Protestë e dëshpëruar e njerëzve të dëshpëruar

Bedri Islami November 23, 2014 14:00

Protestë e dëshpëruar e njerëzve të dëshpëruar

E gjithë ajo që ndodhi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në rrugëtimin mes selive qendrore të Kryeministrisë dhe të Kuvendit, pavarësisht se e pritur me aq shumë zhurmë e bujë, në fund të fundit, nuk do të ketë asgjë që të mbahet mend. Do të jetë njëra nga protestat patericë të një partie që, sa herë ka rënë nga pushteti, aq herë i është drejtuar rrugës për të riqeverisur dhe pak herë i është drejtuar mendjes.

Por, në ndryshim me atë që ndodhte më parë, opozita e sotme e di fare mirë se njerëzit që qëndrojnë ballë saj nuk do të jenë në sojin e atyre që braktisin vendin dhe i lënë bosh sallat e kancelaritë e tyre, e po ashtu, përballë vetes kanë një shumicë qeverisëse, e cila nuk e “pret” demonstratën e opozitës me pompat e ujërave, shkopinjtë e gomës, kërcënimet, e aq më pak, as që i shkon në mendje të qëllojë drejt tyre. Edhe sikur një mijë herë, ditë më ditë, të protestojë 2B shqupase përballë selive qeveritare, asnjërit nuk do i thyhet thoi i gishtit të vogël dhe as do t’i prishet makiazhi.

Përse ishte një protestë e dëshpëruar e njerëzve të dëshpëruar:

Ata që e thirrën protestën, pak para fillimit të saj, duke e ditur të vërtetën përse mbahet e gjithë kjo zallamahi, bën tërheqjen e parë politike, duke e simuluar gjithë ç’ka do të ndodhte në një protestë për probleme ekonomike, e thirrur nga populli!!, dhe së cilës ata do i përgjigjeshin. Në fakt, me këtë, ata i hoqën të gjithë kauzat përse mund të turfullojë e të protestojë një opozitë. E lanë atë në mesin e rrugës, në besimin e rremë të një farë Gëzim Kalaje, në agjitpropin e një farë Gride, dhe në fund, në thirrjen e Bashës se, këtë qeveri, nëse nuk ikën vetë, do e rrëzojmë.

Një demonstratë, ashtu si e kishin reklamuar me të gjithë llojet makabre të imazhit sferat susllove të medias shqupase, duhej të kishte një detyrim të shfaqur politik, një kredo politike dhe, në fakt, për gjithë ditën e ditës, njerëzit ishin thirrur pikërisht për këtë. Befas në çastin e fundit ndodhi i gjithë devijimi i një loje politike, e cila sapo ka filluar, por që do jetë e pranishme të paktën edhe në shtatë vitet e ardhshme. Heqja e motivit politik, kthimi i një proteste ndaj atyre që vetë ata kanë lënë pas, dhe të cilën e di fare mirë çdo njeri që ishte në atë grumbullim, më shumë se gjithçka tjetër, ishte dëshpërimi i liderëve, të cilët, pas sondazheve të bëra, e morën vesh se e vërteta nuk është në reklamat e stisura në TV, por shumë më thellë se kaq. Liderët e shpallur e të fshehtë të PD-së e dinë fare mirë se protesta e thirrur prej tyre nuk i sjell në pushtet, as një qind të tilla nuk i sjellin ato, edhe sikur të bëhen nga të njëjtit njerëz në çdo fundjavë. Dëshpërimi liderit ishte se edhe vetë ata nuk i besonin kryetarit de jure të tyre dhe thellë-thellë janë lodhur me marritë e kryetarit de fakto. Aq më shumë kur lexojnë nga ai se në shesh ishin 250 mijë njerëz, dhe se këto njerëz, janë përmbysësit e ardhshëm të pushtetit.

Ishte një protestë e dëshpëruar, sepse edhe motivi ekonomik ishte i mbartur dhe jo i krijuar. Ideatorët e këtij kaosi ekonomik ishin aty, në rrjeshtat e parë, të vetëdijshëm se çfarë kanë bërë, e po ashtu, të vetëdijshëm se kthimi i tyre në pushtet, përmes “kaosit” ekonomik, tashmë është një temë e së kaluarës. Strukturat qeveritare e kaluan testin e parë të mos helenizimit të pushtetit, kjo rrit dëshpërimin shqupas, por nuk do të thotë se është në dëmin e vendit. Në të kundërtën, është në të mirën e saj.

Të mbledhësh në një shesh në Tiranë, pas një viti e diçka më shumë të një qeverisje, diçka më shumë se 11 mijë njerëz, do të thotë se ende nuk je ngritur nga gremina ku të kanë hedhur votat një milionëshe të 23 qershorit. Ëndërrimi i Bashës ishte për 200 mijë njerëz, por kur merr mesazhin se rrugës nuk janë më shumë se një e njëzeta e ëndrrës së tij, e kupton fare mirë se, sado të trashë zërin e të bëjë të fortin, gjithçka është dëshpërimisht e dështuar.

Shqipëria, është normale, do të ketë shumë më tepër opozitarë se ata që dalin në sheshe, si ishte ditën e djeshme. Opozitarët e kësaj qeverie janë ende në skalionin e tretë të hallkave të pushtetit, janë edhe në piramidën e saj, në Presidencë, në sistemin e drejtësisë, në bandat e rrugës, në tritolxhinjtë. Ashtu si janë edhe në gabimet qeveritare. Është e dejtë ta mendosh botën dhe qeverinë ndryshe. Por njerëzit që ishin prijës të kësaj demonstrate ishin vënë në provë 8 vite me radhë dhe më keq e kishin lënë se e kishin gjetur; më shumë e kishin vjedhur se sa e kishin ruajtur; më shumë kishin ngritur vilat e tyre se sa kishin menduar për hallet e njerëzve. Janë tepër të paktë ata që nuk e dinë këtë, ndaj edhe entuziazmi i turmës fillonte e rrudhej pas skalionit të parë, deri sa kalonte në heshtje.

Fjala patetike e Bashës të ngjante me një kopje të vjetër të shefit të tij politik. E njëjta çjerrje zëri, i njëjti mentalitet, e njëjta shterpësi. Nuk vinte prej saj asnjë lloj mesazhi, asnjë lloj ideje, veç asaj që lidhej me padurimin e riardhjes në pushtet, por edhe më shumë se kaq: për një vazhdimësi të mendimit të keq, thellësisht kërcënues, para së cilit mund të gjendet edhe një herë politika shqiptare. Në fakt, ai fjalim, dëshmoi se politika e pëdëiste ka mbetur ende në bunkerin e së shkuarës, ata ende nuk kanë bërë asnjë hap për të dalë jashtë izolimit bunkerist, metodologjia dhe mentaliteti i shfaqur ishin një vazhdë e natyrshme që vinte nga koha e kërcëllimit të dhëmbëve, mureve politikë dhe bunkerizimi i ideve.

Duke dëgjuar Bashën më është kujtuar një ngjarje e pranverës së vitit 1992, kur Berisha, i sapozgjedhur President, erdhi në një takim në Shkodër, me përkrahësit e tij në PD. I fryrë nga ndjenja e fitores, që e mvishte të gjithën mbi vete, disi donkishotesk, megjithëse ende i besuar, me ndjenjën e perceptimit të politikës si një vazhdim i luftës së klasave (ç’ka ndodhi edhe dje në fjalimin bashior), euforik si është ende në natyrën e tij, shpërfillës ndaj vlerave, ai iu përgjigj pyetjes së çfarë mund të ndodhte nëse socialistët vijnë edhe një herë në pushtet.

Fytyra e tij u egërsua, tiparet morën shpërfytyrimin e zakonshëm kur çmeritet, ngriti kokën dhe tha se: “Edhe për 50 vite socialistët nuk vijnë në pushtet në këtë vend, ne nuk do i lejojmë të vijnë më në pushtet!”. Në fakt tre muaj më pas, në zgjedhjet e pushtetit lokal, socialistët rierdhën. Jo për meritë të tyre, por për egërsinë e të parit të fisit pëdëist.

E njëjta gjë ishte edhe dje. Berisha e ndjente se koha e tij kishte përfunduar. Asgjë nuk mund ta sillte më atë, asnjë përmbysje nuk mund të ketë më dhe në fund të fundit, asgjë nuk mund të varet më nga ai dhe statuset e tij në rrjetet online. Më është kujtuar sepse e njëjta egërsi rierdhi edhe përmes pamjes së një lideri që mendohet se është i ri, i emancipuar, por që në fakt është kopja e keqe e më së keqes së shefit të tij.

Protesta mbaroi. Njerëzit shkuan në shtëpitë e tyre, nga kishin ardhur, shumica nga larg, duke i thënë vetes: “Përse shkuam?!”. Liderët darkuan përsëri në sallat luksoze dhe ndjenë një rigjallërim se mund të jenë ende dikush. Bunkeri hapi portat e tij, por nga bunkerizimi i politikës asnjë nga shqupasit nuk është i zoti të dalë. Të gjithë çelësat e të gjitha dhomave i mban një njeri. Ky dihet, mjerisht ka pas vetes një klonim politik të çuditshëm, pas së cilit, askush me mend nuk mund të shkojë.

Njerëzit e dinin këtë, ndaj ishin pjesë e një proteste të dëshpëruar.

Bedri Islami November 23, 2014 14:00
Komento

25 Komente

  1. Fariu November 23, 15:13

    Je i madh Bedri Islami! Nje fjale e urte popullore thote: Pordha ne hale nuk qelbet” do te me falesh per fjalorin. Por partia e 2B-ve eshte bere nje hale me shume ere dhe kjo ere nuk mund te marrin vesh se cfare ju thote mendja juaj e ndritur! Te lumte i nderuar se na mban me shprese me keto shkrime,se ketu tek neve eshte bere m…. mullar!

    Reply to this comment
  2. desa November 23, 15:21

    TE KESH BUKE DUHET TE PUNOSH
    TE PUNOSH DUHET TE MOS JESHE DEMBEL
    TE MOS SHKOSH NE BURG DUHET TE MOS VJEDHESH!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Natasha Xhagolli November 23, 17:11

    Sado te jete numri i atyre qe ishin ne shesh, ata duhen respektuar,pasi jane popull dhe populli ka shume halle. Jane pak te stisurit dhe ata qe blihen per te dale atje. Kerkesat ekonomike jane evidente dhe keto kjo qeveri per fat te mire i di. Kjo qeveri po punon. Qe te zgjidhen gjithe keto halle nuk mjafton kjo pune e bere gjer me tani, si dhe kaq kohe ne dispozicion. Mandati sapo ka nisur, lerini njerezit te punojne… Nje opozite tregohet jo konstruktive kur nuk pret,por organizon te tilla demonstrime duke shfrytezuar viktimat, per fat te keq krijesa te saj nder vite. Megjithate, per te mos mbetur ne lojen ” e ka, kush e ka…fajin” mire eshte qe ata deputetet e djathte me mendje te kthjellet qe s’dolen ne shesh pikerisht per kete paradoks, duhet te organizojne hyrjen ne kuvend ku te flitet e te kete perballje per problematikat e medha te ketij vendi. Ky do te ishte nje qendrim i drejte i nje opozite konstruktive.

    Reply to this comment
  4. miri November 23, 17:26

    Ne protesten e djeshme ishin tre grupime .Mafja qe eshte ne kupolen drejtuse grupi i dyte hajdu.tet dhe kreminelet dhe grupi i trete budallejt qe nuk kuptojne as nga ekonomia as nga mashtrimi politik.keta te ngallin vertet neveri .Keta me kujtojne fshataret ne librin NJE AMERIKAN NE OBORRIN E MRETIT ARTUR Momentin kur feudali i fsatit u ben thirrje fsatareve dhe u thote vritni ata fshatare qe hane fiqte e mi dhe fsataret sulen me ckishin ne duar per te vrare bashkfshataret e tyre

    Reply to this comment
    • JOY -72 November 25, 22:37

      o i mencuri miri ; une hyj tek grupi i budallenjve se nuk jam as mafioz,as hajdut as kriminel,,,po te pakten nuk jam bythlepires si ty e shume te tjere ne kete forum,,,,,te pakten e kam guximin ti kerkoj te drejtat e mija kur me preken jo te rri aty si buf te degjoj pallavrat e kallomit qe ben lojra fjalesh sikur te ishte 1 quiz show kur ta kuptoni qe asnjera pale as PS-ja as PD-ja nuk e kane mendjen tek hallet e popullit do jete shume vone,,,,ne qofte se i ke harrur premtimet para zgjedhore ti kujtoj une ty edhe te gjitheve letargjikeve socialiste,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!

      Reply to this comment
  5. Illo November 23, 18:35

    Karakteristikat dalluse te protestes se 22 Nendorit, une e gjykoj se , jane tre :
    1.- Protoganisti Altin Goxhaj zevendesohet pa problem me sindikalistin , Kalaja .
    2.- Lufte fronale ndaj matesve elektrike dhe c’do lloj matesi ne kete bote . Energjia nuk eshte mall . Ato jane elektrone , qe levizin kuturu .
    3.- Ne demostraten e arthme nuk mund te paraqitesh pa mbajtur ne dore matesin elektrik , ose ate te ujit .
    Fryma e demonstrates kishte karakter gjithperfshires . Ishte ne mbrojtje te antiligjit dhe hajduterise masive . I. Foto

    Reply to this comment
  6. Taulant November 23, 20:17

    Enveristi mbetet enverist.Mashtruesi mashtrues.Vjedhesi i kuponave te shoken ne konvikt mbetet vjedhes sepse e din qe jane dokra dhe don ti shese.Nuk gjete ndonje te verteten kerkesen e aj turme dhjetra mijeshe

    Reply to this comment
  7. Arben November 23, 20:46

    PROTESTES I MUNGONTE MOTIVI DHE MORALI.

    NUK MUND TE NGRIHESH TE PROTESTOSH PERSE TU NDALUA VJEDHJA

    QE DERI DJE E BEJE PA TE KEQ!!!!!

    NUK KA MORAL KJO.

    Reply to this comment
  8. artur November 23, 21:45

    Personi ne foto,vetem qe nuk e ka shkruajtur ne balle qe eshte malok.

    Reply to this comment
  9. MERIMANGA E KUQE November 23, 22:37

    PROTESTA DO KETE NE CDO KOHE POR ER NJE MIRQENJE ME TE MIRE QE TE MARRIN TE GJITHE SIPAS PUNES QE BEJEN PO QE TE PROTESTOSH SE STE FUTIN NE BURG PER ATO QE KE VJEDHUR NJE SHQIPERI TE TERE KJO ESHTE MARREZI KUSH E DEGJON E E SHIKON ATA QE S KISHIN VJEDHE IKEN ME BISHTE NE SHALE KURSE HAJDUTET E KRIMINELAT IKEN NGA PROTESTA TRIUMFATOR ?

    Reply to this comment
  10. sali-21-janari November 23, 22:49

    gjysma e tyre kane qene hajduter te partise se shqupit molok nga veriu qe genjehen per 5 pare spec neve kemi pare edhe HAJDUT BRECANIN ME FLORENC KRIMINELIN BARK DERRAT E SALIUT NJE TUB MALOKESH HESAPI VETEM ¨PLAKAT E TYRE SI KAN MARR ME VETE SE MOS JA U FUT NJERI DUART

    Reply to this comment
  11. shaban November 23, 22:51

    Jo o Arben nuk mund te ngrihesh pse tu ndalua vjedhja por mund te ngrihesh kunder atyre qe te vjedhin dhe sajojne lloj lloj mashtrimesh si rasti i heqjes se fashes prej 300 kw me pretekstin se kjo i sherbente vetem hajduteve.Anuk kishte mundesi shteti te kapte hajdutet sic dhe po i kap dhe te mos ngrentecmimine energjise por shteti i ka bere mire llogarite sepse duke e ditur se shumica jane ata qe nuk kalojne fashen prej 300 kw duke hequr kete fitimi eshte shume me i madh.

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi November 24, 00:52

    Në protestë mendoj se ishte pjesa e përkëdhelur e popullsisë mospaguese ,pjesa antishtetformuese dhe injorantët që shiten e blihen lirë!? Pjesa shtetndërtuese dhe populli pagues i detyrimeve nuk ishte!? Duhet gjetur ilaçi që të mos gjenerojë më ky paradoks protestues!!? Nderime autorit për këndvështrimin interesant!

    Reply to this comment
    • Aldo November 24, 16:02

      Injorantët që shiten e blihen lirë?? Dmth babain tim qe e hoqen nga puna pas 21 vjetesh e del ne rruge per mos rritjen e energjise elektrike qenka injorant?? O zoti.Pellumb a sna thua cfare ishin atehere ata qe kishin dale ne 21 janar?? Kokepalare ka thene ai bashkekryetari i pozites. Edhe ti te kta hyn??

      Reply to this comment
  13. Samir November 24, 03:05

    Protesta eshte nje forme per te shprehur pakenaqesine ose kundershtine ndaj qeverise qe eshte votuar ne pushtet. problemi ne kete rast eshte se nje pjese e shkaktareve te problemeve te ketij vendi ishte ne rradhet e protuestuesve. Cfare ironie!
    pavaresisht kesaj, qeveria duhet te degjoje nevojat e qytetareve dhe te beje ceshte e mundur ti ndihmoje! Ata nuk jane te gjithe saliste ose hajdute elektriku. Jane shume votues te majte qe do te donin te ishin ne ate proteste, por fatkeqesisht Saliu e Lulezimi ishin ne krye saj. Mjerim!

    Reply to this comment
  14. socialisti bythpambuk November 24, 05:10

    Z . Bedri.
    Mjaft me me Saliun dhe Lulin, merruni me Ramen sepse 2 te paret duhet prej kohesh te ishin ne burg.

    Reply to this comment
  15. Sali Qerozi November 24, 06:36

    DO DALIM ME 1 DHJETOR NE PROTESTE PERPARA BASHKISE PER MUNGESEN E KRYETARIT TE BASHKISE NE PUNEN E TIJ. AS RRUGE, AS TROTUAR, AS GJELBERIM, AS PASTRIM, AS RREGULL, AS SEMAFOR, AS VIZA TE BARDHA. “LULZIM JEP DOREHEQJEN”, KJO ESHTE MOTUA E PROTESTES.

    Reply to this comment
  16. [email protected] November 24, 09:33

    Nji shkrim real dhe pa pathos !
    Ke qef ta lexosh sepse realiteti eshte realitet dhe shume i dukshem !
    Kurse per cetniket serbe ne shqup……No Koment !

    Reply to this comment
  17. era November 24, 10:20

    o shqiptar, kur do ngrihesh dhe te protestosh per veten tende o i mjere?!

    Protesta nuk ka moral se drejtohet nga te pamoralshem. Ata qe protestojne jane dhjamur nga pushteti i cubave dhe nuk e kane problem jo vetem pagesen e energjise por gjithcka dhe jane po aq te pamoralshem sa drejtuesit e tyre.
    Nese protesta do te drejtohej nga njeres me moral kishte edhe perse te protestohej. Disa komentues nuk ka nevoje te bejne avokatin e RILINDJES.

    Nje proteste e drejtuar nga opozitare te vertete dhe me moral,se pari do ti kerkonte qeverise pse nuk po mban premtimet, te beje Sistemin Drejtesise, se pa ate te gjithe te tjerat jane kulla prej rere.
    Se dyti cmimi i energjise, nese ti po krijon task force per te mos u vjedhur energjia dhe te gjithe te zbatojne ligjin dhe ta paguajne, ate atehere te jeni te sigurte se nuk kishte nevoje te ngrihej cmimi i energjise.

    Ata qe e ngrene cmimin, natyrisht qe nuk mund ta kuptojne cdo methene qe te moshuarit te rrijne gjithe dimrin me batanije krahut brenda ne shtepi, edhe pa u ngritur cmimi. NDERSA TANI I BIE QE EDHE PRESHIN TA HAME TE GJALLE.
    Une nuk votova per kete RILINDJE.
    Une votova qe edhe mbesa ime qe ka te jatin pa pune dhe mezi ushqehen te kete mundesi te shkollohet.
    Reformen ne arsim e nisi saliu i serbeve dhe po e bitis Rama i RILINDJES. Mendoni kush plehre e ekstrakorruptuar eshte ne krye te universitetit publik.

    Me kete qe po behet po me duket si nje nuse qe e ka prapanicen te palare dhe buzet nje oke me te kuq. Ta gezojme RILINDJEN.

    Reply to this comment
  18. bardhi November 24, 10:57

    ore zoteri je rreshtuar ne redhet e rilindasve qe po rilindin sorollopin e koherave te tyre te arta. Komunistet jane kthyer ne qeveri jo me si komunist por si ervinista. Me bej nje liste te gjithe atyre qeqeverisin sot dhe do shikosh qe kane te gjthe nje familje. FAmiljen exhaxhi enverit. Kush ishte dje ne socializem ne maje eshte sot prape dhe me e keqja eshte se ata nuk jane me socialista por kapitalista te paskrupullt, qe drejtojne shtetin jo me parime dhe ligje por me taraflliqe dhe hajdutlliqe, Asgje sk ndryshuar nga koha Saiut, u ulen hasanet u ngriten hysenet. Populli vuan dhe ky realitet shikohet kudo. Zgjohuni milet dhe mos e lini me vehten tju bojn budallenj 1 Edvin me banden e tij sic ishte Saliu me banden e tij. Ne Shqiperi ka historikisht vetem diktatur pa moral, ne shkaterrojme cdo gje te mire, se udhehiqemi gjithmone nga legena te semure. Cfar ka bo Edvini deri tani? Asgje dhe ska per te bo asgje deri ne fund dhe ne do ta zgjedhim perseri se keshtu i do mushka drute, Ne i nxjerrim syte njeri tjetrit per nje mendim te lire, dhe u lepim bythen te gjithe atyre qe na shkerdhejne me liber shtepie. Qeka shkrim real.. thote nje aty siper, ku eshte realiteti, qe 20.000 njerez kane dale ne rruge me kerku pune apo qe 2 milion te tjere skane pune e buke te hane. Maskarallek eshte ky shkrim zoti Bedri. Sa e ke rrogen zotrote? Sa te paguan qeveria per te mbyllur te verteten? Pseudogazetare ka plot, kujto pak Lulin e vocerr… kerkoje dhe do ta gjesh ne cdo cep te Shqiprise. Vdiq enverizmi, rilindi ervinizmi, por nuk flen salinizmi.

    Reply to this comment
  19. Mal Uka November 24, 12:11

    Kure do i nallet guri i mullinit te tbluarit veq ballgur per kuaj te gjungllave
    ketij djalit te zenel tullumit Eshte teper neveritese qe per dite tna maje ders
    neper gazeta nje punetor i specializuar i Shikut te zerit te shterrur te zerit
    te hamamit Kapaciteti i propagandes qe e ka fetyren gjak vrasjesh
    Bedri tullum shejtani nuk ka te nalun Patriopordhizmin e tij njef kosova
    Kryetari i Lahperave te kosoves (LPK) U be ndermjetesues kryetar
    nderlidhes i sherbimeve kallukrangja qe edhe sot e therin ne palce kosoven
    Bedri madrilli qe bane barren e rane te jetimve te kosoves Se ua nderpreu te qeshurat
    e gezimin me prind Per fitimin e tij nga fondi ,,Vendelindja po ethet e buhert me qena)
    te tipit Bedri jetimi i lulit te vocerr Qe edhe gjakun e babajt te tij e harroj Nga se per hater te nanes se ngelur vejushke Partijashet bedriut ia lemune faqet dhe e beren telall
    te pa nreqeshem te zerit te rrenave envero-staliniste Tullumi i vogel i zenelit
    Ia kalon Migjenit me shprehje e pratori Por dallimi qendron Se Migjeni ishte realist
    E Bedrija eshte ma shume se rrenacak si tengjerja pa kapak Me ftyre gjade e sokak
    Kosovaret e quajn Halabak!

    Reply to this comment
  20. Garipi November 24, 16:53

    Keni 24 ore qe nuk shfaqni komentet ne online!
    Ne fakt keni disa dite qe nuk jeni ne rregull me kete faqe!
    Ne se nuk keni njerez te afte per kete pune,mund te shkoni e te kerkoni tek USHTARI I PANJOHUR se atje do gjeni SPECIALISTE ME TE ZOTE TE IT-se!!!

    Reply to this comment
  21. Mark uk November 24, 19:13

    Shifni demostraten paqsore te PD dhe krahasojeni me demostraten e huligantve te PS.Po shifni se pse u be kjo e te djathteve dhe te majtve.E para per karriken e Edi Rames E dyta per rritjen e papunesis per rritjen e krimit. Per rritjen e taksave. Ka arsye te tjera pathujse ne te gjitha drejtimet. Kjo qeveri kryeminelesh po bene te kunderten e asaj qe ka premtuar.

    Reply to this comment
  22. SuloKapedani November 24, 23:57

    Protesta ishte plotèsisht paqesore sepse nuk pati polic me skafandra dhe gardist me snajpera per ti qelluar protestuesit.Ai qè nuk i shikon keto gjèra janè tamam si tè verbrit e Saramangos.dhe aq mè tepèr jane si tè ftuarit e blendi fevzos pèr mos tè pèrmendur tè tjerè fundèrrina trashègimtarèsh tè bashkèpuntorève tè fashizmit dhe ish zogistave mbeturina hajdutèsh.Zoti Islami ne shkrimet e tij perfekt dhe i dobishèm pèr komunitetin.

    Reply to this comment
  23. METEH November 25, 08:53

    Z.BEDRI,ju pergezoj per analizen qe beni,siperher i sakt.Opozita e sotme nuk ka sy e faqe te dal ne “SHESH TE BURRAVE”,pasi eshte menderosur deri ne fyt me zullumet qe ka bere vet sidomos ne 8 vjetshin e fundit qeverises.Basha zengjirrur nga tmerri Berishjan do te fliste,ndryshe populli duhet te ikte,G.Kalaja duhet te fliste,pasi ai kishte dekoruar Saliun per favoret qe i kishte bere ne pervetesimin e pasurive te kampeve te pushimit te punetoreve,ata qe mbanin banderolat & flamuret PD-ist-ishin raca ESMERE te koshave te kanaçeve-fukarenj.Duke qene se PD eshte akoma me brek neperkembe,i duhej kjo shkundje pergjumsie per te tatuar pulsin e vet LULIT,i cili po ndjen se perkrahesit e OLLDASHIT po shtohen dita-dites dhe,kjo me shume po tremb SALIN,pasurin e familjes se tij perrallore te vene qe nga firmat piramidale e deri ne shitjen e gjithshkaje ne kete vend,i trembet ndonje arrestimi te mundshem NQS do behet drejtesia ne kete vend.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*