Provat e Erdogan për ekstradimin e Gylen habisin Amerikën

August 19, 2016 11:20

Provat e Erdogan për ekstradimin e Gylen habisin Amerikën

Ndërkohë që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim ka tre vjet që këmbëngul se ka dërguar të gjitha dosjet me provat e nevojshme për  ekstradimin e Fethullah Gylenit, në pah del se deri më tani nuk është bërë asnjë hap konkret.

Sepse, në të vërtetë, nuk ka ekzistuar asgjë tjetër përveç lajmeve të organeve mediatike që pompojnë ato çfarë thotë presidenti.

Një gazetar turk në Shtetet e Bashkuara, Ilhan Taner, në një postim të tij në rrjetin social Twitter është shprehur se “sipas burimesh të sigurta është bërë e ditur se shumica më e madhe e dosjeve të dërguara është në gjuhën turke, megjithëse në marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve ekziston një traditë e përkthimit të dokumenteve në atë gjuhë, ose të paktën në anglisht”.

Fakti që materialet që përmbajnë dosjet janë në gjuhën turke, tregon se, në të vërtetë, deri më tani nuk ka pasur asnjë dosje të gatshme për sa i përket kërkesës për ekstradim dhe janë dërguar vetëm materialet e gjendura gati, në nxitim e sipër.

Ndërkohë që nga organet e tyre mediatike po pompojnë idenë se janë dërguar plot 85 kuti me prova.

August 19, 2016 11:20
Komento

3 Komente

  1. Arben August 19, 13:18

    MUND TE KENE TE DREJTE TE HABITEN, PASI AKUZA E VERTETE DUHET NGRITUR PER CIA-N, SI ORGANIZATOR I PERPJEKJES PER SHKATERRIM TE TURQISE.

    GYLEN ESHTE NJE KAMIKAZ, QE KA “SHKRUAJTUR EMRIN” SI PERGJEGJES, NE KETE ORGANIZATE TE CIA-S.

    Reply to this comment
  2. Arben August 19, 17:51

    LESHOJINI KOMENTET, O LEPIRESA.

    Reply to this comment
  3. nje lexues i zakonshem August 19, 21:53

    Arben = kamikaz islamik , antiamerikan , antishqiptar , turk e bir turku , njeriu me i neveritshem i forrumeve te gazetave . Komentet e tij , jane te tilla , qe te vjen ndoht e per te vjelle , t’i lexosh . Allahu ha bar !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*