Provimi i Maturës Shtetërore, humb ndjenjat maturantja

June 12, 2019 10:56

Provimi i Maturës Shtetërore, humb ndjenjat maturantja

Sot zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore në lëndën e letërsisë.

34.200 maturantë pritet t’i nënshtrohen sot provimit i cili ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:30 minuta.

Ndërkohë një maturante e Gjimazit “Ismail Qemali” në Tiranë ka humbur ndjenjat gjatë kohës që priste për t’u futur në provim.

Menjëherë është thirrur ambulanca e cila ka mbërritur në ambjentet e shkollës. Sipas informacioneve, nxënëses i është ndihmë mjekësore brenda ambienteve të gjimnazit dhe maturantja është futur në provim.

j.l./ dita

June 12, 2019 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*