Protestë e refugjatëve në Greqi, rritet numri i policëve

March 27, 2016 12:15

Protestë e refugjatëve në Greqi, rritet numri i policëve

Refugjatët e bllokuar në fshatin Idomeni, i cili ndodhet në vendkalimin kufitar greko-maqedonas, mëngjesin e sotëm janë mbledhur sërish dhe në një numër më të madh për të shprehur revoltën e tyre kundër mbylljes së të ashtuquajturës “rruga ballkanike”,

Autoritetet greke u bëjnë thirrje refugjatëve që të largohen nga Idomeni për në kampe të tjera, me qëllim që më pas të aplikojnë në programin e Bashkimit Evropian për zhvendosjen e refugjatëve, por shumica e refugjatëve nuk i besojnë këtij programi dhe refuzojnë të largohen nga Idomeni.

Për këtë arsye, ata që nga dita e hënë në shenjë proteste mbajnë të bllokuar hekurudhën ndërkombëtare, por mëngjesin e sotëm numri i protestuesve është rritur dukshëm.

Ndërkohë edhe numri i forcave policore greke vazhdon të rritet, me qëllim që të mbajnë refugjatët larg gardhit të ndërtuar nga ushtria maqedonase. Në radhët e para të protestuesve të cilët ndodhen rreth 150 metra larg gardhit, qëndrojnë persona me aftësi të kufizuar dhe fëmijë./E.T

March 27, 2016 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*