetër me shtetësi italiane.

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 9-vjetorin e vrasjes së Aleksis Grigoropulos. Mediat vendase shkruajnë se lagjja “Eksarhia” digjet nga dhuna.

Antiqeveritarët pas demonstratës në qendër u drejtuan në rrugën ku u vra Grigoropulos dhe sulmuan me bomba molotov edhe gazetarët. Policia largoi gazetarë e kameramanë që u rrezikuan seriozisht. Por episode dhune kanë ndodhur në gjithë Greqinë si në Kretë Iraklio, Larisa, Selanik.

Aleksandros Grigoropulos, humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në kryeqytetin grek 9 vjet më parë.

Forca të mëdha policie kanë rrethuar Athinën, e cila është në mjegull për shkak të shiut të molotovëve.

Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

December 7, 2017 22:20
Komento

1 Koment

  1. teni December 8, 05:24

    Beni nje paralelizem me jo vetem nje por kater viktima nga frengjite Berishjane ne 21 Janar dhe jo veteme qe kjo ngjarrje makaber nuk permendet e perkujtohet me por perkundrazi kryekimineli drejton politiken Shqipetare!Ja pra ne çdo cep te botes nuk ka shtet por ka popull, ketu tek ne nuk ka as shtet e as popull!”SKA SHANC TE ULEM UNE ME RAMEN NE NJE TRYEZE PER KRYEPREKURORIN”deklaron Lulja e ferres berishjane.E Edvin shalegjati vazhdon avazin e kater viteve te shkuara,bisedime deri ne gjetjen e ndonje Dhalle tjeter ,pako kjo per vitin e ri nga “Miqte”!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*