Protestuan kundër arrestimit të Frrokajt, shoqërohen në polici disa persona

March 18, 2018 21:20

Protestuan kundër arrestimit të Frrokajt, shoqërohen në polici disa persona

Disa persona të cilët kanë protestuar ditën e sotme kundër arrestimit të kryebashkiakut Fran Frrokaj, janë shoqëruar nga policia e Lezhës.

Protestuesit janë mbajtur në komisariat duke iu thënë se tubimi është i paligjshëm dhe nëse do ta vazhdojnë me protesta, ata do të ndiqen penalisht.

Mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj, dhe familjarë të personave të arrestuar protestuan dhe në disa raste bllokuan edhe rrugën para komisariatit të Policisë Lezhë.

Ata e konsiderojnë politik, arrestimin e Frrokajt, ndaj kërkojnë lirimin e tij.

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të arrestuar për abuzime me pronat në Shëngjin do të dalin të hënën para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

l.h/ dita

March 18, 2018 21:20
Komento

1 Koment

  1. Amerikani March 19, 10:09

    Si mund te behet shtet me llumra te tille. Popull i pagdhendur. Njerez qe per “thesin e miellit sot, i vene zjarrin hambarit te neserm…”

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*