Protestat në Maqedoni nuk janë më për një rast gjyqësor…

July 8, 2014 14:16

Protestat në Maqedoni nuk janë më për një rast gjyqësor…

Deklaratat e fundit të Nikolla Gruevskit në IRJM më kanë çuar ndër mend diktatorin Nicolae Ceaushesku, në çastet e fundit të pushtetit të tij, kur për të zotëruar këtë pushtet më tutje, kishte përdorur dhunë më barbare ndaj popullit rumun i hedhur në revolucion ndaj tiranisë. Demonstrata e fundit në të cilin ka folur, në stilin e tij gjysëmanalfabet, kishte degjeneruar në dhunë, sepse populli rumun nuk duroi më as ta dëgjojë këtë lider të urryer.  Dhe dihet finali i tij: u ekzekutua nga dora e revolucionarëve rumunë në ditën e Krishtlindjes së vitit 1989.

Në IRJM, Nikolla Gruevski është një lider i çartur që përdor inskenime e montime, dhe së fundi dhunë gjakatare kundër popullit shqiptar. Ai është në një botë tjetër, atje ku kontrollon gjithçka në stilin orëellian

Protesta e shqiptarëve në trevat e tyre etnike nën IRJM nuk janë më protesta të thjeshta për një rast gjyqësor. Ata janë protesta revolucionare, kundër qeverisë, kundër bashkëpunëtorëvë të tyre shqipfolës. Ky është REVOLUCIONI i shqiptarëve dhe kahja e protestave duhet të vazhdojë të jetë për të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar, për të drejtën e referendumit. Kur masat popullore ngrihen, liderët autokratë si Gruevski mbyllen në kështjellën e tyre e rërës dhe llomotisin kot. Ndaj vrullit revolucionar të një populli asnjë pushtet i kalbur nuk ka mundur të rezistojë, sado “profesionale” të jenë forcat e rendit.

 

Email në adresën

[email protected]

July 8, 2014 14:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*