Protestuesi i parkut në dilemë: S’e di a më shkon ky shall…

March 24, 2016 12:32

Protestuesi i parkut në dilemë: S’e di a më shkon ky shall…

 

Edhe pse u përpoqën të tregonin mirëkuptim dhe mendje ta hapur, pjesëmarrësit e mbledhjes së organizatës jofitimprurëse “Lumi që na mori”, që protestojnë rregullisht në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, u zunë ngushtë nga propozimi i beftë i shokut të tyre Berti Tërcivërcaj. “Shokë, kam vendosur që nesër të dal në protestë me këtë shallin ngjyrë kanarinë, sepse shkon me syzet”, tha Berti. Tema e mbledhjes, pohojnë gojët e liga, kishte të bënte me nevojën e organizimit të një proteste të fuqishme, domethënëse por edhe origjinale.

“Kam parë protestat në Nju Jork, Londër apo Berlin. Moda e këtyre kohëve është shalli kanarinë. Do japë impakt të fuqishëm”, shtoi Berti, duke ngjallur skepticizmin e të pranishmëve.

“Nuk e di, kisha përshtypjen se do vazhdonim me shallet bojqielli me cërka”, tha radikalja Klevisa Puftja. Ndërsa Valmira Kolloqithja hodhi dyshimin se mentaliteti shqiptar nuk ishte gati për këtë akt të epërm protestues. Megjithatë ajo shtoi: “Tek e fundit, është apo s’është gati mentaliteti shqiptar, a jemi pararojë e shoqërisë apo jo?” Edhe pse reagimi i kolegëve të shastisur kaloi paskëtaj në disfavor, Berti Tërcivërcaj vijoi ftesën e tij. “Kush është gati të veshë shallin kanarinë për hir të kauzës?”, pyeti i fiksuari. Pastaj, befasisht ai shtoi: “Apo ta vëmë ngjyrë tulle, si ngjyra e dheut? Hë, si thoni?”

March 24, 2016 12:32
Komento

14 Komente

  1. Petro March 24, 22:44

    Po sikur te presin sa te dali dielli, skane nevoje per shalla dhe keshtu nuk percahen protestuesit?

    Reply to this comment
  2. Xhuli March 24, 22:48

    Dita, me protestusit nuk duhet tallur, pavarsisht se keta te PD kane vrare njerez qe protestojne. Njeriu duhet te protestoj, per gjera te medha e te vogla

    Reply to this comment
    • mondi February 15, 16:13

      Jam dakord qe njeriu duhet te protestoje. Por edhe ne proteste duhet te dali me vullnet te lire dhe jo t’i sjelli autobusi i paguar nga partia perkatese. Kur kujtoj ate mizerine qe donte te digjte bunkerin, me vjen keq per ata te shkrete qe kane lene jeten neper protesta paqesore!

      Reply to this comment
  3. Agimi March 25, 17:45

    Eshte per te ardhur keq qe gazeta dita bie ne nivele te tilla, servilizem nda j pushtetit te hashashit dhe tallet me protestuesit. E gjithe politika eshte e perfshire ne afera korruptive, eshte dhe opozita se edhe ajo eshte pjese e aferave,jane dhe shume media se perfitojne pa fund,,
    turp qe Dita nje nder me te mirat ne treg, behet pjese e kesaj loje.
    Askush nuk mendon per te miren dhe te ardhmen e ketij vendi, te gjithe per perfitime. Mjere Shqiperia, mjere ne, sa te mjere qe jemi

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*