Protestat në Janar! Të na kujtoni se kini vrarë shqiptarë!

December 29, 2017 12:47

Protestat në Janar! Të na kujtoni se kini vrarë shqiptarë!

Disa banorë të Kombinatit,
i shkuan Lulit në takim,
po në fillimin e mandatit,
protestat s’kanë asnjë kuptim!

Duro!-Lulash-të ikin festat,
dhe të na zërë Viti i Ri,
pastaj filloi-ti-protestat,
dhe nxirri Ramës ujë të zi!

Ne jemi shumë që s’e kuptojmë,
përse i bën fiks në Janar,
në këtë muaj-nuk harrojmë,
se si ke vrarë katër shqiptarë!

Ne që të gjithë ishim këtu,
me sy ju pamë-o maskarenj,
ndaj është çudi-se si këtu,
ka ende goxha budallenj!

Ka ende goxha budallenj,
që nuk gjykojnë kurrsesi,
ti-një nga peshqit e mëdhenj,
ke bërë këtu çdo poshtërsi!

Sikur të vrisje në Perëndim,
bashkë me shpellarin xha Sali,
është e sigurtë-mor Lulëzim,
se do të ishe në qeli!

Ne jemi ende Botë e Tretë,
ku ka me mijëra për kapistër,
kur vret dhe mbetesh deputet,
dhe pretendon Kryeministër!

Do arrestohen-ka thënë Lu,
peshq të mëdhenj-fiks në Janar,
një peshk i tillë je ti-o Hu,
sepse ke vjedhur dhe ke vrarë!

Protesta po-duhet të ketë,
them në çdo cep të Shqipërisë,
qëllim i vetëm mund të jetë,
mosfunksionim i drejtësisë!

Duhet të ngrihen valë-valë,
njerëzit nga Jugu në Veri,
që ty Lulash dhe djallin Salë,
t’ju sistemojmë në qeli!

Që ti-Saliu dhe të tjerë,
që edhe bufi sot i di,
s’shpëtojmë dot nga kjo kolerë,
nëse ju s’jepni llogari!

Prapë do gënjeni ca të gjorë,
po si gjithmonë dhe këtë muaj,
për zgjidhjet s’mund të jenë faktorë,
ca kriminelë të rangut tuaj!

Në datë Njëzet e Një Janar,
të ngrihet gjithë shoqëria,
dhe jo që ju t’ju heqim zvarrë,
por të vendoset drejtësia!

Të kapen peshqit e mëdhenj,
nëse qesim nuk foli Lu,
ju njohim mirë-o maskarenj,
ndaj turp të ketë kush vjen me ju!

Arben Duka 

December 29, 2017 12:47
Komento

8 Komente

  1. anticensurë25642654 December 29, 14:14

    “Protestat në Janar! Të na kujtoni se kini vrarë shqiptarë!”
    beno
    u bë rrokoko ky muhabet!
    se ai që u bë shkaku i demostratave,na e bënë president,se ai që ishte ministër na u bë aleat në zgjedhjet tallava,se ai që i nxorri në shesh(në pritë)sot tall karët me kujtimin e tyre!!
    se që të tre këta ndyrësira i dhanë detin varrezat dhe nënshtetësinë gërkut!!
    ndoshta ata duan të na i sjellin në mënd se çfarë bënë në janar të 7 viteve më parë,kurse ty asqë të dëgjon veshi për ato që kanë ndodhur tashti!!
    beno duke qënë se jemi nga i njëjti burim,si ai krahinor dhe ai i anës që luftoi për çlirimin e shqipërisë,nuk e di a na i kanë treguar njëlloj historitë prindërit tanë!!
    ata të mitë,më duken budallenj tashti,më kanë thënë se për këtë tokë për këtë shqipëri duhet të japësh jetën!!
    ata të tutë mund të ta kenë thënë,ndoshta, ndryshe!
    për jetën jip shqipërinë!?

    Reply to this comment
    • Tartufi December 29, 18:01

      Eshte mire te jeshe me kritika karshi qeverisjes,se ajo
      regullon me shume gabimet.
      Eshte mire ti kujtoshe opozites bajgat qe ka leshuar ne mes te ruges gjate kohes se qeverisjes se saj. Ti biesh
      opozites per bajgat dhe te leshe qeverisjen me gocilete e saj te perditsheme,kesaj i thone, Je hajvani qe gjysmat i kujton dhe gjysmat i haron. Ky lloj hajvani nuk i duhet askujt ne kete bote te ngatruar me bajga dhe gocile.

      Reply to this comment
  2. katarakti December 29, 15:03

    Mire e ke thene Beno. Me 21 Janar te ngrihet gjithe populli dhe te perkujtoje me qirinj ne duar ata qe vrane 4 deshmoret. Te protestohet se perse nuk eshte bere ende drejtesi, Perse Luli dhe Sala me gjithe ato qe kane bere nuk jane sot ne qeli. Por perkundrazi kercenojne perseri vendin me nje destabilizim te ri! Nuk u duhet lene iniciativa vrasesve. Shteti dhe qeveria duhet te tregoje forcen e saj. Jo siç bene Sala me Lulin me 21 janar duke vrare protestues te pafajshem, por duke u treguar ketyre kermave forcen e ligjit.

    Reply to this comment
  3. Kris 1 December 29, 15:18

    Mos e kujto me gjakun e Janarit.Ai u la sipas kanunit te Lek Rames me pare.Kish detyrime djali ne pushtet ndaj baba Saliut

    Reply to this comment
  4. Izeti December 29, 16:26

    O BEN ,o te dhente ZOTI jete e shendet familjarisht,,,,, . Mezi presim te lexojme …..faleminderit,,,,,,

    Reply to this comment
  5. Boston December 29, 17:47

    Urime poeti Duka.

    Reply to this comment
  6. T.Topi December 29, 19:44

    Pikë me njëztenjëshin,
    Mblodhe mjaft o bejtexhi,
    Tani thurr nja dy-tri vargje,
    Edhe mbathja për shtëpi !

    Se ç’kujton njëztenjëshi,
    Mos e bej pytjen dy herë,
    Se dikur, kur hapen lakrat,
    S’dihet se kush del i 10rë !

    Ktë ta them sepse drejtësia,
    S’e ka thënë akoma fjalën,
    Bëj durim, e prit pas dere,
    Sa ta hajë tutori ngjalën !

    Reply to this comment
  7. salushi December 31, 08:46

    I madhi Ben Duka…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*