Bie akuza e Prokurorisë, lirohet zyrtari i LSI

February 20, 2018 18:45

Bie akuza e Prokurorisë, lirohet zyrtari i LSI

Gjykata ka liruar sot ish-Nënprefektin e Tiranës, Fatos Kaja, i cili u arrestua disa muaj më parë për abuzime me pronat në Kavajë.

Kaja u arrestua për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Pas ekspertizës doli se firma e tij ishte falsifikuar, dhe pikërisht për këtë arsye Avokati mbrojtës këmbënguli që të vlerësohej masa e arrestit.

Avokati tha se “falsifikimi është provuar shkencërisht me anë të akteve të ekspertimit, të kryera po nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, nga ku ka rezultuar se firma e shtetasit Fatos Kaja është falsifikuar ne 5 raste”.

Pas këtyre provave, Prokuroria ka kërkuar nga gjykata ndryshimin e masës së sigurisë, nga ‘arrest me burg’ në detyrim paraqitje.

s.a/dita

February 20, 2018 18:45
Komento

1 Koment

  1. Likja February 20, 21:32

    Kush ka qene eksperti, po ai i videos te Likes? Po! Aha … ai edhe henen e nxjerr fallco.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*