PROTESTOJ! (Letër e hapur nga… Sali Berisha për protestën e 18 shkurtit)

February 16, 2017 17:55

PROTESTOJ! (Letër e hapur nga… Sali Berisha për protestën e 18 shkurtit)

 

Nga Viktor Malaj

“Mundou me u dukun, Gjithmonë çka s’je, Ma mirë se duka, S’asht gja m’ketë dhe”/At Gjergj Fishta

 

Unë protestoj. Unë kam protestuar dhe do të protestoj gjithmonë dhe për aq kohë sa nuk jam në pushtet. Edhe kur ju nuk më doni, edhe kur ju nuk më besoni, edhe kur ju më rrëzoni nga pushteti me votë, unë përsëri protestoj sepse unë kam lindur vetëm për të qenë në pushtet, për të sunduar por jo për t’u nënshtruar. As ligjit dhe as popullit. Pse, çfarë jam unë? Një njeri si gjithë të tjerët? As mos t’ju shkojë ndërmend një gjë e tillë. Unë jam Sali Berisha dhe ju për mua nuk jeni asgjë, jeni hiçër. Unë ua kam thënë prej kohësh se nuk largohem nga politika dhe këtu do të më keni edhe… ndoshta përjetësisht.

Unë jo vetëm protestoj por ju bëj thirrje edhe juve që të protestoni, së bashku me mua dhe për mua. Më falni, për veten tuaj. Unë e kam provuar me vepra se luftoj, punoj e protestoj vetëm për popullin, për ju të papunët, të pastrehët, të varfërit dhe të shtypurit. Kur e fillova protestën dhe luftën time politike unë kisha vetëm hallin tuaj dhe aspak timin, megjithëse isha vetëm njëri prej jush dhe i barabartë me ju. Si rezultat i përpjekjeve dhe sakrificave të mija për ju, ju sot jeni aty ku ishit dje, pa punë, pa shtëpi, pa siguri dhe përfillje, kurse unë me zor arrita të kem disa shtëpi e vila, makina luksoze dhe zyra që m’i kanë falur… në respekt të shërbimeve që ju kam bërë juve.

Unë protestoj dhe ju ftoj të protestoni me mua kundër krimit dhe pushtetit të kriminalizuar. Unë, vërtetë, sa isha në pushtet, kam rrahur, burgosur, fyer, shpifur, plagosur e vrarë, por të gjitha këto i kam bërë për të mirën tuaj. Unë, siç ju thashë, e urrej krimin dhe kriminelët. Me ta nuk më lidh asgjë. Ju mund të keni parë shumë prej tyre në fushatat dhe mitingjet e mija elektorale, por kjo s’do të thotë se ata kanë lidhje me mua dhe partinë time. Ne vetëm sa i kemi përdorur dhe i përdorim me raste. Vetëm atëherë kur na e kërkon situata dhe nevoja. Ne do ta dekriminalizojmë shtetin dhe shoqërinë shqiptare. Ky është misioni ynë dhe i tillë ka qenë edhe atëherë kur kemi kryer krime, edhe atëherë kur i kemi fshehur krimet, edhe atëherë kur i kemi sajuar krimet.

Ju e dini se unë kam qenë dhe mbetem dashnor i fjalës së lirë dhe i zgjedhjeve të lira. Vërtetë i kam pas burgosur, rrahur e plagosur disa gazetarë dhe djegur një redaksi gazete, por këto fakte nuk i lëkundin bindjet e mija demokratike dhe respektin tim për të vërtetën. Unë gjithmonë ju kam thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, siç ishte edhe rasti më i fundit kur ju tregova se grabitjen e parave të bankës e kishte bërë vetë Tahiri dhe shteti. Dhe, ashtu doli. Për hir të rrethanave dhe nevojave të mia demokratike i pata dhunuar botërisht zgjedhjet e 1996 dhe falsifikuar ato të 2009 dhe 2011 për bashkinë e Tiranës, por sot, unë ju bëj thirrje ju të protestojmë, jo për ato që kanë ndodhur sepse për to protestojnë vetëm komunistët, por ne duhet të protestojmë ashpër dhe gjatë për diçka që nuk ka ndodhur ende, por që unë ju siguroj ju se do të ndodhë me këtë qeveri që ju e sollët në pushtet me vota, por ajo po qëndron aty në aleancë me krimin. Kur e them unë diçka, këtë s’e luan as topi.

Zgjedhjet e lira nuk mund t’i sigurojnë ata që s’i kanë dhunuar kurrë, por ata që kanë eksperiencë të kundërt sepse ata ua dinë hiletë këtyre punëve dhe, rrjedhimisht, mund t’ju mbrojnë juve nga përçudnimi demokratik të cilin unë e kam luftuar fort gjatë gjithë jetës time politike. Dhe, ju këtë e dini fort mirë.

Unë protestoj kundër ndikimeve politike në drejtësi, sepse një drejtësi e ndershme dhe e pavarur ka qenë gjithnjë ideali im. Ju e dini shumë mirë këtë pasi më keni parë e dëgjuar çfarë kam bërë e thënë tash 27 vjet kundër gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve që s’më bindeshin mua, më falni, që ishin komunistë, terroristë dhe nuk zbatonin ligjin. Prandaj dhe i pata sulmuar e shkarkuar të gjithë Prokurorët e Përgjithshëm, madje edhe ata që i pata zgjedhur vetë. Ndërgjegjja ime e pastër dhe demokratike nuk mund të pranojë që sot të dalin disa birbo në gjykatën e Apelit, Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, të cilët i pata emëruar unë dikur, dhe, me vendime krejtësisht joprofesionale dhe të ndikuara nga Edvin Rama, të rrëzojnë aq lehtë kështjellat e mija të rrenave, më falni të fakteve që i kam paraqitur opinionit publik shqiptar prej më shumë se dy dekadash.

Ju jeni dëshmitarë të faktit të pamohueshëm të përpjekjeve të mija dhe të Partisë Demokratike për realizimin e Reformës në Drejtësi, të një reforme të pastër, të ndershme dhe demokratike sipas gjithë pikëpamjeve dhe eksperiencës time të vyer në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Jo të një drejtësie komuniste dhe terroriste siç e donte Edvin Rama dhe, fatkeqësisht e gabimisht edhe SHBA e BE. Ju e dini se ka qenë përvoja dhe kontributi im kryesor në konsolidimin e kësaj drejtësie që keni ju sot dhe që s’duhet ndryshuar siç duan të lartpërmendurit, prandaj vraponi të protestoni së bashku me ne, për vendin tuaj dhe për veten tuaj. Jo për mua sepse unë nuk kam shkelur asnjë ligj dhe as kam kryer krime.

Unë protestoj për kanabizimin e Shqipërisë sepse nuk është as e drejtë dhe as e moralshme që të mbillet kanabis në ato fshatra dhe zona që nuk kanë votuar mbi 90% për Partinë Demokratike, siç ka qenë Lazarati që bijtë e bllokmenëve e rrënuan. Prandaj ju ftoj të protestoni edhe ju në mënyrë që ta rrëzojmë këtë qeveri kriminelësh dhe të vendosni mua në pushtet përsëri. Jo, më falni, të vendosni vullnetin tuaj, fatin dhe të ardhmen e familjeve tuaja sepse unë kam vendosur të vë kryetar qeverie Lulzimin dhe unë thjesht ta këshilloj dhe urdhëroj. Vetëm për të mirën tuaj dhe të Shqipërisë.

Unë protestoj për gjendjen e keqe ekonomike të shqiptarëve. Ju e mbani mend se deri në vitin 1992 ne i prishëm dhe dogjëm të gjitha fabrikat dhe uzinat, vreshtat dhe pyjet, minierat dhe sistemin ujitës-kullues sepse i kishte ndërtuar sistemi komunist dhe ju patëm thënë se, sapo të vinim ne në pushtet, anijet gjigante të mallrave të Perëndimit, që prisnin në Mesdhe ardhjen tonë në pushtet, do ta furnizonin Shqipërinë me gjithçka i nevojitej. Megjithëse kanë kaluar 25 vjet ato nuk erdhën, thjeshtë se pati pasur dallgë nga një hënë e çuditshme, e kuqe që ndodh njëherë në 100 vjet që e bënin lundrimin të pamundur. Kjo gjë mund të bëhet tani realitet, mjafton që ju të vini pas nesh. Siç e keni parë gjithë diplomacia perëndimore është me ne dhe na përkrah për shkak të respektit të madh që kanë për ne. Ata, vërtet e patën konsideruar sundimin tim të parë si “regjim gangsterësh” dhe mua, në opozitë, si një “ordiner i rrezikshëm”, mirëpo ne kemi miq të mëdhenj tani në Perëndim si z. Grosbruk, znj. Pak apo z. Xhejms Trafikant i cili, fatkeqësisht dhe rastësisht ndodhet në burg për korrupsion. Të tjerët janë zëra të parëndësishëm në Perëndim. Ata s’i dëgjon kush. Pastaj ne e dëshmuam respektin tonë për ligjshmërinë, demokracinë dhe Perëndimin edhe në rastin e fundit kur ata kërkuan miratimin e Reformës në Drejtësi dhe ne e bëmë atë realitet me vullnetin tonë të lirë, sapo na kërcënuan me pasoja individuale në rast kundërshtimi.

Unë protestoj dhe protestoj fort kundër të gjithë atyre që besojnë dhe propagandojnë se unë nuk kam ndryshuar, se jam ai i pari, i dyti, i treti, iii… Unë ndryshoj gjithë jetën time pasi mbes ai që kam qenë, por vë maska të ndryshme. Edhe maskat kanë vlerën e tyre sidomos kur fytyra s’ka asnjë vlerë.

Të dashur miq! Unë protestoj fort kundër korrupsionit të cilin e urrej pa masë dhe e luftoj pa kompromis. Juve ju kujtohet afera e Rrugës së Kombit ku na akuzuan se humbën rreth 230 milion euro. Si rezultat i papajtueshmërisë time me krimin dhe korrupsionin unë arrita ta këshilloj gjykatën ta mbyllë çështjen me tejkalim afatesh, pa e gjykuar sepse nuk ia vlente të merreshe me gjëra të vogla. Nisur nga parimet e mija morale, politike dhe demokratike unë e bëra ministrin e asaj ministrie, ku humbën 230 milion euro, kryetar të bashkisë së Tiranës dhe kryetar të PD-së dhe tani ne, të gjithë së bashku, duhet ta bëjmë atë kryeministër të Shqipërisë. Jo më 18 qershor me vota, por me 18 shkurt me protesta dhe kaos. Edhe në mos e bëfshim, të paktën t’i japim zemër atij dhe vetes se jemi në gjendje ta trembim Edvin Kristaq Ramën dhe neobllokmenët.

Unë protestoj kundër kësaj qeverie antikombëtare që e ka shitur vendin tek të huajt. Unë dhe Luli vërtet ia dhamë 355 km2 det Greqisë, por ajo s’ishte ndonjë gjë e madhe sepse, në fund të fundit, det ishte, kishte ca peshq në të dhe disa miliarda euro naftë nën të. Ne duhet të merremi me gjëra të rëndësishme dhe të rrezikshme siç ka qenë, p.sh. dhënia e çelësit të Tiranës një këngëtari serb. Unë, me të drejtë, e kam quajtur këtë si krim kundër njerëzimit. Bashkohuni pra në protestë me atdhetarët e vërtetë dhe ta shporrim këtë qeveri.

Unë ju ftoj ju të vini në miting sepse aty do të jenë edhe aleatët tanë të shtrenjtë, të ndershëm e demokratë, luftëtarë të paepur kundër krimit dhe korrupsionit si Fatmir Mehdiu i Gërdecit që tha se duhet të vini në protestë për të mirën e familjeve tuaja apo Kreshnik Spahiu që ju betohej para zgjedhjeve të 2013 se do të mblidhte një milion njerëz në sheshin Skënderbej dhe do të arrestonte Sali Berishën të cilin e quante kriminel. Siç e dini, ai është politikan serioz, por ka raste kur edhe bën shaka. Është në natyrën e njeriut edhe shakaja, sidomos në politikë ku ajo dhe gënjeshtra të japin frymë, megjithëse ia marrin frymën popullit. Aty do të jetë edhe miku im Dule i cili është shumë i ngazëllyer nga Marrëveshje e Detit me Greqinë. Kush është atdhetar i vërtetë duhet të vijë në krahun tim dhe të Dules sot.

Unë vazhdoj të protestoj dhe ju ftoj edhe ju të protestoni sepse, në fund të fundit, nuk më rrihet më pa pushtet. Pushteti është natyra ime, jam unë vetë. Ju më njihni mua dhe e dini se unë them gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, jam për ligjin dhe vetëm për ligjin dhe kur flet gjykata unë nuk flas. Unë jam ky që jam, ai që kam qenë dhe ai që më nevojitet të jem. Jam dhe dukem sa herë që maskohem. Kush s’më beson është maskara; kush më beson është i mirë dhe budalla. Po ju pres në protestë.

Viktor Malaj

February 16, 2017 17:55
Komento

5 Komente

  1. Nik Lesi February 17, 12:58

    Brilante! Na ftojne ne proteste kriminelet! Na ftojne ata, qe e kane vendin ne burg! Na ftojne ata, qe nuk kane lene gje pa bere kunder ketij populli? Na fton Saliu nje hajdut vrases dhe kriminel! Tregojani vendin! Ndryshe Shqiperia do te vuaje ashtu sic vuajne buajt kur luanet dhe hienat i hane te gjalle!

    Reply to this comment
    • jk testimony 1971 February 17, 14:39

      I KERKOJ FALJE MODERATORVE PER KETE KOMENT TE PERSERITUR POR NUK MUND TE MBYLL GOJEN PER ATE VEND QE ESHTE KTHYER SI NE 1913.
      .
      Kur pashe dje ne kuvend qe nipi I ish gjeneralit te UDB Flamur Noka sillej si nje elefant ne nje dyqan qelqurinash me e vogla qe duhet te medojme eshte se ai vend eshte shkerdhyer dhe vete shkerdhyer.
      .
      Perderisa super-kriminelet Sal & Lul berisha po I vene zjarrin shqiperise per here te trete nen ZGERDHIMJEN E DONALD LUSE & VLAHUTINES….besoj se ky eshte lapidary me I madh qe po I ben Amerika dhe Europa Enver Hoxhes.
      .
      JAM NGA ATO SHQIPTARE QE I PRITEM “PERENDIMORET” SI ARDHJA E KRISHTIT NE 1991..POR E SHIKOJ QE SOT NA KANE VARUR NE KRYQ SI KRISHTI…

      mos burgosja nga panelet perendimore e perbindeshit Salibisha (kuislingut te tyre)eshte me I rende se cdo pushtim dhe per kete problem nuk ka asnje “negociate”

      ……………………
      Enveri nuk ka nevoje per lapidar,,e shenjteroi salisatanai
      Nje mesazh per zotin Viktor Malaj.
      .
      E lexova me kujdes kete artikull tuajin dhe u befasova.Me vogla qe mund ti them eshte se ju po beni nje biznes te peshtirosur mediatik bashke me Bedri Islamin e Dites dhe Mero Bazen e Temes…dhe pa frike mund te them se eshte artikulli juaj me I dobet te kjo gazete
      .
      Kam rrjeshtuar nje material ne 4 pjese qe tregon se Berisha eshte vetem nje “lugat I zi” qe ka 25 vjet
      qe po zbaton nje nga teorite me antishqiptare
      dhe me antinjerzore te zbatuar ne Shqiperi qe quhet “doktrina e dekomunistfikimit”
      Biberaj-Rajeson qe rezultoi me reaksionare se NACERTANIA SERBE & MEGALIDHEA GREKE.
      .
      Eshte macabre sot te mendojme se eshte pikerisht Berisha ai qe ka kapur prej bolesh disa dipllomate kryesore euro-atllantikas me aferat e tyre te pista te kryera ne Shqiperi dhe nese “ai hap gojen” do ti perveloje disa nga keto miqte tane e nga podestat-wisnerat e deri te rajersonet.e DORIS PACKET qe po behen si Jelek Antiplumbi per kete monster
      _____________________________________________
      PSE SALISERBI
      ESHTE LAPIDAR DIAMANTI
      QE AMERIKA DHE EUROPA
      I KANE NGRITUR ENVER HOXHES
      SI PROFET ABSOLUT ??
      __________
      PJESA E PARE
      ______________
      Vaske Afezolli, një ish officer i lartë i Sigurimit, ka qenë ndërmjetës i CIA, në Ambasaden Amerikane, në vitin 1991, kur Berisha nuk ishte ende në pushtet. Afezolli, organizoi edhe takimin e ketij me Sali Berishen, i cili u bë në makinen private të V.A, nipit të Vaskes (djali motrës). Për dy orë i ranë rrotull unazës ndërkohë që Berisha dhe oficeri (ose dikush tjeter i CIA) bisedonte në sediljen e mbrapme. Ndërkohe djali i Vaskës, present në takim, (ish zv.min i regjimit komunist , në ministrinë e Tregëtisë ), rrinte në sediljen e pare dhe shofer ishte VA, që nuk dinte anglisht. Vaska përfundoi në SHBA dhe aty vdiq në moshen 85 vjecare në vitin 2015, si shtetas amerikan. Pallati ku rri sot Berisha është ndërtuar në pronën e Adhamit, nga investitori që ka dhe ndërtesën 24 kateshe, përbri Ambasadës Italiane (Qendra Coin, ose ABA), aty ku Berisha ka zyrën e tij sot, në katin 14-te , me siguri si dhuratë prej tij.
      Bujar Hoxha. Pedagog i filozofisë dhe mësimdhënës në shkollën e PPSH ai ishte këshilltar i Enver Hoxhës për çështjet e Kosovës së bashku me Ajet Haxhiun. Çuditërisht të dy u bënë njerëzit më të afërt të Berishës. Ai kishte lidhje krushqie të ngushta me Manush Myftiun, i cili së bashku me Hysni Kapon janë cilësuar si njerëzit e fshehtë të Beogradit në Byronë Politike të Hoxhës, të cilët i dinte vetë diktatori por i lejoi për ti përdorur.(dhe në fakt i përdori).
      Vaskë Afezolli, zyrtar i Sigurimit, me lidhje familjare me Bujar Hoxhën. Përmendet si njeri me lidhje në Dibër, zonë ku dhe UDB ka qenë shumë e fuqishme. Ka pasur lidhje me fisin Baholli, të cilët kanë pasur lidhje me Gazideden që në kohën e regjimit komunist.
      Nerulla Zebi. Shef i kundërzbulimit shqiptar por që kishte jë handicap. Ishte nga Golloborda dhe ka dyshime për lidhje të tij me shërbimin sekret serb, të cilit i ka dhënë dokumente residence. Flitet se jeton në Bullgar
      Vladislav Jovanoviç ka lindur shumë pranë kufirit me Kosovën, në Žitni Potok dhe ka punuar diplomat i Jugosllavisë, pikërisht aty ku shqiptarët kanë qenë më të përqendruar dhe ku thuhet se janë bërë rekrutimet më të mëdha të UDB-sw në diasporë dhe më tej në politikën e shtetit shqiptar. Ai ka qenë diplomat në Bruksel në vitet 50 të shekullit të shkuar ndwrsa në vigjilje të prishjes së komunizmit ka shërbyer në Ankara. Jovanoviç ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Millosheviçit dhe në kohën kur ky i fundit iku nga pushteti la karrierën e ambasadorit serb në OKB.
      Lawrence Eagleburger alias Lorenc Igëllberger, ka qenë një diplomat karriere dhe njohet me nofkën :Lorenci i Maqedonisë apo Lorenci i Serbisë. i ndjeri Eagleburger që ka vdekur në vitin 2011 ka qenë ambassador i SHBA në Jugosllavi gjatë viteve 1961-1965 dhe gjatë kësaj kohe menaxhoi ndihmat amerikane në ndërtimin e Shkupit pas tërmetit. Ai ka krijuar lidhje jetëgjata me qarqet serbe. Aq jetëgjata qenë këto lidhje sa i mbajti edhe kur shërbeu si Sekretar Shteti kujdestar në kohën e dorëheqjes së James Baker pas humbjes së Bush. Gjatë periudhës 1989-1992 ai shërbeu si këshillues për çështjet jugosllave dhe ishte mjaft kontraversal. Ai në këtë kohë fitoi reputacionin si një partizan i fortë i serbëve, aq shumë sa mohoi krimet e paramilitarëve dhe ushtrisë federative në Kroaci e Bosnjë. Kjo njëanshmëri bëri që shtypi europian ta cilësojë si “Lorenci i Serbisë”./// Sa Lorenca-fazzlice-nick gage-elezbibere dhe matherfackere ka ne washington dhe bruksel…..qe po e mbrojne berishen dhe duke poshtruar 10 miljon shqiptare ?
      ____________________________________________________________________
      PJESA DYTE
      __________
      Izet Haxhia: Ju rrëfej se si e sollën serbët Sali Berishën në pushtet në ‘92
      Ish-badigardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.
      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.
      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.
      Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.
      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.
      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.
      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,
      __________________
      PJESA E TRETE (si pruri berishen ne pushtet me 2 prillin 1991 Elez biberaj ky “gjeneral gramafoni”me Hillat e Billat makartiste & sorriste)
      __________________
      Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.
      Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.
      “Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.
      Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?
      Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.
      Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.
      Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.
      Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.
      Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!
      Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.
      ________________________________________________________________________
      PJESA E KATERT
      ______________
      Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja
      Me librin e tij, “Shqipëria Moderne”, këshilltari i “Human Rights Watch”, Fred Abrahams, ia ka dalë që të nxisë kureshtjen e mediave më të mëdha ndërkombëtare, të cilët duan të dinë më shumë për Shqipërinë postkomuniste të viteve “90-të, si dhe rolin që luajtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndihmën e saj për ngritjen e një sistemi pluralist. Në një intervistë dhënë për “Huffington Post” Fred Abrahams, shprehet se SHBA-të ka bërë një gabim të madh në Shqipëri në fillimet e demokracisë shqiptare. “Një gabim i madh i politikës së Perëndimit ishte se ata besonin se demokracia vjen vetëm me zgjedhjet dhe reformën në tregun e lirë. Shqipëria tregon se ky nuk është rasti. Demokracia vjen me institucione demokratike dhe kulturë demokratike dhe këto gjëra i mungojnë sot Shqipërisë”, shprehet Abrahams në intervistën e tij dhënë gazetarit Nick Robins-Early duke vijuar më tej, autori shprehet se Berisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit:., SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djallin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo rrihte dhe vriste opozitarët e asaj kohe. “Veçanërisht në vitet e para, politika amerikane mbështeste një të ashtuquajtur lider demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai, ishte i vendosur për të shkatërruar trashëgiminë komuniste dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind. Por ai ishte djalli i keq, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët, rrihte opozitarët dhe ruante një kontroll të fortë. SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre.? Mendoj se ishte një gabim shumë i madh, për shkak se ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot duke u shpërfytyruar si kurrë në historinë botërore
      ____________________________________________________
      Epilog:
      Pas Gerdecit dhe sidomos pas 21 janarit 2011 Sali Bisha nuk eshte me problem I Shqiperise por I Shteteve te Lulbashkuara te Amerkes dhe Shteteve te SHKERDHYERA TE Europes

      Eshte koha qe keto Viktor Malajt e Dites te lene keto barcaleta me Sali kriminelin:

      Eshte koha qe Viktor Malajt e Dites te merren me tolerancen kriminale te europatllantikasve ndaj Perbindeshit Vicidolit dhe impotencen kriminale te Edi Rames.

      Te futesh ne votime me banden kriminale te Bash-Berishajve dhe me hipokrizine e reformes se dreqesiese te Donald luve (qe ne vend te kapin salul kriminelin ..po kryqzojne elvis roshat dhe Alfred pezat) eshte nje vetvrasje kombetare

      Mos harroni votimet e majit 2011 ku vrasesi lul basha fitoi votimet me menget e perveshura te Arvizuse se do perseriten dhe ne 2017 me breket e ulura te edi rames dhe kinezerirat e Donald luse.

      Dihet qe Shqiperia pas 1992 eshte nje territor qe komandohet nga nenpunsi I rruges Elbasanit qe i duhet thene se kane deshtuar ne Shqiperi si te Gjiri I Derrave ne Kube ashtu dhe te gjiri I DERRAVE TE LALZIT..thjeshte politika amerikane e ka humbur besimin te shqiptaret e thjeshte…dhe SHQIPERINE MUND TA NDREQIN:
      .
      1-ose ardhja e jashtetokesorve (ufot)
      .
      2-Ose te ngrihet nga varri SHENJTORI ENVER HOXHA
      .
      3- Ose le te shpresojme
      se do dali ndonje “hundlesh”
      ti argumentoje zotit Tramp
      se Amerika “e ka dhi punen”
      me monstren Sali Elezbiberisha
      .
      ———————-
      “I’m not doing this for any violent reasons, but for peace and justice, and to try and make this country wake up once and for all.”

      Reply to this comment
  2. Andi February 17, 12:59

    Brilante! Na ftojne ne proteste kriminelet! Na ftojne ata, qe e kane vendin ne burg! Na ftojne ata, qe nuk kane lene gje pa bere kunder ketij populli? Na fton Saliu nje hajdut vrases dhe kriminel! Tregojani vendin! Ndryshe Shqiperia do te vuaje ashtu sic vuajne buajt kur luanet dhe hienat i hane te gjalle!

    Reply to this comment
  3. Mark uk February 17, 14:14

    Viktor Malaj:Do hapen dosjet,po gjej vend ku te futesh.Dikur me spiunlliqi e tani me servilizem e ke kaluar.

    Reply to this comment
    • reforma do behet se sben February 17, 14:51

      Bravo Viktor si gjithnje i madh. Kur ti ngordhi Sala ketyre pe-de-istave do antaresohen tek LSI sic kane nisur nje pjese e mire qe pas qershorit 2013. Marku uk vrapo se ta zune vendin. Dhe mos harro qe pas protestes te lash kepucet dhe koken te shatrivani.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*