“Protestë për Babalen, këtë mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin”

May 24, 2018 14:00

“Protestë për Babalen, këtë mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas përfundimit të seancës plenare deklaroi në një prononcim për mediat se organizimi i një proteste për “Babalen” mund të vijë vetëm nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Duke iu drejtuar pyetja se përse forca e tij politike e akuzon me ngulm opozitën për bllokimin e hapjes së negociatave, Balla u shpreh se ky qëndrim vjen pasi “një ndër kriteret më të rëndësishme të  vlerësimit nga institucionet e BE-së dhe vendet anëtare është dialogu politik konstruktiv”.

“Prirja e PD-së prej kohësh për t’u përshkallëzuar në një debat politik pa kauza dhe pa bazë, i cili dhunon Kuvendin e Shqipërisë, qoftë në seancë plenare, qoftë në sallat e komisioneve e dëmton dialogun politik.

Është e gjithë balta made in Shqup që prodhohet në mënyrë të përditshme e që shpërndahen në e-mail-et e deputetëve dhe “Facebook”-et e kryeministrave të vendeve anëtare në një moment shumë të rëndësishëm”, ka thënë Balla duke shtuar se “të thërrasësh një protestë për “Babalen”, këtë mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin dhe ky është derexheja në të cilën ka degraduar PD, por që po merr si një gur të rëndë gjithë opozitën me vete.”

I pyetur për momentin se kur do t’i bëjë publike faktet që ka deklaruar se i posedon përkundrejt kokainës së kapur në Maminas, ku përfshihen drejtues të lartë të Partisë Demokratike, ai tha:

“Në dallim nga personazhet e SHQUP-it, unë i qëndroj asaj që kam thënë dhe ndjek me vëmendje gjithçka që do zbulojë Prokuroria në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese, qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë, me qëllim që kjo çështje të zbardhet, e kur të zbardhet ju do të më jepni të drejtë mua për gjithçka që kam thënë.”

Pyetjes nëse ai komunikon me prokurorinë për marrjen e informacioneve, ai i është përgjigjur:

“Nuk kam asnjë lloj komunikimi për këtë çështje me asnjë nga këto organe që ju i referoheni, por dua të them shumë qartë që ajo që kam thënë është një prej arsyeve që e ka bërë këtë opozitë të hyjë në këtë situatë kaq të vështirë për veten e vet, në një ditë kur Kuvendi i Shqipërisë si rrallë herë paraprin një vendim shumë të rëndësishëm, sikurse është vendimi i KE-së për hapjen e negociatave.”

Balla i ka bërë apel Prokurorisë që çështja e audio-përgjimit të hetohet me intensitet, në mënyrë që opinioni publik të sqarohet për kaosin e krijuar së fundmi.

 

s.a/dita

May 24, 2018 14:00
Komento

8 Komente

  1. rapsodi popullor May 24, 14:21

    Ja dhe shoku Balla,
    copa e katunarit,
    me gojen shtremberuar,
    nga “Vegla” e Kryetarit…
    kur do Edi Rama,
    qe popullin ta gajase,
    nxjerr te flase Ballen,
    katunarin kok-rrase.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 May 24, 14:53

    Ju bete proteste per Ilir Meten qe me pas doli i paster si flori dhe pa kerkuar falje publike u shtrite ne nje shtrat me te

    Reply to this comment
  3. Alban Dega May 24, 15:41

    BABLJA I VLORES DHE…
    HAVALJA E SHQIPERISE !

    PARTIA NE SHERBIM E NE MESHIRE TE :

    1- NJE NARKOTRAFIKANTI,
    2- NJE HUMAN TRAFIKANTI
    3- NJE KUSARI MAKINASH
    4- NJE RRENUESI TE FAMILJES SE VET
    5- NJE PIJANECI E BURGAXHIU KRONIK !

    ESHTE PARTI

    1- NARKOTRAFIKANTESH,

    2-HUMANTRAFIKANTESH,

    3- PARTI MEGAKUSARESH

    4- PARTI VRASESISH SERIALE,

    5- ESHTE PARTIA E VETSHKATERRIMIT E
    DEGJENERIMIT TE VETVETES !

    ESHTE PARTIA SALI LUL MUL EDI ALIBE BABALJA… E SHQIPERISE !

    ESHTE HAVALJA= FATKEQESIA E SHQIPERISE !

    Reply to this comment
  4. Alban Dega May 24, 15:42

    KUR UA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !
    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
  5. Edi May 24, 17:21

    Carcafet nen emrin e ketij Deges qe enderron sikur shkruan nga New Yorku jane gjithmone si ato reklamat ne mes te filmave. Askush nuk i sheh, nderron kanal deri sa ato te mbarojne.

    Reply to this comment
    • intelektuali May 24, 17:36

      Lere kete vampir te Enverit qe kendon elegji per Dinosaurit e Partise se Punes se eshte nge soji i spiuneve te Sigurimit me plot gjynahe ne historine e familjes te talebaneve vrastare te Enverit

      Reply to this comment
  6. intelektuali May 24, 17:57

    PROTESTA PER BABALEN ESHTE PROTESTA KUNDER MAFIES ENVERISTE TE INJORANTEVE ME PUSHTET O KATUNARI I XIBRAKES TAULANT BALLA

    Ne cilin vend te Botes Demokratike dy ministra rendi dalin ashiqare bythejashte zbuluar si Kapobanda droge?

    Pa Babalen Edvin Mashtruesi dhe gjithe PS – ja mohuan akuzat e opozites me nje arrogance te papare njesoj sic bene me Komisarin Dritan Zagani, Babalja me naivitetin e tij ja zbathi breket Edvini dhe e qiti ne publik si genjeshtar ordiner Kryeministrin tone Kaqol dhe Arrogant pa shkolle dhe pa inteligjence minimale si nje dede qe ra me lehtesi ne kurthin e Saliut.

    KUSH JA KA FAJIN EDVINIT QE ESHTE KAQOL?

    Qe mashtron si halabak per te mbrojtur Kapobandat e droges qe me doren e vet i beri Ministra Rendi?

    Pse nuk flet katunari i Edvinit Taulant Balla per REZILIN e Xibrakes ku kishte emeruar Ermalin e Enverit si administrator te kokaines qe e zbuluan gjermanet e Merkelit ku Edvini shkon dhe lutet gjuhejashte per antarsim ne BE?

    PO PSE ME MASHTRIME PSEUDO PATRIOTIKE DHE ME KOKAINEN E XIBRAKES DO TE HYJE TAULANT KATUNARI NE BE?

    Po budallenj si vetja e vet i mendon katunari i Edvinit, Taulant Balla evropianet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*