VARGJE: Protestë “pse nuk u vranë dy deputetët?!”

March 12, 2015 16:15

VARGJE: Protestë “pse nuk u vranë dy deputetët?!”

Arben Duka
Politika ecën,
nga rengu në reng,
njëzet e ca vite,
vendin po mban peng!

Dhe tani që Rama,
kërkon të bëjë shtet,
një shkak për rrëmujë,
u gjet që u gjet!

Tema është e njëjtë,
dhe disa ditore,
se është në fakt,
tema kryesore!

Dikush rrugën tonë,
po e shtron me gjëmba,
se akuzat janë,
më shumë se të rënda!

Më shumë se të rënda,
një super skandal,
duket se PD-ja,
po shton kapital!

Kështu mendon Luli,
po nuk e ka mirë,
se dhe vetë në “vrasjet”,
është i përfshirë!

Është i përfshirë,
s’rrëshqet dot si ngjala,
se planin e dinin,
Palokja dhe Sala!

S’dihet qysh e si,
ata e mësuan,
as Fufit të tyre,
për turp – si treguan!

As Fufit s’i thanë,
këta të pabesë,
sepse prisnin vrasjet,
me durim e shpresë!

Sala me Lulashin,
duket njerëzit mblodhi,
se vrasja që prisnin,
për çudi nuk ndodhi?!

Përse proteston,
sot Sali Katrani,
them nga dëshpërimi,
që s’u bitis plani!

Komplot nuk ka pasur,
është e garantuar,
po ka qenë një plan,
shumë i djallëzuar!

Plani djallëzor,
sot është i kuptueshëm,
t’i shkojë në vesh Tomës,
të jetë i besueshëm!

Kundër Metës – pakt,
palët kanë menduar,
dhe u gjet në fakt,
një cub i penduar!

Mbas pas ca kohësh,
të gjithë do ta dimë,
Toma me kujdes,
është zgjedhur viktimë!

Duam – apo s’duam,
dihet midis nesh,
Toma – në PS,
ishte me shumë peshë!

Ndaj u gjet mënyra,
për t’ia thënë direkt,
se akuzë e tij,
do kish shumë efekt!

Ata që bënë planin,
e kishin menduar,
se Toma do fliste,
pa u përjashtuar!

Kjo lë pa dyshim,
shteg për të dyshuar,
përse për publikun,
qe kaq i vonuar?!

Që ditën që cubi,
ju shfaq sy më sy,
duhet ta kish çuar,
drejt e në qeli!

Nuk kish pse t’i rrinte,
ditë e natë nga pas,
dhe kaq gjatë ta mbante,
ndën mëngë si as!

Toma për skenarin,
nuk është autori,
po gjendet kollaj,
kush është profesori!

Gjendet krejt kollaj,
duke u hetuar,
ai që tek Toma,
cubin ka dërguar!

Dhe duke gjurmuar,
gjurmët e çdo trimi,
shumë shpejt mund të vemi,
drejt e tek burimi!

Sot është i braktisur,
ai që qe killer,
personazh i vetëm,
në gjithë këtë triller!

Nëse dhe hetimi,
më shumë dot s’lëviz,
atij do t’i mbetet,
çdo gjë në kurriz!

Hetimi do qe,
për të gjithë pauzë,
po PD-ja vrasjet,
i bëri kauzë!

Për të me të drejtë,
po dyshoj sot unë,
cili është shkaku,
që nxiton kaq shumë!

Pa u zbardhur “vrasjet”,
në Prokurori,
pse kokën e Metës,
e do në tepsi?!

Shumëkush sot po luan,
rolin e idiotit,
po ky është në fakt,
qëllimi i komplotit!

Ndaj bëhet protesta,
dhe rrëmujë e saj,
të dorëhiqet Meta,
ka – apo s’ka faj!

Ata thonë të iki,
të iki dhe pikë,
dhe me ta s’flet dot,
se nuk hanë logjikë!

Strategji e zezë,
lehtësisht kuptohet,
po nuk iku Meta,
vendi do bllokohet!

March 12, 2015 16:15
Komento

26 Komente

  1. ismeti March 12, 16:42

    jo vetem keto faca fashiste flasin mjaft ,te tjerat jan te teperta

    Reply to this comment
  2. Sallakja March 12, 17:22

    Gjynah ky bejtexhiu Duka,
    qenka bere per ti qare hallin.

    Reply to this comment
    • Edi March 12, 18:10

      O Duke, Duke, me tduket se te paska sjelle Likja nje kile raki skrapari!! Jepi Duke, jesi se shurren e Mones je duke pire o i zi!

      Reply to this comment
    • N.VJOSA March 12, 18:42

      Pa na bej nje vjershe me te mire se Duka ti @Sallake…
      Të shikojme si e kërcen Naplonin…!

      Reply to this comment
      • Sallakja March 12, 20:32

        Per N.Vjosa dhe Edi Rama

        Kish pas than nje Turk i vjeter,
        Se minaria n’thes nuk futet
        Me qen thesi dyzet meter
        S’pakut maja do ti duket.

        Reply to this comment
        • N.VJOSA March 12, 21:24

          Po ktu s’ka as Minare,
          S’ka as thes, ore Sallake
          Është një Përrallë në Shëndre,
          Nga një Rradake Torollake…

          Reply to this comment
    • Pilo Lala March 12, 19:20

      Arben Duka ka zbuluar skenarin, por nuk ka permendur emra, sepse Prokuroria eshte duke u marre me te.
      Ne te njejten kohe ka frike te thote qe skenaristi eshte Dritan Prifti me Sali Berishen dhe Frrokun.
      Prokuroria do arrestoje keto 2-3 dite 4 deputete. Gjejini vete kush jane…

      Tom Doshi akoma beson qe kjo eshte e vertete, sepse te gjithe “Vrasesit e penduar” , i silleshin rrotull, i uleshin ne gjunje, dhe ai u blente makina.

      Reply to this comment
  3. LOVE March 12, 17:48

    Sot ju ka rene zia
    nuk doli skenari
    ju ka vdek paria
    dhe 21 janari

    sot ne bulevard
    ja “ca pak shpellar”
    i treguan botes
    kush eshte qytetar

    po per ty
    o vaj medet
    thenke pa turp
    Rama do shtet

    shteti filloi me Divjak
    u djallos dhe ne Xibrake
    as shiritin nuk kishin prere
    kur i ra gjermanit ne ere

    Ju zune nipin e te ndjerit
    trimin e xhaxhi Enverrit
    ju ka ngelur vec babadhija
    Ilir Meta dhe LSI_ja

    qe sot jane lagjia Demostrata
    per kryetar bien theror
    si dikur Shkurte Pal Vata
    500 mij per nje tritol

    I vijne rrotull vec hangarit
    kta kopilat e zagarit
    kur te gjithe jane pa buke
    700 mij per kte kopuk

    dekllarata te thata
    nga Seli Maviu
    dhe kesaj here
    Fajin e ka SALIU

    O poet ,poet mavria
    kthehu me mire nga rakia
    se me Ilir e me Ram
    e bete Shqiperine
    BOKO HARAM !

    Reply to this comment
    • N. March 12, 18:48

      Love Saliut,
      Më mire te mos kishe shkruar fare, se qenke analfabete nga vargezimi….
      Edhe ata te Fillores shkruajne me mire se ty…

      Reply to this comment
      • LOVE March 12, 20:48

        eee tani nuk me con dot ne burg ,GJITHMONE DO SHKRUAJ
        [derisa moderatori te na ndaj 🙂

        pastaj une nuk shkruaj per N shkruaj per Netin 😛

        Hygoi shkruante :Sa me shume njoh njerzit aq me shume dua kafshet
        ne kete koh do thoshte :
        Sa me shume njoh Ilirin aq me shume Love Saliun 🙂

        Reply to this comment
    • bujo March 12, 19:07

      love ke ven emrin o klyshi saliut?shko ne shtepine tende te shpelle ariut.nuk je ti per bejte o trimi saliut se na jeni shtu.. si kakerthite e miut.ju o rraze e poshtme pse nuk ikni valle shporruni nga shqiperia ju o te perdale.ikni mbysni veten ju o shpellar trgojuni botes qe jeni per litar

      Reply to this comment
  4. myzeqeja e vogel March 12, 17:51

    bejtexhiu u degjeneron juve vrasesa hajdute hipokrite by…….ra

    Reply to this comment
  5. Lake Lala March 12, 18:14

    Ky bejtexhiu, nuk paska shkuar ne proteste… apo eshte pjese e mbylljes se skenarit te Saliut….Hahahahaha na shkrive, o talent i humbur kot, o poet qe duhet t’i bashkengjitesh “romancjeres” Zhelefine, se ajo mban fjalime-hartime dhe reciton si te jete nje talent i humbur .Lere Arbenin, se ai eshte ne profesionin e tij dhe ti nuk e arrin dot…. dhe ne mos na bej per te dh….re

    Reply to this comment
  6. Mark uk March 12, 18:21

    More klysha te komunizmot demostrata ishte masive dhe qytetari sikur te ishte vendi ma i kulturuar ne Europe.Kujtoni demostraten tuaj qe i benin thirrje popullit per lufte.Ju kujtohet thirrjaA e bllokmenve ne 97.O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.APO PARA 21 JANARIT TE MARRIM SHEMBULL NGA TUNEZIA.PHU RRAC E KEQE.

    Reply to this comment
  7. Qi na na March 12, 18:22

    Shikoni me kujdes: Basha me Fufin ne krah. Ose, Fufi me Bashen ne te djathten e vet.
    Kryetar ne nivel Fufash. Proteste ne nivel Fufash. A eshte FUFI niveli i PD sot? A eshte PD parti FUFASH? FUFI thote: beme nene te te ngjaj. Kush eshte nena? PD eshte nena.
    PD = FUFI !!!!????,,,,… . Kush eshte PD? PD eshte Ramiz Alia. Kush eshte Ramiz Alia?
    Ramiz Alia eshte me i madhi tradhetar i te gjitha kohrave te kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  8. Beni March 12, 18:28

    Arben i madh

    Reply to this comment
  9. Denisi March 12, 19:06

    Si gjithmon i madh Arben Duka.
    Krimineleve,hajduteve,killerave,rrjepacakeve,funderinave,etj ju ka mbetur shara ne gozhde,
    nuk e dine qe te jesh qytetar do te thot te zbatosh ligjet e shtetit.
    Dale dale,se nuk keni pare gje akoma…….

    Reply to this comment
    • toni March 12, 21:08

      Na lodhe dhe ti o Ben bejtexhiu. Te mbaj mend ato kohra te veshtira kur beje bejte kunder Metes…eh viti i larget 21 janari 2011. Sipas kesaj bejtes sot rama do bej shtet…,pas nje viti do nxjerresh ndonje bejte tjeter sipas saj Rama nuk di te bej shtet… varja Ben ti rrogen merr. Po Rama do bej nje m…te madh se nga shteti nuk merr vesh.

      Reply to this comment
  10. N.VJOSA March 12, 20:47

    Na duhej dhe ky lloj Shou,
    Skenarist Trapi Sali,
    Në gotë uji nje Stuhi,
    Komedi, or Komedi…

    Demostrata ben i Marri,
    Mjera ti moj Shqiperi,
    S’të lë kush në Qetesi,
    Komedi, or Komedi…!

    Sajon vrasje pa të vrarë,
    Për hunde terheq një Parti
    Thotë do rrëzoj Qeverinë,
    Komedi, or Komedi…!

    Autobuzet vene e vijne
    Neper gjithe Shqiperi,
    Njerzit nuk kane tjeter punë,
    Komedi, or Komedi…!

    Hedh nje gur ne Pus i Marri,
    Vallë çfarë ka bërë vaki,
    E gjithë Loja thashetheme
    Komedi, or Komedi…!

    I gjithe Populli therret
    Është çmendur një Njeri,
    Rrotull sjell gjithë një shtet,
    Komedi, or Komedi…!

    Rrjeten e thur Merimanga
    Toma nuk gjen qetësi…
    Kërkon Hetus nga gjithë Bota,
    Komedi,or Komedi…!

    Arqitekti i Mashtrimit
    Nuk e do kët’ Qeveri
    Se kerkon vet pushtet
    Komedi, or Komedi…!

    Shqiperia s’ka punë tjeter,
    Shpifje edhe marrëzi
    Çmenduria ka marrë Dhenë,
    Çmenduri, or Çmenduri…!

    Reply to this comment
  11. SuloKapedani March 12, 20:51

    Vazhdo i madhi Arben Duka.Pena jote nuk thyhet nga gurèt e idiotève tè cilèt i hedhin por u bien nè kokèn e vetè.Tè tille pallosha ose pallavesha ka pregatitur regjimi shkollor diktatorial i salserbqenit kèto vite menxyre pèr popullin.Vargjet e tua Arben jane njè freskim i mendjes pèr brezin e ri.

    Reply to this comment
  12. Kris 1 March 13, 00:16

    vazhdo o Arben ,po keshillo te Gjatin,
    Te marre lopaten,
    te braktisi shatin

    Reply to this comment
  13. anticensurë March 13, 09:34

    në parim e mbështes ben dukën në këtë vjershë të tij,por gjëja që më bën përshtypje është ajo e thjeshta fare!!
    deri dje ishte kundër metës,jo si person por si ndyrësirë e korrupsionit shqiptar,personifikimi i tij!sot po del në mbrojtje!!parimisht ka të drejtë,por do të ishte më e pastër sikur të mos e kishte përmëndur fëlliqsirën!!mund të kishte shkruar sa të deshte për këtë demostratë të pjerdhur,për unazën e vendosur në hundë të doshit,për dritan hajdut të penduar prifti,për lule buzëkuqen,bile dhe për burimin e satirës shqiptare sal viçidollin,por këtë mbrojtje për ilir bllok metën nuk duhej ta kishte bërë!!
    ka a ska faj fajtori,meta?!në këtë nuk është e rëndësishme!
    duhet të japë dorheqjen nga vëndi që ka blerë me paret e bllokut!?JO!
    duhet të përzihet me bështyma dhe të përfundojë në burg,ti sekuestrohen pasuritë!?PO!
    duhet ta mbronte ben duka në këtë vjershë?!JO!
    aspak,mbrojtja e ilir metës vetëm se e njollos këtë vjershë!!
    duka në një nga vjershat e tij ka shkruar,pak a shumë kuptimi,në një kovë me ngjyrë të bardhë mjafton një pikë bojë e zezë për ta njollosur!këtë e ka shkruar por nuk e ka mnduar këtë radhë!!
    në të kundërtën,në një kovë me ngjyrë të zezë,meta,sado ngjyrë të bardhë të hedhësh, ………!
    për këtë arsye shkruajta këto reshta ndryshe nga gjithë herët e tjera për ben dukën!pa shumë dëshirë,por me dëshirë të mirë!!
    përshëndetje të gjithëve,
    neti,tironcit të vjetër,bile dhe sallakes me shokë!pavarsisht se jemi në krah të kundërt!!
    përshëndetje mbi të gjitha vilsonit që më tregoi se kishit kaluar të gjithë këtej!!
    temën po e bën mero njëlloj si e bëri kokdhimi shekullin!!
    55 fare!!

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 13, 15:02

      I nderuar @anticensure,
      Te pershendes miku im i vjeter.
      Ne kemi ndare shpesh mendime te perbashketa , por eshte e natyrshme që të kete edhe raste qe te mos biem dakord.
      Ti ben mire qe ben kritika, por ne kete rast Ben Duka ka plotesisht te drejte. sepse Ilir Meta sulmohet padrejtesisht dhe ne menyre spekulative sepse Morri i Viçidolit do te vije ne pushtet me patjeter… Me shpifje dhe intriga…
      I çmenduri, Vrasesi, dhe mashtrusi politikan me i madh qe ka njohur Shqiperia ne keta 100 vjet, eshte bere jo vetem nje Vrases i rendomte, por dhe Vrasesi i Demokracise se brishte shqiptare….
      Une nuk e kam qef aspak Ilir Meten, nje nga politikanet me te korruptuar qe ka Shqiperia, autorin e tortes 64 metra katrore ( ne nje kohe kur Skrapalliu i varfer i merr apo nuk i merr 300 leke ne muaj dhe e leron Aren duke mbrehur ne nje ane te Parmendes Lopen dhe ne tjetren Gomarin, e….. Ky Politikani yne nuk e di as vet se sa pasuri ka duke perfituar nga Pushteti….)
      Por ja qe Sovrani i dha 19 deputete dhe vendimin e Sovranit jemi te detyruar ta respektojme edhe une edhe ti…
      Ne kete rast Arben Duka ka plotesisht te drejte!…
      Te pershendes miku im i vjeter dhe me behet qefi qe je kthyer tek “Dita”….sepse Dita eshte kthyer shpejt ne Lokomotiven e Medies se shkruar shqiptare.
      Me behet qefi qe pershendet edhe Sallaken, me te cilin nuk ndajme mendime te njejta, por ne esence duket opozitar i mire…Opozitar por vellezer!….
      Pershendetje @anticensure dhe jo gjithnje me Boks, me Grusht, …..nje here me Grusht dhe dy here me ledhatime…se ndryshe ben me shume armiq se miq….!

      Reply to this comment
      • anticensurë March 16, 13:04

        flm neti për përgjigjen!
        një nga “difektet e mija është “bërja e armiqve”!
        POR i kam gjithnjë vetëm në momentet e para,shumica këthehen në miq pak më vonë!!e vetmia arsye është se kuptojnë se jotë gjithë ata që të ledhatojnë të duan të mirë,e jo gjithë ata që të japin grushtin të duan të keqen!!shkrimi tim ka qënë i pastër si në të gjitha rastet!(përveç atyre rasteve që kam pasur në perceptim të gabuar të ngjarjes,që më pas e kam pranuar)
        shpjegimin që i ke bërë mbrojtjes së ilir metës e kam thënë dhe unë më lart!!ndonse vetëm me një fjali,por prap e kam thënë!!si e kam thënë dhe më lart kam një respekt të jashtëzakonshëm për vargjet e ben dukës!por kjo nuk më pengon të kritikoj kur mendoj se kam të drejtë!!dhe deri në momentin që nuk më është mbushur mëndja për të kundërtën,gabimin tim,unë mbetem në atë që kam thënë!!
        shkrimi tënd,përveç kënaqësisë së përgjigjes nuk më ka ndërruar mendim!bile në një farë mënyre e ka mbështtur mendimin tim!!
        sa për saktësim.sovrani(që nuk është aspak i tillë)nuk i ka dhënë 16 deputet!!vetëm ja ka shitur!ai jo vetëm i ka blerë nga “sovrani” vetë por dhe nga shalëgjati tarallak tirone!!
        përshëndetje neti
        gjithashtu pashë që është dhe Vëzhguesi F
        përshëndetje dhe atij!!

        Reply to this comment
  14. Lleshi March 13, 15:13

    Serbia kur u krijua
    nje Sali ne krye pati
    mblodhi gjithe servet ne rruge
    iu vu shqipes nga inati !

    Po keshtu Sali dobiçi
    dhender i shkines me vite
    Po shkaterron gjithe Shqiperine
    nga urrejtja cdi dite vdiste

    Servet i shkojne nga pas
    dikush injorant , dikush gjakperzier
    dikush me dosje
    dikush UDB-ash i dhier !

    E keto falanga
    Shqiperine vune poshte
    Se PS-ja vesh tanga
    ka brenda Tom Doshe

    Nuk doli nje trim
    nje trim Shqiperie
    t’ua bente ne vrim
    gjith kesaj shkinie !

    Te shihte dhe Shqipja
    dy te bardhat dite
    te dilte nga erresira
    te shihte pakez drite !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*