Protestë për Ballistin para Kryeministrisë, i vëllai: Rama të bëjë ç’mos…

July 29, 2017 19:44

Protestë për Ballistin para Kryeministrisë, i vëllai: Rama të bëjë ç’mos…

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë, duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të garantojë mos ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi. Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë kanë komunikuar me autoritetet kroate duke i kërkuar që të tregohen korrektë me rastin, dhe të mos lejohet ekstradimi i tij.

Protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë i bëjnë apel autoriteteve shqiptare që të kërkojmë lirimin e Ballist Morinës.

Të njëjtën gjë e shpreh edhe vëllai i tij, i cili ndodhet në protestë.

“Shteti të vijojë kërkesën për mos ekstradimin e vëllait tonë në Serbi. Ndryshe do të marrim qëndrime ekstreme”, u shpreh vëllai i Ballist Morinës, Xhevahiri.

Sakaq, edhe protestues të tjerë bëjnë apel për lirimin e tij. Një protestues nga Kosova thotë se për këtë çështje duhet të reagojnë edhe autoritetet kosovare.

Kujtojmë se Ballist Morina ngriti dronin në stadiumin e Beogradit teksa luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.

July 29, 2017 19:44
Komento

6 Komente

  1. Dragoljup July 29, 20:34

    Bravo me te tille trima nuk vdes Shqiperia or Tunxh,dhe ja e treguat veten ne mbrojtje te Ballist Mutines,a Morina si e ka,Po cfare qenerije,ne vend te ngriheni per ujin e dritat ngriheni kunder ligjeve te nje shteti tjeter.lereni patriotizmin bosh,po turruni kunder politikanve te korruptuar.Ballisti ka shkelur ligjin e nje shteti dhe ta vuaj me burg,sic e vuajti atje ne Shqipni kur u kap me pistolet pa leje,Ai ska lidhje fare me patriotizmin,druaj se eshte lidhje e fshehte e U.D.B-se.Doni edhe Shqiperi te madhe,juve e dhitet Shqipnin e vogel,do hani njeri tjetrin nese bashkoheni degjomeni mua,

    Reply to this comment
  2. vera e nxehte July 29, 22:42

    S’e kuptoj as protesten dhe as interesimin e ministrive shqiptare per ate qe i thone ballist Morina, megjithese nuk e di emrin qe i kane vene prindet. Duket si njeri i befotrofit. Si qytetar, nuk e di ne se eshte shqiptar, ministria mund te reagoje, por ku e di ministria se çfare ka bere ai ne Seri? Per çdo qytetar shqiptar qe shkel ligjin e nje vendi duhet te regoje shteti shqiptar? Me duket e tepruar dhe shume e ekzagjeruar. Pashe dhe reagimin e Sali Berishes; ai po se ai merret me çdo pune, por ky absurditet me duket i çuditshem. U dashka te falet Sali Berisha si kriminel se mund ta kerkoje qeveria e Kosoves dhe disa ” bashkevuajtes te tij”. Ne qoftese nuk keni me se te mirreni, merruni dhe me keto gjera.Vere e nxehte eshte.

    Reply to this comment
  3. vera e nxehte July 29, 22:43

    S’e kuptoj as protesten dhe as interesimin e ministrive shqiptare per ate qe i thone ballist Morina, megjithese nuk e di emrin qe i kane vene prindet. Duket si njeri i befotrofit. Si qytetar, nuk e di ne se eshte shqiptar, ministria mund te reagoje, por ku e di ministria se çfare ka bere ai ne Serbi? Per çdo qytetar shqiptar qe shkel ligjin e nje vendi duhet te regoje shteti shqiptar? Me duket e tepruar dhe shume e ekzagjeruar. Pashe dhe reagimin e Sali Berishes; ai po se ai merret me çdo pune, por ky absurditet me duket i çuditshem. U dashka te falet Sali Berisha si kriminel se mund ta kerkoje qeveria e Kosoves dhe disa ” bashkevuajtes te tij”. Ne qoftese nuk keni me se te mirreni, merruni dhe me keto gjera.Vere e nxehte eshte.

    Reply to this comment
  4. LORA July 29, 22:43

    Ministrat teknike I paskan dal per zot ballistit ,shqiptarit prej Maqedonie,,,pra nje qytetari maqedonas !!!!!!!!!
    Kur do pirdhen keta tekniket ?????

    Reply to this comment
  5. demo July 29, 23:48

    O Mateeeeooo!!!!!Ballist Morina na tregoi si clirohet Cameria.

    Reply to this comment
  6. Hajde dru me pre..... July 30, 05:03

    Shkoni ore trapa ne shtepi rrini prane familjes dhe gruas se do t’ua tundin te tjeret.
    “Ballisti” sic e kruajti bythen le ta paguaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*