Protestat raciste në Athinë, MEPJ thërret sërish ambasadoren e Greqisë

October 31, 2018 17:58

Protestat raciste në Athinë, MEPJ thërret sërish ambasadoren e Greqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka thirrur sërish ditën e sotme ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Athinë.

“Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar”, thuhet në njoftim.

Më tej, në MEPJ bën të ditur se ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve.

MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.

l.h/ dita

October 31, 2018 17:58
Komento

1 Koment

  1. Aleksander Thana October 31, 20:25

    Mire qe levizet nga vendi. Greket jane mesuar si puna e Azemit dhe Saliut qe dinin vetem te digjnin e shkaterronin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*