Prova se mrekullitë ekzistojnë!

May 26, 2016 12:14

Prova se mrekullitë ekzistojnë!

Historia e këtij vogëlushi është sa e tmerrshme aq edhe e pabesueshme.

Ky djalë i vogël nga Tailanda u godit 14 herë me thikë dhe më pas u gropos për së gjalli në një gropë rreth 20 centimetra të thellë.

Por, ndryshe nga sa besoi personi që e bëri këtë akt të tmerrshëm, i vogli, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mbijetoi dhe sot gëzon shëndet të plotë.

fusha

Ai u gjet në zonën e Wangyai, nga një grua 53 – vjeçare e cila po kulloste lopët në një fushë aty pranë, kur një zë.

Pasi u afrua dalloi një gropë që dukej e hapur kohët e fundit. Ajo gërmoi dhe zbuloi këmbën e bebes. Kjo bëri që të thërriste menjeherë familjarët që i erdhën në ndihmë dhe më pas e dërguan fëmijë me shpejtësi drejt spitalit.

bebja ne spital

Mjekët thanë se i vogli kishte shenja dhune fizike në trup dhe ishte goditur me dhjetëra herë me thikë.

Në Tailandë, abortet janë të jashtëligjshme, ndërsa është një ndër vendet me numrin më të lartë të shtatzënive të adoleshenteve në kontinentin aziatik.

Në 2011 – ën, një varrmihës u dënua me 40 muaj burg, pasi kishte ndihmuar në fshehjen e rreth 2 mijë fetuseve të abortuara ilegalisht. /tvklan

May 26, 2016 12:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*