Provimet e Maturës, vetëm 16 nxënës janë të shkëlqyer

July 9, 2017 20:11

Provimet e Maturës, vetëm 16 nxënës janë të shkëlqyer

Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore dhe kur tanimë kanë dalë dhe rezultatet e maturanteve në Agjencinë Kombëtare të Provimeve thonë se ka një nivel të mirë të përgatitjes së tyre.

Në gati 38 mijë maturante, 332 prej tyre kanë kapur pikët maksimale dhe se ka një shpërndarje të maturantëve të mirë në të gjithë rrethet. “Nxënësit që kanë marrë maksimalen në të dyja provimet, pra 40 pikë, kemi 16 të tillë, ndërkohë janë 332 maturantë të cilët kanë marrë qoftë edhe në një test pikët maksimale.

Shkolla mjaft të mira, si në Tiranë edhe në rrethe, kemi maturantë shumë të mirë në të gjitha rrethet të cilët kanë marrë pikët maksimale, ose edhe pikë i çojnë në notën 10”, shprehet Rezana Vrapi, drejtoresha e AKP.

Ndërsa përsa i përket kalueshmërisë, sipas Vrapit, ajo është më e ulët në lëndët me zgjedhje. “Përgjithësisht ne kemi bërë disa rezultate paraprake në lidhje me 5 provimet, edhe përse tani është pak herët të japim rezultate për lëndët me zgjedhje.

Për provimin e Gjuhës së huaj dhe asaj shqipe, kalueshmëria shkon në 97 %, në matematikë 91%, kurse në lëndët me zgjedhje 88.74% si kalueshmëri.

Pas pak ditësh në bazë të rezultateve do të publikohet dhe gjimnazi me maturantët më të mirë të maturës shtetërore 2016-2017.

July 9, 2017 20:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*