Protestuesi i heshtur dhe politikani injorant dhe arrogant

January 5, 2019 02:22

Protestuesi i heshtur dhe politikani injorant dhe arrogant

Nga Bedri Islami

2018, që sapo shkoi, ka qenë ndoshta viti më i çuditshëm në qeverisjen socialiste të Rilindjes. I tejmbushur me ngjarje, rrëshqitje politike dhe acarime të skajshme, kapërthime të habitshme dhe anashkalime të papritura; rehabilitime kryeministrore dhe shpërthime të zemërimit, mohim vlerash dhe lartësim të antivlerave; ka qenë i papritur nga protestat e pakontrolluara nga askush dhe të shushatura nga anonimati;  vit, në të cilin askush nuk e mori vesh mirë se çfarë synonte qeveria dhe se çfarë kërkonte opozita dhe që në fund të fundit, në ditët e dhjetorit, të dy palët e politikës, papritur e ndjenë veten jashtë lojës.

Viti 2018 do të mbahet mend si piku i shpërthimit të PPP-ve, të cilat, veç qeveritarëve, pak kush ua di kuptimin e së ardhmes së tyre dhe që ende nuk kanë ngjallur zemërimin e një shumice të heshtur, pasi, si të gjithë borxhet që nuk duken, ai shembëllen i largët; do të mbahet mend si çasti i daljes së demonëve nga shishet e politikës dhe që bënë përmbysje në konceptin e shtetit dhe të ligjeve të tij; vit, përmes së cilit mund të rrënohet shpresa dhe mund të lindë një shpresë tjetër.

Banorët e rrethinave kuksiane, si në një zemërim të beftë, përmbysën trarët e pagesës së rrugës së njohur si Rruga e Kombit dhe e bënë qeverinë të mendonte më qetësisht dhe të tërhiqej dalngadalë drejt një mendimi më të arsyeshëm; në një rrugë të Tiranës u ngall idea e revoltës së skajuar dhe ndoshta ishte pikërisht ky skajim i zgjatur që solli një të vërtetë të pabesueshme: një recepsionist, duke bërë gjoja se po tallet me shtetin, mund të krijonte një firmë fantazmë, të manipulonte letra dhe shkresa, për të cilën, në mënyrën më qesharake të mundshme, askush nga titullarët e lartë nuk kishin ditur gjë dhe, po ashtu, duke bërë të paditurin, i kishin hapur rrugën një biznesmeni, përherë qeveritar, i cili, me dorën e majtë shpërblente qeveritarët e së djathtës dhe me dorën e djathtë kujtohej për qeveritarët e së majtës.

Do të mbahet mend viti që shkoi për shpërthimin politik kryeministror në rehabilitimin pa shkak e pa arsye të një figure kolaboracioniste dhe përpjekjen e tij për të na mbushur mendjen se ai paska qenë atdhetar i madh dhe të tjerët duhet të mbyllnin gojën. Këtë e bëri me zell të madh duke na kujtuar më tepër Edi Ramën e vitit 1991, kur kërkonte me zell abstrakt linçimin politik të socialistëve që i erdhi rradha të drejtojë sot.

Do të mbahet mend si viti kur shefi i qeverisë, me një të goditur, këputi emrat e shtatë ministrave, më të rëndësishmit në kabinetin e tij, përmes një gjetje alla “Edi”, keni pesë vite në qeverisje, dhe, më pas, i lëvdoi në një kulm jetëshkrimor, sikur po bënte apologjinë e tyre.

E megjithatë, në këtë vit, disi i prapshtë dhe disi shpresëdhënës, pra, mes shpresës dhe zhgënjimit, kishte vlera të mëdha, të cilat, duke qenë jashtë strukturës së shtetit dhe, po ashtu, edhe më shumë, jashtë opozitës, dhanë një mesazh, i cili edhe pse është ende i zbehtë, synon të krijojë një ndriçim më të madh.

Mes këtyre vlerave dhe antivlerave të krijuara, bëjnë përdallim dy sosh: njeriu i heshtur që kërkon të drejtën e tij dhe njeriu i pangopur që synon të gllabërojë më tej gjithçka që i ishte vënë përpara ose që mendon se duhet të ketë të veten.

Njeriu i vitit, në mendimin tim, është pikërisht njeriu i heshtur që proteston.

Çdo qeveri, nëse ndaj saj nuk ka protestë, është e destinuar të bjerë. Një qeveri absolutisht të dashur e pa gabime, nuk ka dhe nuk mund të ketë. “Rilindja” i takon atyre qeverive që gabimet i ka të ndjesh, e por reflektimin ndaj tyre nuk e ka aq për zemër.

Njeriu që proteston, pa pyetur partitë dhe pa besuar në qënien e tyre, është pikërisht ai që shkundi vendin dhe nisi një ripërtëritje të mendimit të shpresës. I dalë nga anonimati, i bërë njësh në një mijë, dhjetë mijë apo njëqind mijë fytyra, ai tregoi se, edhe kur lëvizja është amorfe, pa drejtues të njohur, pa një program politik të përcaktuar, është e fuqishme dhe, ndërsa i bie shpullë qeverisë, ajo detyrohet t’i kthejë edhe faqen tjetër, pasi ka drojë se pas kësaj goditjeje mund të vijë një goditje fatale.

Askush nuk e di, ende sot, se cili ishte njeriu që ngriti banorët e Kukësit, ku u bashkuan edhe disa shqiptarë të Kosovës, për të përmbysur një vendim qeveritar, i marrë nga zyrat qeveritare, pa e ditur aspak se pas tij ishin mijëra njerëz.

Askush nuk e di, ende sot, se nga erdhi, cili i nxiti banorët e kryeqytetit për të bërë bllokimin e rrugës, që, edhe pse duhet bërë një hapje më e madhe, përsëri është një zhvillim i ri, i panjohur në këtë shkallë, që solli edhe një përceptim tjetër: nuk bëhen gjërat pa njohur hallin njerëzor.

Asnjë nuk e ka të qartë se cilët janë liderët e protestës studentore. Një lëvizje që përjashtoi nga vetja pozitë dhe opozitë, duke qenë vetë një lëvizje politike, për herë të parë, krejt qartas, dëshmoi se pozitë e opozitë mund të bëhen bashkë për të banalizuar fillimisht e pastaj, për të mbytur një lëvizje politike që rrezikon statukuonë e tyre 30 vjeçare.

Mendimi se kjo është një lëvizje neomarksiste, kundër së cilës hodhën gurët e tyre, pozita e së majtës dhe opozita e së djathtës, sjell të domodoshmen, krijimin e një force të re politike, e cila do të kishte mundur të bëjë për vete një mendim të ri dhe shkallmimin e një klase politike thellësisht të degjeneruar, forcërisht të pasuruar, kapëse e shtetit dhe mallkim i qytetarëve.

Është e mundur që Njeriu i vitit 2018, pikërisht njeriu i heshtur që proteston, të mbetë pa zërin e tij në këtë vit, dhe shenjat e para janë dhënë. Është e mundur që tentakulat e partive, që janë zgjatur drejt saj, ta mbërthejnë fuqishëm dhe asfiksojnë, por shenjën, sinjalin dhe dëshminë e tyre e kanë dhënë.

Kjo është e rëndësishme. Dhe është më kryesorja e vitit që shkoi.

Antinjeriu i vitit është përmbledhur në figurën e një politkiani tejet mjeran, i cili i dalë nga anonimati, të sjell ndër mend liliputët apo çiçikovizmin në politikë, por që të mbush mendjen se ky vend nuk ka një të ardhme, nëse vazhdon të ketë në skenë vemjezim të njeriut politik..

Ka shumë të tillë, në të dy krahët, të cilët mbushin atë sallë që, nga bekim, si duhej, është kthyer në shernajë , si nuk duhet.

Njëri nga ata njihet më shumë si djali i Fahriut, se sa me emrin e tij të vërtetë. Thonë se me ndihmën e parave të babait, fituar ose në Gërdec , ose në rrugët e pambaruara, fshehur pas gjithëfarë bijsh, bijash, kunatash dhe kunetërish, ka studjuar jashtë shtetit, nga ku kanë ardhur edhe disa foto mediokre, të një njeriu që mund të bëhej shumëçka, por kurrë nuk mund të mendohej se do të ishte njeri i politikës. Ky është  edhe mjerimi i politikës, pasi, pak herë, për të të mos thënë askurrë, nuk përfaqëson njeriun që duhet, por njeriun që caktohet.

E kanë deleguar në parlament miqësitë e të atit, lidhjet e tij, paratë e dhëna, agesiviteti dhe mendimi se nuk mund të jetë i mirë për asgjë, por ama bën për vetë figurën që kemi krijuar për një deputet: agresiv – ku nuk duhet, me mendim të çartur – ku duhet të heshtë, i heshtur- kur duhet të flasë.

E kam parë në pamjet TV gjatë disa seancave jetësore. I gjindshëm ku i kanë thënë të jetë dhe agresiv në të shprehur, sikur mbi forcën e fjalës së tij qëndron e ardhmja. Kërcënues, i zhgënjyer, gënjyes, humbësshprese dhe vetë i pashpresë – këto nuk janë tiparet e vetëm një rioshi që e sollën në parlament, këto janë e përbashkta e dhjetëra e dhjetëra deputetëve që, të heshtur, shërbejnë më mirë se sa mendimtarë e shprehës.

Nëse kemi një përsonazh të vitit, njeriun e panjohur që proteston, e kemi edhe një antinjeri të vitit, politikanin që i detyruar të çirret, të jetë i pranishëm në çdo sherrnajë, na e zbeh dëshirën për të qenë në këtë vend, për të qenë i dobishëm dhe i pranishëm.

Në fakt, Shqiprinë, po e zhbëjnë politikanët. Kjo farë politikanësh, që pa pasur asnjë vlerë njerëzore apo intelektuale, krejt papritur futet në radhët e baballarëve të kombit, për të zhbërë pikërisht kombin.

Dhe do të kemi shumë të tillë, nëse ligji fatkob, mjerisht kushtetues, që vendos gjithçka në duart e shefave partiakë, të mos zhbëhet.

Sepse po shkojmë, me dashje dhe të bindur, drejt sistemit politik dy krerësh, që alternohen, duke sjellë fatkeqësi.

 

January 5, 2019 02:22
Komento

17 Komente

  1. intelektuali January 5, 06:42

    Njeriu i Vitit 2108 eshte gazetari enverist, Bedri Isalmi, qe me ne fund e ka kuptuar te VERTETEN per Rilindjen,

    por:

    Qe deklaron papushim megjithate:

    FAJIN GJITHMONE E KA SALIU

    Reply to this comment
  2. Che Guevara January 5, 06:43

    E para gje qe duhet te kerkojne studentet dhe populli eshte korigjimi i ndryshimeve kushtetuese te bera hajdutshe nga Rama dhe Berisha!

    Reply to this comment
  3. Zalo January 5, 07:50

    Shumè SAKTÈ Bedri Islami . Nuk i heq asnjè presje Shkrimit tuaj !

    Reply to this comment
  4. Qemal Stafa January 5, 08:36

    Jo njeriu i vitit,po “Lapidari” i vitit eshte enveristi Bedri Islami.

    Reply to this comment
  5. Qemal Stafa January 5, 08:36

    Jo njeriu i vitit,po “Lapidari” i vitit eshte enveristi Bedri Islami.

    Reply to this comment
  6. qytetari January 5, 08:47

    Per mua njeriu i vitit eshte Ervin Salinjani qe ku nuk i doli emri ne serialet e Berishizmit e gjemb ne kembe nuk i hyri!Perkundrazi nga kllasa politike e shtepise publike qe quhet parlament ai u pergezua sepse i mbajti per rreth gjashte muaj me telenovelat e realizuara prej tij ku sfiduan edhe ato Turke!Ne vendin e dyte eshte Edvin kollarja qe me larmine e ngjyrave ka bere te mundur perceptimin ne mase se nepermjet tyre bota e shipetarit po ndryshon!Dikur ne Shqiperi ka patur disa autobuza urbane ku pasi u amortizuan i çuan per ti shkrire ne Kombinatin metalurgjik e nuk shkriheshin ,ku po ti referohesh kesaj kam pershtypjen se edhe sikur ti marresh te gjithe politikanet e ti çosh ne po keto furra nuk do te shkrihen!Ndaj uroj qe populli shipetar kete vit te ri te jete me i ndergjegjeshem e me i pjekur duke treguar se do te qeveriset e di te qeverise jo duke zgjedhur rrugaçet politike qe tallin menderen ketu e 28 vite por ekselentet qe mbarojne universitetet e qe vijne nga shtresat e mesme e te varfera e jo nga perralinjte qe kane vjedhur kete popull prej mese 28 vite e qe elitizmin e tyre e quajne te ligjshem si baballare te ketij populli!Jemi populli me anemik ne ballkan ku kuqelojne nga dhjamrat e veshjet firmato vetem 5% e popullsise duke filluar qe nga barkederrat e deri tek beseprerat!Motoja duhet te jete “POSHTE DIKTATURA E BUDALLENJEVE”!

    Reply to this comment
  7. tori January 5, 09:19

    Boll mor intelektual(ne shkoder I thojn intelektual leshit).Nje vrases I njerezve,nje hajdut I pasuris kombetare,nje njeri goj piset,rrencak,mashtrues,vrases asht protogonisti kryesor I gjendjes ne Shqiperi.Refomatori I reformes agrare e ne fund nje ligj idiot I rreformes agrare,berja apo ndertimi I rrugeve te paperfundura asnjehere(ajo e kombit,rruga elbasanit etjerr.. qe per ironi edhe I inaguroj)shkatrrimi I cdo trashigimije industrial te gjitha kto lidhen vetem me S.Berishen.Shitja e detit Greqis,thyerja e bllokates se OKB e vazhdimi I furnizimit me nafte rregjimin e Milloshevicit,edhe vrasja e Brocit me shoke ne Shkoder(shkodra e din mire I implikimi ne te I dr Spahis) jane thjeshte vepra te tradhetarit e spiunit te kombit,vrasesit e shitsit te interesave kombetare antishqiptarit Sali Berisha.Vrasja e me se 150 tropojaneve,zhdukja pothuajse e gjithe fisit te Halkajve jane po veper I Sali Berishes.Prandaj heret a vone ai do te varet ne midis Tiranes per damet e medha qe I solli Shqiperis.Litari po ngushtohet e kete ai e din mire e cdo dite leh si qen I terbuem.Populli nuk harron por edhe nuk do ta fale at kriminel.A do ma per Belulin o INTELEKTUAL!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
    • intelektuali January 5, 17:49

      Jemi ne nje linje per Saliun perhere dhe gjithnje fajtor,

      por:

      MOS JA NGJIT INTELEKTUALIT SI MUTI PAS KEPUCE

      sepse:

      Eshte “Pjella” origjinale e Enverit

      dhe:

      Do te duhet te shpallim si NJERIU i vitit 2018 i Bedri Islamit:

      BASHKIM ULAJN,

      Oligarkun fallsifikues dhe hajdut te Saliut dhe te Edvinit njekohesisht

      Reply to this comment
  8. j January 5, 14:15

    Erdhën nga malsia,vodhën ,shkatërruan dhe prishën çdo gjë
    edhe tani protestojnë se pse na lejuat ta shkatërrojnë tiranën.
    Pra faji eshte i atyre që nuk i ndaluan jo i atyre që e bënë hatanë.

    Reply to this comment
  9. Sulo kapedani January 5, 15:20

    “Njeriu i vitit ,èshtè BE LULI me Popullin qe shpernguli dhe te Unaza e nguli”tani shihni katrahuren e paligjeshme qe behet e “ligjeshme me “politikane”hamullor si mushkat as femer ad mashkullor.

    Reply to this comment
  10. Llaf Dibre January 5, 16:12

    Njeriu i vitit eshte gazeta Dita. Pergjate gati 30 viteve pluralizem kemi pare gazeta qe jane hedhur nga nje stan ne tjetrin, çka do te thote nga nje pazar na pazarin tjeter. Eshte unikal rasti i gazetes Dita, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Europe e pertej, qe si gazete e majte ngrihet prere e konstruktivisht kunder menyres te qeverisjes te partise te majte, per te cilen kontriboi per te riardhur ne pushtet.
    Ky rast unikal – per te mos thene universal – ka shembur nje tabu te pashpallur, por qe jetëson ne realitetin mediatik. Ndaj dhe shohim qe intelektuale bashkepunetore te Dites mesi gjejne ekuiliber ne kete pozicion te saj dhe, duke u kapur pas retorikave, rreshqasin me bythe. Nuk kane faj. Kjo eshte nje eksperiemnce e re ne shtypin tone. Kultura jone intelektuale e rreshtuar din shume mire te korregjoje e ” rregulloje” vetem shtepine e tjetrit. Ndaj dhe shtepia e jone politike ka ngele nje kapanon derrash e dosash.

    Reply to this comment
  11. Tani tr January 5, 17:47

    Keto te dites i beri berisha miljonere qe nga i madhi fare e deri ke keto gazetare qe shkruajne ketu.
    Ska lidhje qe e kan kuptuar kush eshte rilindja dhe qe filluan bedriu me shoke te shkruajne kunder me gazeten dita. Por ka lidhje qe i la pa biznes dhe i preu buken e gojes ky i marri i gjate , thjeshte dhe e kuptueshme po i hyn thika ne kocke sepse ne 31 dhjetor i vrau duke mbyllur biznesin . Por zoti shikon sepse po i dalin gjynafet qe kane bere pafundesisht dhe padrejtesisht kundra berishes.
    Por me mire vone se kurre i thojne . Sepse para biznesit dhe femijeve te tyre sebesoj te duan me shume partine dhe udheheqesin barbar te rilindjes.

    Reply to this comment
  12. Kola January 5, 22:46

    Emri i vitit, ‘Gazeta “Dita”, per mendimin tim.

    Reply to this comment
  13. Lili January 6, 04:53

    Bedri zeza, qe deri sot vetem i ke bere iso ketyre politikaneve,fute edhe veti tek njerezet qe ndihmojne ne shkaterimin e Shqiperise,sepse kur intelektualet qe duhet te ndihmojne popullin mbyllin syte para krimeve te politikes,keta intelektuale behen bashkfajtore.
    Po ju reflektim nuk beni kur per veprimet e juaja edhe fajin tuaj…as per dje as per sot,prandaj kemi keto politikane,te cileve ju vetem ju sherbeni…kur kane nevoje per ju ,si dje si sot.

    Reply to this comment
  14. Meckojati January 6, 12:43

    Fain e ka ai qe e shkateroi dhe po e shkateron kete vend , politikanet qelbesira!

    Reply to this comment
  15. Adih January 6, 23:18

    Z Bedri , te kam kam thene edhe nje here tjeter ,.Hiqe mantelin e kuq ,o Bedri ,se do ndiesh komlet ndryshe ,dhe me i paster .Konkretisht ,::::::::::::::::::::::::::::::::::::

    Hiqe nga fjalori i jot te lutem Parti te ” majta ” e parti te “djathta ” ne Shqiperi ,.

    Akoma nuk e ke kuptuar, se nuk ka te majte e nuk ka te djathte ,parti ne shqiperi .Keta jane pa emer ,sinqerisht kam 27 vite , qe nuk po ja gjej dot emrin .,por di kete me se te Sigurt , nuk kane as edhe nje ndryshim midis tyre , ne programet e te gjitheve partie ,jane binjake.?? Ducja ,Mao Ce DUNI , STALINI , ENVERI e kishin nga nje emer ,kurse keta politikanet e socem , jane kopile pa emer ??? .. . Prandaj kur te shkruash ,kij pak kujdes i nderuari Z Bedri ,me gjithe se nuk je i vetem z Bedri ,ke dhe shume gazetare te tjere qe shkruajne ,jashte deshires se tyre ,tamam si ju ???? .Nderime z Bedri.. ::

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*