Protestë me plehra para Kryeministrisë, ndalohen ish-të përndjekurit

Redaksia Online June 12, 2013 09:56

Protestë me plehra para Kryeministrisë, ndalohen ish-të përndjekurit

Ish-të përndjekurit politikë kanë tentuar sot të protestojnë një një formë të re, por janë ndaluar nga policia që në momentet e para të iniciativës së tyre. Skënder Tufa, kreu i shoqatës ë ish-të përndjekurve politikë dhe 2 ish-të përndjekur të tjerë janë shoqëruar paraditen e sotme në polici, pasi tentuan të hidhnin plehra në trotuarin para Kryeministrisë. Ish-të përndjekurit janë ndaluar menjëherë nga policia, e cila i ka shoqëruar në komisariat pas marrjes së sinjalizimit për aktin e tyre.

Ish-të përndjekurit politikë janë shprehur shpesh në media se mbahen nën mbikëqyrje nga policia, e cila i ndjek në çdo lëvizje nëpër qytet, çka është konfirmuar disa herë pasi ata janë ndaluar para se të protestojnë sipas mënyrës së tyre.

Pak ditë më parë kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë, Skënder Tufa, u ndalua bashkë me të përndjekurin Petrit Lico, pasi u dyshuan se po montonin dy bomba molotov për t’i hedhur para Kryeministrisë.

Kjo nuk është protesta e parë që ish-të përndjekurit politik bëjnë me pretendimin se nuk kanë marrë këstet e dëmshpërblimit nga qeveria për vitet e burgut.

Redaksia Online June 12, 2013 09:56
Komento

2 Komente

  1. Gaforrja June 12, 13:22

    Nuk eshtë vetem policia qe i ndjek! Burri i nje shoqes time intime,i ka thene gruas se vet se ai punon si civil ne largesi per kryesorin drejtues te ish te burgosurve(ajo nuk permendi emrin, ne kepucen e te cilit kane istaluar nje radio trasmetuese prodhim i fundit rus qe punon pa nderprerje baterie(furnizohet renia menjehere nga dielli)per 9 muaj!Po kështu shteti paguan duket agjente te tjere ne ndjekje te tyre!Shume mire qe protestojne, por duhet te nderrojne gjithshka qe kane veshur cdo 3-4 dite!….Shoqja me tha se ne Tirane ka disa pika spiunimi qe kontrollojne te gjitha bisedat telefonike…Them se burri i saj i ka treguar sekrete qe duhen parë!…

    Reply to this comment
  2. Mark.uk June 12, 17:45

    Me burrin e shoqes a paske rregulluar te lumte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*