Protestat në Francë, një katastrofë ekonomike me dëme në miliarda euro

December 9, 2018 19:55

Protestat në Francë, një katastrofë ekonomike me dëme në miliarda euro

Protestat e ‘jelekëve të verdhë’ në Francë kanë qenë një katastrofë ekonomike për vendin. Kështu ka deklaruar ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire.

Për katër fundjava radhazi, Franca u përball me protesta të dhunshme, që nisën fillimisht kundër taksës së lartë mbi karburantet. Më shumë se 125 mijë protestues dolën në rrugë të shtunën, ndërsa u arrestuan mbi 1700.

Le Maire tha se situata ishte katastrofike, si për shoqërinë, ashtu edhe për demokracinë.

Është një katastrofë për tregtinë, është një katastrofë për ekonominë tonë,” tha ai, teksa vizitonte dyqanet e dëmtuara gjatë protestës.

Më i godituri është Parisi. Për momentin nuk mund të përllogariten dëmet, por rrjetet e supermarketeve thonë se kanë humbur të paktën 1 miliardë euro që kur nisën protestat.

Ndërkohë xhiroja e restoranteve ka rënë me 20 deri në 50 përqind. Disa thonë se kostoja e bizneseve mund të shkojë deri në 10 miliardë euro.

Ekziston frika se protestat do ulin ndjeshëm numrin e turistëve. Vitin e shkuar Parisi u vizitua nga një numër rekord prej 40 milionë vizitorësh.

v.l/ Dita

December 9, 2018 19:55
Komento

2 Komente

  1. kesaj i thone shkoi per t'heq vetllat, nxori syte December 9, 21:53

    ju lumte protestat tani bejini shurren baçes se ekonomise

    IQ-ja frronge meriton cmim nobel

    Reply to this comment
  2. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET....... December 10, 18:42

    Proteste do te thote;nje uje qe rrjedh nuke qelbet.Protesta ne France e Belgjike jane kundra politikaneve qe me mashtrime rrembejne pushtete,si dhe kundra asaje superburokracie europiane qe po i merr frymen popujve te europes,duke goditur shtresen e mesme, e perkedhelur shtresen e larte,pa harruar se te varferit po kapin varferine ekstreme,sikurse ne Indi,apo Afrike.Mjaft me,dhe Gjykata e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut me ligjet e reja qe kane apovuar burokratet e Parlamentit Europian eshte kthyer ne nje shtojce te burokracise dhe pangopesise se pushteteve europiane,qe si shushunje o i thithin gjakun taksapaguesve Europian.Dhe se fundi nje NDAL i forte per politikanet mashtrues, do te ishte nje sherbim i madh ne mirnjohje per jeten,familjen e Europen ne progres Njerezor.Askush nuk ka te drejten njerezore e sidomos ligjore te rrembeje pushtetet duke mashtruar popullin,mashtruesit jasht te tre pushteteve.Babai i PAVARESISE se Shqiperise Imail Qemali ka thene;nje femije qe qane rritet,kurse nje popull qe hesht vdes.Protesto ne emer te jetes,vetes,familjes dhe Shqiperise e Europes ne Progres Njerezor.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim