Protestë te Drejtoria e Policisë, banorët e “Unazës së Re” tentojnë të thyejnë derën

October 10, 2019 11:24

Protestë te Drejtoria e Policisë, banorët e “Unazës së Re” tentojnë të thyejnë derën

Ka nisur me tension protesta e banorëve të “Unazës së Re”. Këtë herë përpara ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Një prej banorëve ka tentuar të thyejë derën kryesore të godinës së Policisë, por është ndaluar nga protestuesit e tjerë.

Mëngjesin e sotëm u shoqëruan disa banorë të asaj zone, çka ka ngjallur reagimin e ashpër të të afërmve të tyre.

Aktualisht përpara ambienteteve të Drejtorisë të Policisë ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të PD dhe LSI.

Banorët e “Unazës së Re” protestojnë prej gati një viti kundër projektit që parashikon zgjerimin e rrugës dhe shembjen e shtëpive të tyre.

j.l./ dita

October 10, 2019 11:24
Komento

2 Komente

  1. Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpellat October 10, 12:48

    Tentojne te thyejne deren 10 shpellar sepse nuk ka shtet ti thyej koken ose tja zer koken me dere

    Reply to this comment
    • Fidel Kastro October 10, 15:27

      Duhet te kuptosh or shok se Saliu eshte djali i xhaxhit Enver, keshtu te rri i qete Enveri atje ku eshte se bijte e tij Saliu e Rama jane nxenesit besnik te tij , ashtu si ai kur thoshte ; Ndertojme socializmin ne kushtet konkrete te vendit tone e keta ndertojne demokracine ne kushtet konkrtete te vendit.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*