Protestoi kundër Trump për emigrantët, arrestohet aktorja e njohur

June 30, 2018 10:17

Protestoi kundër Trump për emigrantët, arrestohet aktorja e njohur

Aktorja Susan Sarandon ishte një nga 600 femrat e arrestuara gjatë një proteste kundër Trump në ndërtesën e Senatit Amerikan.

Aktorja ishte në protestë në mbështetje të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në SHBA dhe kundër ndarjes së fëmijëve nga prindërit e tyre në kufirin jugor.

Policia në Washington tha se 575 persona u akuzuan për demonstrim të paligjshëm të enjten.

Sarandon, e cila ka fituar një çmim Oskar për ‘Dead Man Walking’ në vitin 1996 dhe gjithashtu luajti në filmin ‘Thelma and Louise’ në vitin 1991 si edhe The Witches of Eastwick në 1987, njoftoi arrestimin me anë të një postimi në Twitter.

Ajo është arrestuar edhe në vitin 1999 gjatë një proteste kundër të shtënave të policisë ndaj një të riu të paarmatosur afrikano-amerikan në New York.

Përfaqësuesja Demokratike, Pramila Jayapal, i cila gjithashtu u arrestua, e përshkroi politikën e qeverisë mbi migrimin e fëmijëve si mizor.

o.j/dita

June 30, 2018 10:17
Komento

5 Komente

  1. Arben June 30, 11:51

    KJO PROTESTON TE HIQET LIGJI

    QE NDALON SHKELJEN E KUFIRIT JASHTE PIKAVE

    APO QE ATA QE KANE SHKELUR LIGJIN, TI FALI?!

    Reply to this comment
    • Vezhguesi June 30, 15:53

      e hape perseri qenefin ti pjelle e erdoganit dhe e saluq berishovicit!
      sa i neveritshem qe je mor pjelle e keqe!

      Jo mor qen, proteston te mbroje te drejten e femijve te jene me prinderit, por ju qente e rrugave te erresires jeni te pashpirt dhe injorant njekohesisht

      Reply to this comment
  2. info analitike June 30, 12:10

    Kur nuk kane rendesi parate ne banke por shpirti demokratik dhe humanizmi ateher sfidohen edhe ligje si keto qe ndajne femijet nga prinderit apo qe kerkojne te ndertojne mure midis njerezve.

    Reply to this comment
  3. MH June 30, 14:59

    Sa ngjason arrestimi sot te sistemit kapitalist me arrestimin dje ne sistemin monist.
    Ku ligji demokratik dhe diktatura ne kete rast puqen si mishi me thoin.
    Nuk mbahet shteti pu nuk ushtroi forca e ligjit apo forca e diktatures.

    Reply to this comment
  4. Vezhgues cari June 30, 17:03

    O kari, po femijet si e kaluan kufirin vetem apo me prinderit, te cilet kerkojne te abuzojne me femijet.
    Demostrate te mbrojme te paligjeshmit dhe Amerika te mos kete kufi, te jete han jo me dy, por pa porta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*